Pa filluar ende mire,”MINISHENGENIT FANTASTIK” i doli boja.
Ne pragun e mosfillimit te negociatave me Europen e Bashkuar nga sirtari i politikes e diplomacise shqiptare, “doli zholi”;
nje mareveshje tre paleshe ne mes te Shqiperise,Serbise e Maqedonise se Veriut,nje lloj minishengeni ballkanik.Ai do te ishte modeli i bashkepunimit ne rrajon qe do te terhiqte ne nje faze te dyte edhe Kroacine,Malin e Zi,Bosnje Hercegovinen e te tjere.
Ne dukje te pare asgje e jashtezakonshme nuk ka ndodhur.Eshte lidhur nje marveshje ne mes tre shteteve te pavarura qe synon forcimin e lidhjeve e te bashkepunimit ne fushen ekonomike veçanarisht, duke krijuar te gjitha lehtesite ne qarkullimin e njerezve, mallrave e kulturave.Ky minishengen do te funksiononte duke patur parasysh vlerat e perfitimet e medha qe solli MEGASHENGENI per vendet e Europes Komunitare.
Natyrshem mund te them se nuk mund te kete ne kete rast, analogji.
Ky perfundim i imi, eshte i lidhur me dilemen se a mund te jete e suksesshme dhe e dobishme per shqiptaret ne rrajon, nje marveshje e tille,nje mareveshje qe le jashte saj REPUBLIKEN E KOSOVES,nje mareveshje me dy shtete ku te drejtat dhe lirite e shqiptarve jane neperkembur ne qindra vjet e paturpesisht vazhdojne te shkelen edhe sot, ne muajin e mjaltit te MINISHENGENIT Ballkanik.
Ne kete situate, shtrohet me te drejte pyetja se a duhen kushtezuar me keto vende, marveshjet e te gjitha llojeve, me qendrimin qe shtetet e tyre mbajne ndaj Kosoves,ndaj popullit shqiptar ne Maqedoni si dhe ndaj minoritetit shqiptar ne Republiken e Serbise.
A duhen nenshkruar marveshje te tilla me vendet e rrajonit, pa marre mendimin e Republikes se Kosoves e pa konsideruar interesat e saja strategjike,pa konsideruar interesat e shqiptarve ne rrajon,te drejtat e tyre dhe lirite themelore.?
Nuk jane mbushur ende 24 ore nga intervista e nje bisnesmeni nga Medvegja e Kosoves Lindore,nje shqiptari te mire, patriot e te kulturuar.
Para nje audience te larte, ai solli shume informacione per gjendjen e shqiptarve ne Serbi veçmas ne Kosoven lindore e ne vendlindjen e tij, MEDVEGJE.
Me nje elokuence per tu admiruar,me nje shqipe standarte,me njohuri te thella per fatin e shqiptarve ne Ballkan,me dhimbjen e nje atdhetari, ai solli para opinionit publik,gjendjen e shqiptarve nen Serbi,qendrimin e Prishtines dhe Tiranes zyrtare si dhe rruget ku duhet te ecim per te ndalur hemoragjine e shqiptarve ne Kosoven Lindore si dhe projektet qe nevoiten per zhvillimin e saj ne te ardhmen.
Ne intervisten e tij mesuam edhe gjera per te cilat politika shqiptare nuk eshte angazhuar duke i lene bashkekombasit tane ne meshiren e fatit e ne mes te kater rrugeve.
Patrioti e bisnesmeni Muharrem Salihu deklaroi se MEDVEGJA po zbrazet intensivisht,po zbrazet ne syte e te gjitheve me metoda nga me vulgaret.
Shqiptaret po i largojne nga vendlindja e tyre nga nje zone shume e begate ku koheve te fundit jane zbuluar rreth 500 milion tone rrezerva bakri e ari, me fitime te medha per ekonomine e Serbise.
Pasivizimi i adresave eshte çelesi me te cilin serbet po i debojne shqiptaret nga shtepite e tyre ne Medvegje e ne zonat perrreth e semundja po preke edhe Bujanocin e neser mund te preke edhe Presheven.
Heshtje gjithandej,heshtje ne Tirane,heshtje ne Prishtine,heshtje ne Shkup…,gjithandej nje heshtje vrastare.
Heshtem per demarkacionin me Maqedonine,pranuam demarkacionin me Malin e Zi,heshtem per debimin e shqiptarve nga veriu i Kosoves e Mitrovica e veriut; e trajtuam si plaçke tregu, territorin e Republikes se Kosoves dhe prape heshtem.
Heshtem edhe kur Gruevski me Aliun e Ahmetit i pergjysmuan shqiptaret ne Maqedoni nga 45 ne 20 perqind te popullsise ne kete republike,heshtem edhe kur Akademia e Shkencave e Maqedonise i cilesonte shqiptaret si njerez te egjer qe kishin zbritur nga malet e vetem bishti i mungonte nga pas.
Heshtem dhe vazhdojme te heshtim per shumçka anipse po preken interesa vitale te kombit qe do ti kushtojne te ardhmes tone te perbashket e brezave qe do te vine.
Ka ardhur koha qe mareveshjet e Shqiperise me fqinjet te kushtezohen me qendrimin qe ata shtete mbajne ndaj shqiptarve ne vendet e tyre e veçanarisht me qendrimin qe ata do te mbajne ndaj Republikes Moter te Kosoves.
Jam i sigurte se minishengeni i famshem ishte nje show ne pragun e mosfillimit te negociatave me Europen e Bashkuar.
Ai nuk do te sjelle asgje te rendesishme sa i perket perfitimeve te shqiptarve ne rajon edhe sikur te sjelle, ai duhej kushtezuar me te drejtat kombetare e njerzore te shqiptarve ne Serbi e Maqedoni e veçanarisht, ai duhej kushtezuar me ndryshimin e qendrimeve qe Serbia mban ndaj KOSOVES SOVRANE E TE PAVARUR.
Shqiptaret ne gadishullin e Ilireve duhet te punojne se bashku dhe jo te ndare.
E ardhmja e tyre, heret a vone do te jete nen nje shtet te perbashket, ne vendbanimet ku te paret tane jetuan e derdhen gjakun per liri.
Dashamir URUÇI,
Unioni shqiptar i Shoqerise Civile-USHC,
Tirane,2 Nentor 2019.
Discussion about this post