AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Serbi

Të ngrihet zëri për Medvegjën, të mos lejojmë kthimin e saj në një Çamëri të dytë

September 23, 2021
in Serbi
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
Të ndalet politika e kontrolluar e spastrimit etnik të shqiptarëve të Luginës
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Z. Shpëtim Idrizi, i shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së znj. Mesila Doda dhe kreu i Fondacionit “Hasan Tahsini”, z. Alket Veliu, pritën në një takim zv. Kryetaren e Kuvendit të Kosovës znj. Arbërie Nagovc dhe veprimtarin dhe Asambleistin e Komunës së Medvegjës z. Muharrem Salihu, i sapo nderuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nga presidenti Ilir Meta.
Z. Idrizi i njohu vizitorët me ndërkombëtarizimin e çështjes çame dhe përpjekjet për të vënë në vend drejtësinë. Ai shprehu nevojën që kanë Shqipëria me Kosovën për sinergji të përbashkët në ekonomi dhe fusha të tjera prioritare. Z. Idrizi premtoi që do të angazhohet për të ngritur zërin për Medvegjën dhe mos lejuar shpopullimin dhe kthimin e saj në një Çamëri të dytë.
Për Sekretaren e Përgjithshme të PDIU-së, znj. Mesila Doda, asnjë pjesë e kombit shqiptar nuk duhet të shkojë drejt harresës dhe se krerët e shtetit duhet të organizojnë tryeza të përbashkëta për të ndaluar atë që ajo e quajti “politikë të kontrolluar të spastrimit etnik të shqiptarëve të Luginës”.
Nën-kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Arbërie Nagovci u shpreh se vlerëson vizitën në selinë e PDIU-së për atë që kjo forcë politike përfaqëson. Ajo iu bashkua thirrjes së krerëve të PDIU-së për angazhimin më të madh të spektrit politik andej e këtej kufirit për çështjen kombëtare.
Veprimtari nga Diaspora z. Muharrem Salihu, theksoi se pasivizimi i adresave po e zbraz Medvegjën. Ai shprehu bindjen e tij se PDIU-ja do të jetë zë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës nga Parlamenti i Shqipërisë.
Në mbyllje, z. Idrizi u shpreh se do të angazhohet në thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimin e veprimtarive për çështjen e Luginës. Të dyja palët ranë dakord që të çojnë përpara agjendën e tyre të përbashkët përmes takimeve të tjera në Tiranë dhe në Prishtinë.

Related

Related Posts

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë
Serbi

Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë

March 23, 2022
Load More
Next Post
Komiteti i Helsinkit: Spastrim etnik mbi shqiptarët në Serbi, të ndalet pasivizimi i adresave

“Lista e Salihut”/ Si po shpopullohet nga shqiptarët Medvegja, 3000 emra u zhdukën në 5 vjet (VIDEO)

Nga Unioni i shoqërisë civile ne shqipëri, shkruan prof. Dashamir Uruçi.

Nga Unioni i shoqërisë civile ne shqipëri, shkruan prof. Dashamir Uruçi.

Medvegjasit edhe ne kohe pandemie, po mbajne te aktualizuar gjendjen e bashkesise shqiptare ne PMB, vecanerisht ne Medvegje.

Medvegjasit edhe ne kohe pandemie, po mbajne te aktualizuar gjendjen e bashkesise shqiptare ne PMB, vecanerisht ne Medvegje.

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?