AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Serbi

Lëngimi i vazhdueshëm i Medvegjës

September 23, 2021
in Serbi
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
Pasivizimi i adresave të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, për fatin e keq tonin, nuk përbën më lajm të ri. Pasi kjo gjë po ndodh prej më shumë se katër vitesh, në mes të ditës me diell dhe në mes të heshtjes totale të dy qeverive shqiptare, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Qeveria e Serbisë, po zbaton pazhurmë një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrin të shpopullojë zytarisht Medvegjën në kohë negociatash për integrim, në dhjetvjeçarin e dytë të shekullit XXI; duke realizuar një plan të kahershëm në kushte “paqe”; dhe po punon të realizojë zbrazjen e Medvegjës në heshtje, atë që nuk arriti ta realizojë me luftë e me zhurmë.Në më pak se 4 vjet, janë pasivizuar, hequr, fshirë, zhdukur mbi 4,000 adresa të qytetarëve tëMedvegjës. Në kuadër të “rregullit për rezidentët”, qeveria qendrore serbe si ideatore dhe qeverialokale serbe në Medvegjë si zbatuese, kanë fshirë nga regjistrat e gjendjes civile mbi 4,000 qytetarëkombësi shqiptare në Medvegjë, që kanë njëkohësisht edhe shtetësinë e Serbisë. Efektet e dëmshme tëkëtij veprimi u shfaqën në zgjedhjet lokale në Medvegjë, kur shqiptarët ishin 4000 më pak votues se 4vite më parë, për pasojë përfaqësimi i tyre në kuvendin komunal ra me 8 anëtarë të pak në krahasim meperiudhën e mëparshme zgjedhore.Efekti i dytë i shkeljes së të drejtës elementare të shqiptarëve në Medvegjë është konfiskimi i pronave . Nëse një individ rezulton pa adresë fizike, ai nuk ka rezidëncën në atë vend; nëse nuk është shtetas rezidentë, atëherë ai nuk njihet zyrtarisht si shtetas i Republikës së Serbisë; nëse nuk është shtetas serb, ai nuk mund të marrë asnjë dokument civil identifikimi nga institucionet administrative;nëse nuk ka mjet identiteti, atëherë individi nuk mund të kryejë veprime ligjore; nëse nuk kryenveprime ligjore, ai nuk mund të përfaqësohet, nuk mund të kryej blerje – shitje prone të lauajtshme apo të paluajtshme, nuk mund të kryejë veprime financiar, etj. e thënë thjeshtë, ai për shtetin është inekzistent. Raste të tilla në Medvegjë po shtohen çdo ditë e më shumë. P.sh. para tre diteve u përsërit rast i njëjtë , kur palës shqiptare të persekutuar përmes pasivizimit të adresave në Medvegjë, nuk ju mundësuavazhdimi i regjistrimit të automjetit, me arsyen se ky person nuk egziston në sistemin e regjistrit civil.Ky shtetas shqiptar i Republikës së Serbisë, ka mbi 6 muaj që përcjellë ankesë pas ankse për të mbrojtur të drejtën e tij, por si përgjigje ka marrë vetëm rrefuzime, ndaj sorrollatet nga një sportel administrative në një tjetër.
Të gjitha kërkesat e tijë janë refuzuar në mënyrë të vazhdueshme, gjë e cila po e përball atë me një situatë të re rrisku, pasi rrezikon të humbasi pronën (shtëpinë) në Banjë të Siarinës.Çdo lloj dokumentacioni që ky individ po lëshon, po vlerësohet si i pavlefshëm ligjërisht dhe autoritetet
vendore po i përgjigjen, shkurt, prerë dhe pa rrugëzgjidhje: “një autorizim i lëshuar nga një person qe nuk ekziston, është i pavlefshëm”.Ky rast nuk është i izoluar, sepse ka mijëra shqiptarë të Medvegjës që tashmë e kanë gjetur veten padokumenta dhe rrezikojnë të humbasin pronat e tyre, makinat, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarivebankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kanë paguar deri tani. Dhe e gjitha kjo, sepse janëshqiptarë dhe po përpiqen të ruajnë trashëgiminë e tyre që ju kanë lënë të parët. Përballë kësaj situate të vështirë që po kalojmë ne shqiptarët në Medvegjë, Tirana dhe Prishtina poheshtin! Ajo që na vret edhe më shumë ne si Medvegjas , është heshtja vrastare e qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, ndaj një Medvegje që po lëngon në vazhdimësi. Të shpresojmë se kjo gjendje tëndalojë… dhe veprimet e dy qeverive të jenë konkrete dhe në mbrojtje të Medvegjasëve.
Muharrem Salihu
Medvegjë 19,11,’19

Related

Related Posts

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë
Serbi

Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë

March 23, 2022
Load More
Next Post
Plani i errët i Serbisë për shpopullimin e Medvegjës/ Salihu: Na mohohet identiteti. Nuk ka kuptim për të drejta të tjera

Plani i errët i Serbisë për shpopullimin e Medvegjës/ Salihu: Na mohohet identiteti. Nuk ka kuptim për të drejta të tjera

Medvegja duhet mbrojtur dhe jo braktisur!

“Medvegja është e izoluar, shqiptarët të persekutuar”, mesazhi i fortë i asambleistit për “Mini-Shengenin”

Të ndihmojmë afganët,por të mos harrojmë Medvegjën dhe shqiptarët në Serbi!

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve/ Sonja Biserko viziton Medvegjën

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?