(Njeqind intelektuale shqiptarë i shkruajnë vellezerve të tyre në MEDVEGJË,BUJANOC E PRESHEVË .)
Zotit SHAIP KAMBERI,
Kryetar i Partise per Veprim Demokratik,
Kryetar i Komunes BUJANOC.!
Zotit SHQIPRIM ARIFI,
Kryetar i Partise Alternativa per Ndryshim,
Kryetar i Komunes PRESHEVE.!
Zotit RAGMI MUSTAFA,
Kryetar i Partise Demokratike Shqiptare,PRESHEVE.!
Zotit NAGIP ARIFI,
Kryetar i Partise Demokratike.!
Zotit SHQIPRIM MUSLIU,
Kryetar i Partise Levizja per Progresin Demokratik.!
Zotit SAMI SALIHU,
Kryetar i Partise Levizja per Reforma,
Kryetar i Kuvendit Komunal ne PRESHEVE.!
Zotit MUHARREM SALIHU,
Kryetar i Listes “TE GJITHE PER MEDVEGJEN”.!
Te dashur bashkeatdhetare.!
I ndjekim me shqetsim te thelle zhvillimet politike,ekonomike e shoqrore ne Kosoven Lindore,ne ato komuna ku historikisht kane jetuar shqiptare.
Jemi te shqetsuar pa mase per gjendjen e keqe ekonomike,keqtrajtimin e vazhdueshem dhe veçanarisht per braktisjen e fatit te shqiptarve te ketyre aneve nga politika shqiptare.
Nje popull qe jeton prej dekadash nen dajakun e Serbise duhet ndihmuar,duhet ndihmuar te organizohet per ti bere rezistence dhunes e represionit serb,duhet ndihmuar moralisht e materialisht qe ai te mund te qendroje ne shtepite e pronat e veta, pa marre rrugen e pakthim te emigracionit.
Ne situaten e krijuar na rrezulton se pergjegjesine kryesore e kane qeveria dhe shteti serb me politikat qe kane ndjekur ndaj shqiptarve,politika te dhunes e represionit te perditshem,politika te asimilimit e çpopullimit te dhunshem.
Jo me pak pergjegjesi per kete situate ka edhe politika shqiptare,ajo e Tiranes zyrtare, me mosveprimin e saj shekullor.
Ende sot nuk ka nje marveshje Tirane-Beograd per mbrojtjen e te drejtave te shqiptarve ne Serbi,ende sot qeveria shqiptare nuk ka krijuar nje fond te veçante per ndihme e investime ne krahinat e banuara me shqiptare te cilet po nuk u ndihmuan do ta leshojne te gjithe Kosoven Lindore.
Nga ana tjeter, pergjegjesi te rende kane edhe partite politike shqiptare ne Kosoven Lindore te cilat ne keto 20 vjet jane pajtuar me gjendjen dhe me heshtjen e tyre i kane sherbyer varferise,keqtrajtimit,neperkembjes te te drejtave e lirive themelore,emigrimit te shqiptarve e tani se fundmi edhe PASIVIZIMIT TE ADRESAVE,diten per diell e ne sy te te gjitheve,kombetare e nderkombetare.
Ka parti shqiptare ne LUGINE qe jo vetem nuk bashkepunojne me partite e tjera shqiptare por i kane kthyer kurrizin,vellezerve te vet e jane futur ne aleanca me partite serbe, per ti sherbyer jo popullit por interesave te veta e kolltukut te vet politik.
Krijimi i shtate partive politike ne tre komuna ku jetojne shqiptare e ka copezuar ne shtate pjese perballimin e te keqes e cila buron nga politikat tradicionale, antishqiptare te Serbise por edhe nga qendrimi qe vete shqiptaret kane mbajtur ndaj te drejtave te tyre kombetare e njerzore.
Eshte deshperuese per ne kur shohim se nje grusht shqiptare jane kaq te ndare ne mes vedit e kane ra viktime e politikes serbe e cila ja ka arritur ti perçaje e ti sundoje lehtesisht, veçanarisht ne keto dy dekadat e fundit.
