Sot, kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në takim përfaqësues nga Komuna e Medvegjës, afaristin e njohur shqiptaro – italian z. Muharrem Salihu, kandidaten për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Ganimete Ismajli dhe përfaqësuesit e klubit të “Trojeve”: Bislim Musliu, Hasan Ismajli, Gani Syla dhe Skender Osmani të cilët veprojnë në Komunën e Fushë-Kosovës.
Në këtë takim, u dhanë mirënjohje për Kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës në shenjë falënderimi për përkrahje dhe kontributin e dhënë për qytetarët e komunës së Medvegjës të cilët jetojnë në Komunën e Fushë-Kosovës nga viti 1999.
Kryetari falenderoi të pranishmit për këtë vizitë dhe theksoi se Komuna do të vazhdojë të ofroj mbështetje në forma të ndryshme për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Discussion about this post