AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Serbi

U bënë më shumë se dy vite që Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS), me seli në Bajë te Siarinës, Medvegje po punon dhe angazhohet fort për ndërtimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Nish me segment kalimi nga Medvegja. Prej një kohe të gjatë në qarqe të larta politike dhe ekonomike po diskutohet për ndërtimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Nish, që do të lidhë tre shtete, me synimin nxitjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes tyre. Dobishmërisë së kësaj autostrade, AFEDS i shton edhe një zë tjetër, shumë themelor për ne shqiptarët autoktonë në Serbi, që ka të bëjë me rëndësinë ekonomike që ka autostrada në jetët tona dhe në rivitalizimin e ekonomisë së rrënuar. Në tre komunat autoktone shqiptare në Serbi: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, së fundi po del gjithnjë e më në pah nevoja emergjente për investime në infrastrukturë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe për zhvillimin në tërësi të jetesës së banorëve të tyre. Por një nga problemet kryesore mbetet sigurimi i të ardhurave për jetesë, ndërkohë që burimet njerëzore në këto troje po largohen në kërkim të punës në rajone të tjera të Serbisë dhe jashtë saj. Ndërtimi i autostratës Durrës – Prishtinë – Nish me një segment kalimi nga Medvegja do të sillte për ne shqiptarët në Serbi: 1. Nxitje dhe zhvillimin ekonomik veçanërisht në komunën e Medvegjës, më e madhja por njëkohësisht dhe ndër më të varfërat në Serbi; 2. Rritje të interesit të investitorëve për të investuar direkt në Medvegjë në fusha të ndryshme si: bujqësia, industria agro-përpunuese, turizëm, etj.; 3. Rritje të bashkëpunimit ekonomik të Medvegjës me komunat e tjera në Serbi dhe rajonin e Ballkanit në tërësi, pasi do të shmangej izolimi i komunës; 4. Ndihmon në forcimin dhe koekzistencën e komuniteteve të ndryshme etnike në këtë komunë dhe përmirëson bashkëjetesën mes tyre, pasi hapen vende të reja pune dhe rritet ekonomia; 5. Frenim të migrimin dhe zbrazjes së komunës nga banorët e saj, pavarësisht etnisë dhe njëkohësisht do të zvogëlonte plagët që po shkakton ende papunësia që është në nivele alarmante në këtë krahinë. Shqiptarët janë ndër etnitë më të diskriminuara në Serbi, trajtimi jo i barabartë i tyre dhe mungesa e planeve të zhvillimit për komunat shqiptare, shprehur në mënyrë të vazhdueshme edhe nga BE në raport progreset për Serbinë, po e cënojnë gjithnjë edhe më shumë popullatën autoktone të tre komunat shqiptare në Serbi. Ndërtimi i autostradës do të zvogëlonte kufizimet ndaj shqiptarëve dhe njëkohësisht do të çonte në respektimin e të drejtave të tyre për zhvillim dhe prosperitet. Zhvillimi ekonomik, mirëqënia e popullatës dhe rigjallërimi social në Medvegjë janë të lidhura ngushtësisht me ndërtimin e infrastrukturës, ndaj edhe ndërtimi i autostratës Durrës – Prishtinë – Nish me segment kalimi nga Medvegja përkthehet si mundësia e vetme për të vazhduar, për të ekzistuar dhe për të jetuar në tokat tona autoktone të trashëguara nga paraardhësit tanë. Shmangia e Medvegjës nga ky projekt me vlera të mëdha ekonomike dhe infrastrukturore është baraz me rrënimin përfundimtar të këtyre trojeve. Në kushtet kur sot Medvegja, Bujanoci dhe Presheva po luftojnë për mbijetesë, kalimi i autostradës nëpër rajonin e Medvegjës mbetet e vetmja mundësi dhe shpresë për të garantuar mbijetesën e bashkëkombasve tanë në këtë hapësira. Në një të nesërme jo të largët, kur kombi ynë do të integrohet i tëri në Bashkimin Evropian dhe kur kufijtë do të humbasin rëndësinë që kanë sot, prapambetja ekonomike e tre komunave (Medvegjë, Bujanoc dhe Preshëvë) do të përbënte vërtetë një pengesë reale, e cila duhet të eleminohet sa jemi ende në kohë.

