I lumtur që më në fund, figura e njohur e shoqërisë civile, ndërgjegja kritike e Serbisë, aktivistja Sonja Biserko, shefe misionit te Helsinkut ne Beograd, e shoqeriar nga znj. Isabela Kisiq drejtoreshe ekzekutive ,Znj. Jelena Krstiq drejtuese e programit dhe Bashkim Fazliu, pranoi ftesën tonë dhe të AFEDS, për të vizituar Medvegjën dhe per tu njohur me problemet tona.
Në disa orë të qëndrimit të saj në mjediset e AFEDS, mysafirët nga Beogradi degjuan dëshmi konkrete të qytetarëve tanë që kanë humbur të drejta themelor, per shkak të procesir të pasivizimit të adresave. Miqtë e mi, nga shoqeria civile të 3 komunave, i njohën aktivistët serbe me diskriminimin konkret të shqiptarëve. Fehmi Beha, Kujtim Sadriu, Bajram Mustafa, Kushtrim Hajvazi,Fadil Mustafa.
Me interesimin e zonjës Biserko, u tregova mjediset e fabrikës moderne ku ofrohet mundësi jetese dhe pune dinjitoze duke ndejtur pranë tokës së tyre dhjetra shqiptarëve.
Raporti që do përgatisin zonjat në fjalë, do të shërbejë si provë e fuqishme dhe e besueshme e denoncimeve tona. Procesi i mbrojtjes së të drejtave tona, I ndalimit të shpopullimit të shqiptarëve, do të vijojë fuqishëm.
Discussion about this post