AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Serbi

Prishtinë një konferencë për sigurinë në trafik AFEDS ka prezantuar. Projektin autostrada Durrës- Prishtinë-Medvegjë–Nish

September 23, 2021
in Serbi
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, Asociacionit Kosovar të Motorizimit “AMRKS”, Institutit të Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport, si edhe Forumit të Kosovës për Sigurinë në Rrugë, ka nisur sot më 25 janar 2017, në Prishtinë Konferencën e gjashtë ndërkombëtare “Inspektimi, Auditimi dhe Rëndësia e Sistemeve Intelegjente në Transport”.
Faktorët kryesorë që e avantazhojnë realizimin e autostradës nga Medvegja dhe jo nga Merdara janë:
1. Faktori Ekonomik:
1.1 Kosto e ulët ekonomike. Kalimi i autostradës nga Medvegja shkurton 1/3 e rrugës, që do të thotë se edhe kostoja financiare është në masën 1/3 më e ulët.
Edhe raporti kohorë i realizimit është 1/3.
1.2 Mundësi më të mira shpronësimi, pasi tokat në komunën e Medvegjës ku po lobohet të kalojë autostrada, janë toka shoqërore dhe kanë një kosto më të ulët se shpronësimi i tokave private ku parashikohet të kalojë autostrada nga Merdara, pasi ato janë toka private.
1.3 Efektivitet në investime, pasi realizohet një projekt me më pak burime financiare, në një kohë më të shurtër dhe njëkohësisht me më pak mjete materiale.
1.4 Pronat nga ku parashikohet të kalojë autostrada (për në Medvegjë) janë toka djerë, të pakultivuara dhe me pronësi shoqërore. Ndërsa për nga Merdara janë prona me aktivitet privat dhe shpronësimi i tyre është më problematik dhe ka kosto më të lartë.
1.5 Nxitje në zhvillimin ekonomik në komunën e Medvegjës, më e madhja por njëkohësisht dhe ndër më të varfërat në Serbi. Ndërtimi i autostradës do të ndikonte në rritjen e interesit të investitorëve për të investuar direkt në Medvegjë në fusha të ndryshme si: bujqësia, industrua agro-përpunuese, turizëm, etj.
1.6 Rritjen e bashkëpunimit ekonomik të Medvegjës me komunat e tjera në Serbi dhe rajonin e Ballkanit në tërësi, pasi do të shmangej izolimi i komunës.
2. Faktori Social:
2.1 Denduria e popullsisë në tokat ku planifikohet autostrada nga Medvegja është më e vogël në krahasim me dendurinë e popullatës në tokat ku planifikohet autostrada nga Merdara, gjë e cila e lehtëson procesin dhe njëkohësisht sjell kosto më të pakta sociale, pasi do të mund të shpërngulen më pak njerëz.
2.2 Ndërtimi i projektit të autostradës nga Medvegja, ndihmon në forcimin dhe ekzistencën e komuniteteve të ndryshme etnike në këtë komunë dhe përmirëson bashkëjetesën mes tyre, pasi hapen vende të reja pune dhe rritet ekonomia.
2.3 Medvegja është një nga komunat më të varfëra në Serbi. Ndërtimi i autostradës do të frenonte migrimin dhe zbrazjen e komunës nga banorët e saj, pavarësisht etnisë dhe njëkohësisht do të zvogëlonte plagët që po shkakton ende papunësia që është ne nivele alarmante në këtë krahinë.
3. Faktori Politik:
3.1 Shqiptarët janë ndër etnitë më të diskriminuara në Serbi. Trajtimi jo i barabartë i tyre dhe mungesa e planeve të zhvillimit për komunat shqiptare, shprehur në mënyrë të vazhdueshme edhe nga BE në raport progreset për Serbinë, po e cënojnë gjithnjë edhe më shumë popullatën autoktone të tre komunave shqiptare. Ndërtimi i autostradës do të zvogëlonte kufizimet ndaj shqiptarëve dhe njëkohësisht do të çonte në respektimin e të drejtave të tyre për zhvillim dhe prosperitet.
