AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Kulturë

Të nderuar qytetarë shqiptarë nga komuna e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit:

September 22, 2021
in Kulturë
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
Ekipi për Evidentimin e Adresave të Pasivizuara ju bënë thirrje të gjithë atyre qytetarëve shqiptarë të cilët janë detyruar që të marrin vendbanim të përkohshëm nëpër qytete tjera në Serbi –vetëm e vetëm që të pajisen me pasaporta ose të regjistrojnë makinat–të na kontaktojnë gjatë ditëve në vijim.
Asgje nuk e ekspozon më qartë fushatën e spastrimit etnik të heshtur të cilën autoritet shtetërore serbe po e kryejnë permes “pasivizimit” masovik të adresave të vendbanimit se ky fakt: juve ju lejohet që të pajiseni me dokumente identifikim në Novi Sad e Beograd, por jo edhe në Medvegjë, Bujanoc ose Preshevë. Do të thotë, ata nuk ju duan të koncetruar në këto tri komuna ku ju bashkarisht përbëni mbi 70% të popullatës. Por, nuk kanë fare problem që të shpërndaheni gjithandej nëpër qytetet tjera të Serbisë.
Prandaj, evidentimi i këtij dimenzioni të “pasivizimit” është qenësor për neve. Ju lutemi që të na ndimoni që të dokumentojmë këtë diskriminim të pashembullt sot. Do të jem unë ajo që do t’ju merrë në telefon për të zhvilluar intervistat. Dhe, ju premtoj se do t’i trajtojë këto të dhëna me kujdesin maksimal.
Unë dhe anëtarët tjerë të Ekipit jemi të trajnuar në universitet më të mira amerikane dhe evropiane. Ne kemi përvojë pune të gjatë në grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave senzitive, në kontekste politike delikate. P.sh. do të përdorim emra fiktiv ose iniciale që nuk kanë fare të bëjne me emrin dhe mbiemrin tuaj. Prandaj, mos keni frikë të ndani këtë informacion me ne.
Gjatë tre muajve të fundit, kemi mësuar që disa nga ju keni humbur pozita pune, jeni sulmuar verbalisht e fizikisht, jo vetëm nga autoritet serbe por edhe forcat politike shqiptare në komunat përkatëse për shkak se keni rezistuar praktikat diskriminuese dhe keni refuzuar t’ju nënshtroheni politikave diskriminuese.
Do të punojmë me besa-besë deri ne rikthimin e adresave tuaja të vendbanimit. Keshtu do ta mbrojmë historinë dhe të ardhmen e komunitetit tonë shqiptar në trevat tona autoktone, autoriteteve serbe do t’ju ndihmojë të çlirohen nga politika raciste karrshi shqiptarëve njëherë e përgjithmonë, dhe rajonin do ta bëjmë më të qëndrueshëm politikisht.
Na shkruani në medvegja.info@gmail.com.
Shëndet, suksese, dhe gjithë të mirat!
Ekipi për Evidentimin e Adresave të Pasivizuara të Qytetarëve Shqiptarë në Serbi

Related

Related Posts

Këshilla për të harxhuar sa më pak karburant gjatë vozitjes së veturës
Kulturë

Këshilla për të harxhuar sa më pak karburant gjatë vozitjes së veturës

March 23, 2022
A e dini arsyjen përse teshtini shumë shpesh?
Kulturë

A e dini arsyjen përse teshtini shumë shpesh?

March 23, 2022
Kulturë

DR. IDRIZ AJETI: TASH E MBAS DO TË MERREMI ME VËZHGIMET DIALEKTOLOGJIKE

March 19, 2022
Kjo është Madhështia dhe mjerimi i gazetarisë
Kulturë

Kjo është Madhështia dhe mjerimi i gazetarisë

March 18, 2022
Sot është përvjetori i vdekjes së Skënderbeut
Kosovë

Sot është përvjetori i vdekjes së Skënderbeut

January 17, 2022
Serbizimi në trojet shqiptare, përmes “hoxhallarëve” serbë e rusë
Kulturë

Serbizimi në trojet shqiptare, përmes “hoxhallarëve” serbë e rusë

January 10, 2022
Load More
Next Post
Getoizimi i shqiptarëve në Medvegjë!

Getoizimi i shqiptarëve në Medvegjë!

Krimi me shqiptarët e Serbisë dhe nevoja për mbrojtjen e tyre përmes të drejtës ndërkombëtare

Krimi me shqiptarët e Serbisë dhe nevoja për mbrojtjen e tyre përmes të drejtës ndërkombëtare

Një rifreskim kujtese, për ata që kanë “harruar”

Një rifreskim kujtese, për ata që kanë “harruar”

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?