Eshte absurde qe luften qe duhet ta beni me Serbine per te mbrojtur te drejtat e shqiptarve ta ktheni ne lufte brenda llojit per nje karrige deputeti apo nje privilegj personal pushteti.
Eshte koha per tu bashkuar sinqerisht,ne nje bllok te perbashket, per te lene menjane xhelozine,cmiren dhe inatet e vjetra e per tu kthyer nga interesi i shqiptarve, ne KOSOVEN LINDORE.
Dhe kete duhet ta beni vete pa pritur te vijne paternalistet nga Tirana apo Prishtina zyrtare,pa pritur qe situata te degradoje e serbet te tallen me ne duke na kujtuar si perhere qe ne akoma nuk jemi bere popull e nuk dime te bejme shtet.
Te dashur bashkeatdhetare.!
Fati e solli qe sot, ju te jeni ne krye te partive shqiptare, ne Kosoven Lindore.
Eshte e drejte e juaja te krijoni parti politike,te keni programet tuaja e simpatizantet qe ju vine pas.
Por nga ana tjeter eshte shume e padrejte dhe kunder interesave te popullit te rrini te ndare te mos bashkoheni dhe per me shume te luftoni njeri tjetrin.
Qendrimi qe ju po mbani sot,”njeri thundres e tjetri patkoit” ju ka larguar nga objektivi madhor, rrotull te cilit duhet te mblidheni te gjithe dhe qe eshte interesi i shqiptarve ne Kosoven Lindore.
Duke qendruar te ndare,Serbia e ka patur te lehte te veproje e para syve tuaj, ne 20 vjet ka bere kerdine kunder shqiptarve, ka bere çfare ka dashur dhe i ka detyruar bashkeqytetaret tuaj te marrin arratine,te leshojne shtepite e pronat e te pareve.
Kjo nuk ju nderon e perkundrazi e ule figuren e statusin tuaj politik jo vetem para popullit e qytetarve qe ju kane zgjedhur por edhe para armiqve tane qe shohin nga larg e ferkojne duart nga gezimi.
Duhet ta themi hapur se nuk eshte e hijshme per ju, te merreni me konflikte ne mesin tuaj, te rendni pas pushtetit e interesave personale e klanore e te harroni interesat e qytetarve tuaj,te harroni qe çdo dite, ne syte tuaj po boshatisen qytete e fshatra te LUGINES e ju nderkohe shikoni e beni sehir.
Si keni vepruar keshtu si eshte e mundur qe keni heshtur jo pak por 20 vjet.
Kerkuam me aq sa mundem ne historikun e partive tuaja dhe nuk gjetem nje dokument te shkruar, se paku nje, me te cilin ju publikisht, te keni denuar çpopullimin e trojeve shqiptare dhe gjithashtu asnje dokument nuk gjetem me te cilin ju te keni denoncuar publikisht, skenarin serb te PASIVIZIMIT TE ADRESAVE.Ju nuk keni marre mundimin asnjehere te rregjistroni qytetaret e komunave tuaja te shperngulur per ne Kosove apo ne shtete te tjera si emigrante
Kjo eshte shume e rende, shume poshteruese per misionin qe ju keni marre persiper, ate te mbrojtjes se te drejtave politike, kombtare e njerzore te shqiptarve.
E ne kete beteje te veshtire, e paprecedente eshte braktisja e MEDVEGJES,braktisja e MEDITES SHQIPTARE e cila po realizohet ne syte tuaj, e shoqeruar me mosveprimin e kahershem te te gjitha partive shqiptare ne Kosoven Lindore.
Perballimi i agresionit serb kerkon angazhimin e te gjitheve,angazhimin e inteligjences e te vete qytetarve,angazhimin e veprimin e fuqishem te Tiranes e Prishtines zyrtare;ai kerkon veçanarisht reagimin tuaj te perbashket,reagimin e shtate partive politike shqiptare, ne ndalimin e pastrimit etnik e veçanarisht ne ndalimin e metodes kriminale te PASIVIZIMIT TE ADRESAVE,ne Bujanoc e sidomos ne MEDVEGJE dhe behet fjale per jo pak por afro 7000 banore shqiptare,vellezrit e motrat tuaja te nje gjaku.