3.2 Një infrastrukturë e zhvilluar dhe bashkëkohore është një e drejtë legjitime që nuk mund t’i mohohet, si shqiptarëve, ashtu edhe etnive të tjera që bashkëjetojnë në Medvegjë.
Unë besoj se nëse do t’i shikojmë trojet shqiptare për zhvillimin e tyre ekonomik, si një e tërë, të gjithë së bashku mund t’ja dalim. Dhe atëherë kombi ynë mund të arrijë të zhvillohet ekonomikisht krahas kombeve të tjerë përparimtarë. Ndaj mbi bazën e argumentave të sipërcituar, vlerësojmë se është më e udhës dhe më e dobishme që autostrada të kalojë nga Medvegja dhe jo nga Merdara.
Popullata shqiptare në Medvegjë e ka jetike ndërtimin e autostradës për nga Medvegja. Kjo gjë do ju mundësonte: vende të reja punë, që do të sillnin rritje ekonomike dhe mirëqenie; lidhjen e krahinës me krahinat e tjera në Serbi, si dhe me trevat shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri; shmangien e izolimi të krahinës nga pjesa tjetër e rajonit, ndaljen e eksodit dhe zbrazjen e trojeve shqiptare në Serbi, ndërkohë që të dhënat demografike në këto troje janë alarmuese; nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rigjallërim social, pasi lehtësohet hapja e bizneseve të reja; rritjen e bashkëpunimit ekonomik të Medvegjës me komunat e tjera në Serbi dhe rajonin në tërësi; dhe të gjitha këto për shqiptarët përkthehen si mundësia e vetme për të vazhduar për të ekzistuar dhe për të jetuar në tokat autoktone të trashëguara nga paraardhësit e tyre. Shmangia e Medvegjës nga ky projekt me vlera të mëdha ekonomike dhe infrastrukturore është baraz me rrënimin përfundimtar të këtyre trojeve. Në kushtet kur sot Medvegja, Bujanoci dhe Presheva po luftojnë për mbijetesë, kalimi i autostradës nëpër rajonin e Medvegjës mbetet e vetmja mundësi dhe shpresë për të garantuar mbijetesën e bashkëkombasve tanë në këtë hapësirë autoktone shqiptare. Në një të nesërme jo të largët, kur kombi ynë do të integrohet i tëri në Bashkimin Evropian dhe kur kufijtë do të humbasin rëndësinë që kanë, prapambetja ekonomike i tre komunave (Medvegjë, Bujanoc dhe Preshëvë) do të përbënte një pengesë reale.
Nisur nga kjo situatë emergjente, AFEDS prej muajsh bashkëpunon me invistitorë të rëndësishëm potencial nga Italia, Zvicra, Austria dhe nga tre komunat shqiptare, të cilët janë të gatshëm të investojnë gjerësisht në të tre komunat shqiptare, si për hapjen e vendeve të reja të punës edhe në infrastrukturë. Ne tashmë zotërojmë burimet e nevojshme financiare për realizimin e projekteve tona të investimeve në të tre komunat shqiptare, përfshirë edhe financimin për ndërtimin e atostradës, por ajo çka na nevojitet është ndihma nga shteti shqiptar që të mbështesi këtë projekt dhe të ushtrojë të gjithë ndikimin dhe influencën e vet që autostrada të realizohet.

Related

Related Posts

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë
Serbi

Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë

March 23, 2022
Load More
Next Post
Shqiptarët e Medvegjës më aktiv se kurrë më parë ; jo vetëm një ditë por 365 ditë e kanë 28 Nëntor !

Shqiptarët e Medvegjës më aktiv se kurrë më parë ; jo vetëm një ditë por 365 ditë e kanë 28 Nëntor !

Aktivisti Muharrem Salihu shpalos problemet që i kanë shqiptarët në Medvegjë, si u hoqën nga regjistrat 4 mijë votues

Medvegja mes dy zjarreve

FORUMI SHQIPTAR PËR ZHVILLIM EKONOMIK NË SERBI ALBANIAN FORUM FOR ECONOMIC DEVELOPMENT IN SERBIA

FORUMI SHQIPTAR PËR ZHVILLIM EKONOMIK NË SERBI ALBANIAN FORUM FOR ECONOMIC DEVELOPMENT IN SERBIA

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?