Pas shpalljes së pavarsisë së Kosovës në vitin 2010 asambleja e përgjithëshme e OKB-së e sponsorizuar nga 27 shtete vendosën që duhet të zhvillohet dialog teknik duke vazhduar në atë politik dhe tek ai tashmë përfundimtarë mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar dhe ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Në mars të vitit 2011 Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi një rezolutë ku mandatoi qeverinë të zhvillojë procesin e dialogut teknik të kryesuar nga ish ministrja për dialog znj Edita Tahiri,ku kuvendi i kërkonte ministres dhe qeverisë respektivishtë të raportonte vazhdimishtë për hecurinë e procesit negociues,vazhdoi ashtu dialogu teknik duke arritur deri në mbi 19 marrëveshje në mes dy shteteve por në zbatueshmëri ishte jo respektues dhe nuk mundësonte kultivimin e një mentaliteti teknik dhe politik për zhvillimin e një fqinjësie të mirë.
Dialogu vazhdoi me marrëveshje ndërshtetërore por pa kushte dhe vija të kuqe,ku më së shumëti pësuan Shqipëtarët e Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës ku asnjëherë në asnjë takim negociues nuk u diskutua për fatin e tyre,kurse për Serbët lokal në veriun e Kosovës u aprovuan ligje dhe rezoluta të cilat mundësuan të drejta themelore më shumë se shumica në vend.
Shqipëtarët e Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës ruajtën frymën e tyre ku politika e tyre lokale nuk insistoi shumë në qeverinë e Kosovës që të kemi mundësi të përfaqësohemi jo të përfaqësojmë.
Tashmë është koha dhe momenti i fundit ku mundemi të përfaqësohemi në procesin e dialogut,do mundë të thithim frute nga ky proces duke na u realizuar të drejtat tona elementare duke përfituar një decentralizim teknik dhe ekonomik ku do të mundemi të thithim dhe buxhet komunal më shumë se çë kemi.
Shqipëtarëve në Serbi i duhet përfaqësim,zyrë ndërlidhëse në njërën nga tri komunat,decentralizim lokal ekonomik dhe teknik,menaxhim të strukturave të sigurisë në përqindëshmëri,menaxhim kufitarë,përfaqësues në inspekcionet republikane,status të barabartë me Serbët e veriut,universitet Shqip,përdorim i flamurit dhe simboleve tona kombëtare etj etj.
Dialogu pa parime dhe planë afatëgjatë mendoj se është dialog harxhues dhe i dëmshëm nëse nuk menaxhohet mirë nga dialoguesit,nga ndërmjetësuesit etj.
Në procesin e dialogut ka ndërhyrje dhe Republika e Shqipërisë përmes së Kosovës,ku së bashku do të diskutojnë dhe analizojnë zhvillimet aktuale dhe të ardhëshme në marrëveshje ndërshtetërore.
Nga:
Aziz Aziri analist politik
Discussion about this post