AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Serbi

Haradinaj: Senatorët amerikanë nuk na kërkuan ndonjë kompromis të caktuar me Serbinë

September 23, 2021
in Serbi
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në takimin e djeshëm me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Ron Johnson, nuk është kërkuar ndonjë kompromis të caktuar në raport me Serbinë.

Në një konferencë për media pas takimit që pati me përfaqësuesit nga Medvegja, Haradinaj tha se në këtë takim ai ka përsëritur edhe njëherë se Kosova është shtet sovran dhe se është e gatshme për njohje reciproke me Serbinë.

“Nuk është kërkuar ndonjë kompromis i caktuar me emër. E kam shfrytëzuar rastin me e konfirmu që Kosova është shtet sovran 100 përqind edhe që jemi të gatshëm me hy në një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, nëse janë të gatshëm. Kuptohet, në rastin e marrëveshjes me i rikthy edhe marrëdhëniet tregtare. Për të tjera nuk kemi ndonjë interesim”, tha ai.

Ndërkaq për takimin e sotëm me kryetarët e partive politike nga Medvegja, mohoi të kenë biseduar për territore.

“Për fat të mirë, dialogu Kosovë – Serbi është hequr prej tavolinës, e cila e ka pasur opcion ndarjen e Kosovës, pra tavolina e z.Mogherini për një kohë është në Berlin. Pas formimit të institucioneve të reja të BE-së, do të shohim si do të rikthehet dialogu, por nuk do të rikthehet më çështja e territorit apo kufijve dhe nuk e bisedojmë këtë me askënd, as me palët e brendshme as me palët tjera”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ai tregoi se çfarë kanë biseduar me përfaqësuesit e shqiptarëve të Medvegjës.

“Me përfaqësuesit e shqiptarëve në Medvegjë kemi biseduar për zgjedhjet që i kanë këtë të diel dhe për vështirësitë që i kanë shqiptarët atje për shkak se janë hequr prej listave të votuesve dhe prej adresave, me qëllim të mohimit të përfaqësimit të shqiptarëve në nivelin komunal, që është një e drejtë që iu mohohet”, bëri të ditur ai.

I pyetur nëse do të pranojë të shkojë në debat me Vjosa Osmanin, Haradinaj tha se do të ishte i mirë një debat me te gjithë kandidatët për kryeministër, i cili do të përcillej nga disa media.

Ndërkaq, duke potencuar se zgjedhjet janë afër, ai tha se duhet të ftohen qytetarët që të dalin sa më shumë në zgjedhje.

“Është mirë që ndoshta të bëhen 4-5 media të Kosovës bashkë dhe të jemi pastaj ne kandidatët për kryeministër për shkak se është e pamundur me shku prej mediave në media. Me e bë një, pastaj kërkojnë edhe mediat tjera. Ne edhe ashtu kemi pak kohë për fushatë”, tha ai.

Haradinaj foli edhe për punimet në Kalanë e Novobërdës.

“Kam dëgjuar në të kaluarën se ka pasur një problem me renovimin. Ka pasur një problem dhe nuk ka qenë diçka, një lokalitet i përfunduar me punë dhe që do të rihapen ato punime. Me siguri një njësi e policisë ose e hetuesve do të interesohen për të parë se çka po ndodh, sepse edhe ne sapo e morëm lajmin”, u shpreh ai.

Related

Related Posts

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë
Serbi

Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë

March 23, 2022
Load More
Next Post
Një tjetër plan për shpopullimin e Medvegjës nga shqiptarët

Salihu: Serbia dëshiron Medvegjën pa shqiptarë, por vota për koalicionin tonë do ta parandalojë

Përkrahje e madhe për Muharrem Salihun, Medvegja e ka rastin historik

Përkrahje e madhe për Muharrem Salihun, Medvegja e ka rastin historik

Isa Mustafa takohet me zyrtarë nga Lugina e Preshevës

Isa Mustafa takohet me zyrtarë nga Lugina e Preshevës

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?