Njeqind intelektuale shqiptare u beme se bashku dhe me ne jane me mijra te tjere e sot po ju dergojme kete leter vllaznore, pa asnje paragjykim e te pa ndikuar nga askush.
Lerini prapa marrezite,inatet e xhelozite e behuni se bashku.
Merrni ne krahun tuaj, ata pak perfaqsues shqiptare te zgjedhur te MEDVEGJES e verini ne balle.
Krijoni mundesine qe edhe ata te perfaqsohen me dinjitet deri ne kuvendin e Serbise.
Sot per sot, MEDVEGJA eshte komuna me e rrezikuar e fati i saj eshte ne pikepyetje te madhe.
Ajo eshte e rrethuar nga 11 fshatra shqiptare e me gjithe goditjen qe ka marre mund te qendroje.
Mos e braktisni MEDITEN se neser fatin e saj mund ta kene edhe fshatrat e qytetet e tjera me shqiptare.
Serbia po punon per boshatisjen e plote te te gjithe banorve shqiptare atje.E kete besoj se sot e dine te gjithe.
Eshte koha te bashkohemi e te qendrojme te gjithe se bashku e asesi te ndare.
Ju vejme ne dijeni se nje numer intelektualesh shqiptare, nen siglen e UNIONIT SHQIPTAR TE SHOQERISE SHQIPTARE i kane derguar presidentit Tramp,Kancelares Merkel dhe qeverise se Kosoves shqetsimet e tyre,nepermjet letrave te hapura me te cilat kane kerkuar ndihme per popullin shqiptar ne Komunen e Presheves te Medvegjes e Bujanocit.
Ata po pregadisin edhe nje kerkese tjeter derguar qeverise shqiptare ku kerkohet ndihme financiare per te gjitha familjet ne nevoje ne tre Komunat me shqiptare.
Eshte ne nderin e tyre te veprojne, ta kthejne koken nga drama shqiptare e Presheves,Bujanocit e Medvegjes e ta ndalin doren gjakatare te serbosllavise.
Vellezer shqiptare.
Jemi ne pragun e zhvillimeve historike ne te gjitha trojet ku jetojne shqiptare.
Po perjetojme zhvillime te papara te cilat e kane kercenuar qenien tone e kane prekur interesa ekzistenciale.
Shqiptaret po luftojne fort kunder tradhetise, kunder te gjithe atyre qe jane perpjekur ta ndalin zhvillimin, forcimin e shtetformimimit e te demokracise.
Armiqte tane jane bashkuar e ne shqiptaret nuk duhet asesi te rrijme te ndare.
Vetem te bashkuar do ta ndalim histerine antishqiptare ne Ballkan, do ta ndalim e perballojme me sukses sulmin e atyre qe nuk na kane dashur kurre.
Me konsideraten me te larte per ju,
pershendetje vllaznore…!
Lista emrore e intelektualve qe kane miratuar letren e hapur:
1.Ing.Jur.Dashamir URUÇI
2.Dr.Nuri DRAGOJ
3.Prof.Selim LOKAJ
4.Prof.Idriz BINAKAJ
5.Prof.Xhevdet SPAHIJA
6.Av.Prof.Eduard MULLARAJ
7.Prof.Indrit BALLIU
8.Dr.Bajram IBRAJ
9.MSc.Kozeta ZAVALANI
10.Shefqet VOKSHI
11.Fatmira LAMI
12.Engjellushe MASKA
13.MSc.Dejvi ALLAJ……………….!
LISTA VIJON ME EMRA TE TJERE
VEPRIMTARE TE SHOQERISE CIVILE NE SHQIPERI E NE KOSOVE…!
Dashamir Uruçi
Tirane,28 maj 2020.
Discussion about this post