AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Serbi

Harresa qeveritare ndaj shqiptarëve në Serbi

September 23, 2021
in Serbi
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
Në këtë periudhë intensive diskutimesh e analizash, deklaratash e kundërdeklaratash për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, pak kush po merret me gjendjen e shqiptarëve në Serbi, kryesisht në 3 komunat autoktone Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Në Kosovë e Shqipëri vëmendja po përqëndrohet te komentet dhe deklaratat e ndërsjellta të drejtuesve politikë dhe po “harrohet” të shihet e të pasqyrohet gjendja e shqiptarëve në Serbi, të cilët janë të prekurit direkt të kësaj gjendjeje. Por, nëse drejtuesit politikë dhe shtetarët në Kosovë e Shqipëri po heshtin dhe nuk po i kushtojnë asnjë vëmendje gjendjes së shqiptarëve që jetojnë në Serbi, e kundërta po ndodh në Serbi. Qarqet qeveritare po rrisin çdo ditë e më shumë presionin ndaj shqiptarëve, kryesisht në tri komunat autoktone Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, që të pranojnë si zgjidhje të vetme të problemeve mes shqiptarëve dhe serbëve, tezën e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Këto veprime kryhen nga qeveria serbe, si përmes presionit të drejtpërdrejtë, ashtu edhe përmes veprime konkrete të tërthorta.
Serbia historikish ka bërë dhe vazhdon të bëjë luftë për territore. Në frymën e këtyre politikave shoviniste, ajo po synon të krijojë kushte të voliteshme për të përfituar padrejtësisht nga territoret shqiptare dhe përmes realizimit të marrëveshjes me shqiptarët, të përfitojë makismalisht në veri të Kosovës, duke “dhënë” minimumin nga pjesa jugore e Serbisë. Vetë qeveria e Serbisë po punon në disa drejtime: nga njëra anë ka ndërprerë dialogun me Kosovën duke e kushtëzuar me heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës, ndërkohë që ka mbi 10 vjet që nuk njeh vulat doganore të Republikës së Kosovës; nga ana tjetër kërkon territore nga veriu i Kosovës, me pretendimin se janë komuna serbe; dhe në të njëjtën kohë punon pa rreshtur që të shpopullojë dhe të zbrazi nga shqiptarët tre komunat autoktone në Serbi, me synimin që të mos i lëshojë këto territore shqiptare që gjeografikisht përfshihen në Republikën e Serbisë.
Shqiptarët në Serbi në mënyrë masive po shndërrohen në qytetarë jorezidentë, si pasojë e pasivizimit të adresave të tyre nga ana e pushtetit lokal dhe atij qendror, duke i shndërruar si qytetarë inekzistentë në shtëpitë dhe tokën e tyre. Kur dikujt i pasivizohet adresa, atëherë si shtetas humbet të drejtën të pajiset me dokumentacion personal, që do të thotë mohim i të drejtës minimale kushtetuese, atë të të qenurit shtetas i një republike. Sot, janë me mijëra qytetarë shqiptarë nga tre komunat Medvegjë, Bujanoc e Preshevë që nuk arrijnë të rinvojnë dokumentat e skaduara, për pasojë nuk arrijnë të marrin pensionin e tyre, apo të kryejnë veprime të tjera në sportelet publikë. Bashkëqytetarët e Medvegjës janë ndër më të prekurit nga këto diskiminime.
Faktori politik shqiptar në Serbi dhe shoqëria civile duhet të ndalin heshtjen dhe të shfaqen me qëndrimet e tyre në mbrojtje të popullatës duke kërkuar fuqimisht ndërprerjen e menjëhershme të këtij procesi diskriminues ndaj shqiptarëve dhe respektimin e të drejtave të tyre, përmes kthimit të adresave të marra padrejtësisht. Mbështetje dhe ndihmesë duhet të ofrojnë edhe qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, që e kanë detyrim kushtetues mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në troje. Në Serbi gjatë vitit 2019 pritet të ketë zgjedheje në nivel lokal dhe qendror. Shqiptarët jo vetëm që duhet ta kërkojnë këtë të drejtë elementare të nëpërkëmbur ndër vite, por duhet edhe të veprojnë masivisht dhe të braktisin këto zgjedhje, deri sa t’u kthehen adresat e suprimuara. Nëse nuk ndërmerren veprime konkrete sot, rrezikohet që prezenca e shqiptarëve të bëhet irelevante, duke vënë në pikëpyeteje të drejtën e dygjuhësisë, e cila edhe në kushtet aktuale po repsektohet shumë pak, për të mos thënë hiç fare…
M.Salihu

Related

Related Posts

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë
Serbi

Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë

March 23, 2022
Load More
Next Post
Myftiu Saqipi, vizitoi Kompaninë “MEDINVEST” – perspektivën e zhvillimit të Medvgjës

Myftiu Saqipi, vizitoi Kompaninë “MEDINVEST” – perspektivën e zhvillimit të Medvgjës

NË SERBI JETOJNË MBI 200 000 SHQIPTAR

NË SERBI JETOJNË MBI 200 000 SHQIPTAR

Shqiptarët në Serbi a duhet të besojne në përmirësimin e gjendjes së tyre?.

Shqiptarët në Serbi a duhet të besojne në përmirësimin e gjendjes së tyre?.

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?