September 23, 2021
in Serbi
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

U bënë më shumë se dy vite që Forumi Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS), me seli në Bajë te Siarinës, Medvegje po punon dhe angazhohet fort për ndërtimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Nish me segment kalimi nga Medvegja. Prej një kohe të gjatë në qarqe të larta politike dhe ekonomike po diskutohet për ndërtimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Nish, që do të lidhë tre shtete, me synimin nxitjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes tyre. Dobishmërisë së kësaj autostrade, AFEDS i shton edhe një zë tjetër, shumë themelor për ne shqiptarët autoktonë në Serbi, që ka të bëjë me rëndësinë ekonomike që ka autostrada në jetët tona dhe në rivitalizimin e ekonomisë së rrënuar.

Në tre komunat autoktone shqiptare në Serbi: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, së fundi po del gjithnjë e më në pah nevoja emergjente për investime në infrastrukturë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe për zhvillimin në tërësi të jetesës së banorëve të tyre. Por një nga problemet kryesore mbetet sigurimi i të ardhurave për jetesë, ndërkohë që burimet njerëzore në këto troje po largohen në kërkim të punës në rajone të tjera të Serbisë dhe jashtë saj.

Ndërtimi i autostratës Durrës – Prishtinë – Nish me një segment kalimi nga Medvegja do të sillte për ne shqiptarët në Serbi: 1. Nxitje dhe zhvillimin ekonomik veçanërisht në komunën e Medvegjës, më e madhja por njëkohësisht dhe ndër më të varfërat në Serbi; 2. Rritje të interesit të investitorëve për të investuar direkt në Medvegjë në fusha të ndryshme si: bujqësia, industria agro-përpunuese, turizëm, etj.; 3. Rritje të bashkëpunimit ekonomik të Medvegjës me komunat e tjera në Serbi dhe rajonin e Ballkanit në tërësi, pasi do të shmangej izolimi i komunës; 4. Ndihmon në forcimin dhe koekzistencën e komuniteteve të ndryshme etnike në këtë komunë dhe përmirëson bashkëjetesën mes tyre, pasi hapen vende të reja pune dhe rritet ekonomia; 5. Frenim të migrimin dhe zbrazjes së komunës nga banorët e saj, pavarësisht etnisë dhe njëkohësisht do të zvogëlonte plagët që po shkakton ende papunësia që është në nivele alarmante në këtë krahinë.

Shqiptarët janë ndër etnitë më të diskriminuara në Serbi, trajtimi jo i barabartë i tyre dhe mungesa e planeve të zhvillimit për komunat shqiptare, shprehur në mënyrë të vazhdueshme edhe nga BE në raport progreset për Serbinë, po e cënojnë gjithnjë edhe më shumë popullatën autoktone të tre komunat shqiptare në Serbi. Ndërtimi i autostradës do të zvogëlonte kufizimet ndaj shqiptarëve dhe njëkohësisht do të çonte në respektimin e të drejtave të tyre për zhvillim dhe prosperitet.

Zhvillimi ekonomik, mirëqënia e popullatës dhe rigjallërimi social në Medvegjë janë të lidhura ngushtësisht me ndërtimin e infrastrukturës, ndaj edhe ndërtimi i autostratës Durrës – Prishtinë – Nish me segment kalimi nga Medvegja përkthehet si mundësia e vetme për të vazhduar, për të ekzistuar dhe për të jetuar në tokat tona autoktone të trashëguara nga paraardhësit tanë. Shmangia e Medvegjës nga ky projekt me vlera të mëdha ekonomike dhe infrastrukturore është baraz me rrënimin përfundimtar të këtyre trojeve. Në kushtet kur sot Medvegja, Bujanoci dhe Presheva po luftojnë për mbijetesë, kalimi i autostradës nëpër rajonin e Medvegjës mbetet e vetmja mundësi dhe shpresë për të garantuar mbijetesën e bashkëkombasve tanë në këtë hapësira.

Në një të nesërme jo të largët, kur kombi ynë do të integrohet i tëri në Bashkimin Evropian dhe kur kufijtë do të humbasin rëndësinë që kanë sot, prapambetja ekonomike e tre komunave (Medvegjë, Bujanoc dhe Preshëvë) do të përbënte vërtetë një pengesë reale, e cila duhet të eleminohet sa jemi ende në kohë.

Related

Related Posts

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë
Serbi

Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë

March 23, 2022
Load More
Next Post
Stop diskriminimit të shqipëtarëve në Serbi!

Stop diskriminimit të shqipëtarëve në Serbi!

Rreth procesit të dialogut teknik dhe politik në mes të Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Rreth procesit të dialogut teknik dhe politik në mes të Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Rreth procesit të dialogut teknik dhe politik në mes të Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Rreth procesit të dialogut teknik dhe politik në mes të Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?