AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Serbi

Kur përkatësia etnike përcakton fatin tënd.

September 23, 2021
in Serbi
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
Edhe pse tashmë jemi në atmosferë festash, shqetësimet që ndjenë shqiptarët një pas një në Medvegjë e shuajnë gëzimin në këtë fund viti. Mungesa e meritoktacisë, diskriminimi, margjinalizimi janë ulur këmbëkryq dhe po e penalizojnë popullatën shqiptare në Medvegjë, vetëm për faktin se janë shqiptarë. Gjithçka shqiptare po krijon reaksion dhe po sulmohet pa rreshtur, me qëllimin e vetëm që të shuhet. Përtej propogandës, deklaratave, angazhimeve apo premtimeve, realiteti është i zymtë duke na shfaqur një tjetër pamje.
Edhe ato pak pozicione pune publike në të cilat janë punësuar shqiptarë, vijojnë të bëhen burim sulmi dhe padrejtësie. Në kuadër të riorganizimit dhe risistemimit të administratës në policinë shtetërore në Medvegjë, kemi zbatimin e dy standardeve. Personeli komandues serb, për punën që bën në dëm të shqiptarëve duke i bërë inaktive adresat e shqiptarëve dhe herë pas here duke hequr nga regjistrat civil shqiptarët që nuk banojnë në Medvegjë, shpërblehen përmes pozicioneve të larta në hierarkinë komanduese qoftë edhe përmes transferimit në komunën fqinje Lebane, e cila gjithashtu është shumë etnike, ku ka edhe banorë me kombësi shqiptare.
E kundërta ndodh me personelin komandues shqiptar, të cilët diskriminohen dhe keqtrajtohen profesionalisht. Flagrand është rasti i shefit të administratës së lartë për dhënien e dokumentave të identifikimit në Medvegjë, i cili edhe pse me përgatitje dhe formim arsimor më të lartë se kolegët e tij, jo vetëm që nuk u vlerësua për punën e bërë dhe të ngrihej në karrierë, përkundrazi, e ulën në hierarkinë komanduese në postin më të ulët dhe njëkohësisht e kthyen nën uniformë. Në vendin e tij si “dhuratë” sollën një person nga komuna fqinje Lebane, të cilin e ngritën në karrierë, në kurriz të punës dhe të të drejtës së shqiptarëve.
Përveç kësaj ngjarje, në Medvegjë ditëve të fundit Kuvendi Bashkiak me sugjerim të Këshillit Komunal miratoi vendimin për emërtimet e reja të rrugëve në këtë komunë dhe në fshatrat përrreth. Në shkelje të ligjit dhe duke mos respektuar kërkesat e reformës për integrim, që detyron bashkëpunimin mes përfaqësuesve të etnive dhe pushtetit lokal, Këshilli Bashkiak mirratoi emërtimet e reja të rrugëve në Medvegjë, por pa vendosur asnjë emërtim shqiptar. Ndërkohë që sugjerimet e këshilltarëve shqiptarë nuk u pranuan dhe e drejta e tyre ligjore u shkel brutalisht. Është e dhimbshme të shohësh një komunë me 36% banorë autoktonë shqiptarë, që të mos respektohen dhe t’u shuajnë një nga elementët e identitetit të tyre shqiptar, emërtimet e vendbanimeve në shqip. Ndaj Medvegja vazhdon të mbetet jetime.
Ajo që na godet më shumë është edhe heshtja paralizuese që vjen nga faktori politik dhe përfaqësuesit ligjor të shqiptarëve. Partitë politike PVD dhe PD nga Presheva dhe Bujanoci, të cilat në Medvegjë janë prezent përmes degëve të tyre nuk i kanë komentuar këto ngjarje të rënda për bashkësinë shqiptare në Medvegjë. Nuk ka patur reagime as nga Këshilli Kombëtare Shqiptar, në Serbi me seli në Bujanoc, i cili porsa është krijuar pas zgjedhjeve të nëntorit. Kjo situatë e rëndon edhe më shumë gjendjen, ndaj të qenit shqiptar, po përcakton edhe fatin e banorëve të Medvegjës.

Related

Related Posts

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë
Serbi

Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë

March 23, 2022
Load More
Next Post
Projekti i Autostradës Medvegjë – Leskoc-Prishtinë-Durrës në agjenda dhe tavolinat e kancelarive evropiane

Projekti i Autostradës Medvegjë – Leskoc-Prishtinë-Durrës në agjenda dhe tavolinat e kancelarive evropiane

Prishtinë një konferencë për sigurinë në trafik AFEDS ka prezantuar. Projektin autostrada Durrës- Prishtinë-Medvegjë–Nish

Prishtinë një konferencë për sigurinë në trafik AFEDS ka prezantuar. Projektin autostrada Durrës- Prishtinë-Medvegjë–Nish

Shqiptarët e Medvegjës më aktiv se kurrë më parë ; jo vetëm një ditë por 365 ditë e kanë 28 Nëntor !

Shqiptarët e Medvegjës më aktiv se kurrë më parë ; jo vetëm një ditë por 365 ditë e kanë 28 Nëntor !

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?