Më shumë se kurrë na duhet bashkpunimi, uniteti, mirëkuptimi i gjithë partive shqiptare në Medvegjë, ne shqiptareve. (të gjendet koncesuz i gjithë partive dhe shoqëri civile). Vetem uniteti, bashkpunimi, mirëkuptimi, menquria, guximi e sakrifica mes nesh,përkrahja juaj, mund të na shpetoi!!!
Shqiptarëve të Medvegjës, të cilëve u janë bërë padrejtësi në pasivizimin dhe kështu do të jenë numër i vogël ku rrezikohet, gjithçka…
Pas shpërnguljeve të dhunshme të vitit 1999 dhe më vonë u janë pasivizuar dhe po u shlyhen adresat e banimit të gjithë shqiptarëve si atyre në diaspor, mirëpo edhe atyre që jetojnë në Medvegjë.
Të gjithë ne jemi fajtorë për këtë gjendje.
Shqiptarët në Serbi më shumë se kurrë kanë nevojë për bashkim, për unifikim mendimi e veprimi, për ringritje dhe ecje përpara. Veçimi, egoizmi, lufta ndër vedi, po na dëmton shumë, duke u lënë terren të lirë politikave dëmtuese ndaj shqiptarëve që ndërmerr parreshtuar qeveria qendrore në Serbi. Nga tre komunat shqiptare në jug të Serbisë, Medvegja është ajo më e rrezikuara dhe ku fshirja e adresave dhe çregjistrimi po lënë gjithnjë e më shumë gjurmë dhe po ndikojnë ndjeshëm në uljen e numrit të popullatës shqiptare në trojet tona autoktone.
Të jemi të bashkuar me qëllim që zëri i medvegjasve të forcohet, që të mbrojmë edhe më shumë popullatën shqiptare në Medvegjë dhe njëkohësisht t’u japim mundësinë medvegjasve të jenë pjesë e përfaqësive zyrtare të shqiptarëve të Luginës.
Të dashur medvegjas!
Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, për besimin tuaj, për përkrahjen tuaj, për votën tuaj, që të kontribuojmë në vendimmarrjen vendore për të ringritur Medvegjën tonë, për të ferenuar zbrazjen e trojeve tona stërgjyshore dhe për të përcjellë edhe zërin tuaj në tryezat kombëtare e ndërkombëtare ku trajtohet çështja e shqiptarëve në Serbi.
Vetëm të bashkuar ne mund të triumfojmë, të përballojmë sfidat e përditshme dhe të ndërtojmë të ardhmen në Medvegjën tonë.
Më shumë ndershmëri dhe sinqeritet për Unitet AFEDS,Medvegjë!
Discussion about this post