AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Shqipëri

Nga Unioni i shoqërisë civile ne shqipëri, shkruan prof. Dashamir Uruçi.

September 22, 2021
in Shqipëri
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
AFERIM,ABDULLAH HOTI.!
Sapo degjova Konferencen per Media te kryeministrit Hoti, lidhur me takimin e organizuar ne Prishtine, me perfaqsuesit e Luginës së Preshevës-Kosovës Lindore.
Programi i hartuar ishte bukur i gjate e në të flitej per shume nga problematikat per te cilat ka nevoje, Kosova lindore sot.
Ishin programuar takime me donatorë,takime me OJQ,takime me nderkombetarë e veçanarisht studime per njohjen e problemeve qe kane banoret ne tre komunat shqiptare nen Serbi.
Programi shtrihej deri ne fund te vitit 2021 kur do te mbaronte edhe studimi per gjendjen e shqiptarve e nevojat zhvillimore, ne Luginen e Presheves.
Pas perfundimit te studimit, diku nga viti 2022, do te fillonin edhe kontaktet me donatorët te cilet mund te pregadisnin edhe projektet per Luginen e keshtu dalengadale, diçka mund të lëviste nga vendi.
E pershendes dhe asesi nuk jam kunder nje takimi te tille por ajo qe me shqetson eshte inkoherenca e tij e menyra e trajtimit te problemeve.
Duhet te jemi shume naivë te pranojme nevojen e studimeve akademike, qeveritare te shtrira deri ne fund te vitit 2021, per te njohur gjendjen ne Lugine.
Do te ishte naivitet, gjithashtu te pranojme mungesen ne takim te perfaqsuesve te Medvegjes.
Do te ishte naivitet te pranojme pasaportizimin e shqiptarve te Lugines qe jetojne ne Kosove, diku rreth 20 mije,ne pritje te fundit te vitit 2021, ne nje kohe kur Dulla e qeveria e tij, nuk do te jete më.
Do te ishte naivitet te pranojme rezultatet e ketij takimi kur ne asnje prej pikave nuk u fol per censusin qe do te organizohet se shpejti ne Serbi i cili do ti gjeje shqiptaret e Lugines jo ne shtepitë e tyre por diku neper Kosovë,pa pasaporta,te paregjistruar si refugjate dhe pas CENSUSIT edhe ligjerisht te spastruar nga shtepitë e pronat e tyre ne Luginë.
Per mendimin tim, takimi i Prishtines per gjendjen ne Luginen e Presheves ishte formaliteti i radhes per problemet e shqiptarve atje.
Kurre nuk do ta kuptoj pse duhen studime gjithevjetore, per te kuptuar gjendjen ne Presheve, Bujanoc e Medvegje, kur hallet e atyre njerezve kane marrë dhenë, kur ata njerez, atje kane nje shekull nen Serbi e kane se paku 20 vjet që pas luftes më të fundit po dëbohen me te gjitha mjetet, me çnjerezore,ku ka shkelqyer “Metoda e pasivizimit te adresave”,nje metode kriminale e ne sherbim te spastrimit etnik ne Lugine.
Javashlleku i politikes shqiptare,i Tiranës e Prishtinës zyrtare, per problemet e shqiptarve ne Luginë kur serbet ecin me “shpejtesine e drites”, do ti vendose shqiptaret atje, para faktit te kryer e si pasoje do te kemi nje Medvegjë te spastruar etnikisht,nje Bujanoc te pergjysmuar e nje Preshevë që do te perballojë me vuajtje te medha izolimin e presionin e Serbisë.
Kesaj nuk i thone politikë kombetare por dështim kombetar.
Kësaj i thonë humbje te pasurive te shqiptarve, ne paqe, ne sy te te gjitheve, te vendorve e te nderkombetarve e veçanarisht ne sy te Europes qe ja dha Serbise keto troje e ne sy te se ciles u vranë e u debuan me mijra shqiptare te pafajshem.
I dashur Abdullah.
Programi yt duhej të ishte afatshkurtër e urgjent.
Ai gjithashtu duhej te kishte konsideruar:
-Pasaportizimin e shqiptarve te debuar nga lugina dhe rregjistrimin e tyre si rrefugjatë, ne baze të të gjitha rregullave e ligjeve nderkombetare;konkretisht,me shpejtesi te madhe e jo me veprime afatgjata, exkatedra.
-Rruge, mjete e mundesi per ta goditur nderkombtarisht projektin serb te pasivizimit te adresave.
-Asnje takim politik me perfaqsues te Lugines nuk duhet bere pa perfaqsuesit e Medvegjes te cilet kjo komune i ka.
-Një program shume të studiuar, per te perballuar situaten qe do te krijoje CENSUSI, per te cilen serbet po pregaditen me shpejtësi.
-Ide, mendime, projekte e vendime, per kthimin e shqiptarve te Lugines, ne vendlindje.
-Planifikimin e fondeve te ndihmës financiare, familje per familje, para ne dore, per te gjitha familjet ne nevoje, në të tre komunat me shqiptarë.Kam degjuar që serbët e Kosoves Veriore marrin çdo vit, ndihma financiare, ne masen 46 milionë euro, nga te cilat 40 milione nga Serbia dhe rreth 6 milione euro, nga qeveria e Kosoves.
-Lufte konceptit denigrues, te heqjes dore nga Medvegja, ku edhe sot, ne qytet dhe ne 13 fshatra rrotull tij jetojnë shqiptarë etnikë.
-Demaskimin e kundershtimin publik, ne institucionet nderkombetare dhe ne qeverine e Serbise, të planeve gjoja rregulluese urbanistike që kane çuar drejt shtetëzimit te qindra hektarve toke, pasuri te shqiptarve, ku rasti me flagrant eshte BAJA E SIARINES e shume te tjera si keto.
Me ka lënë mbresa te thella, nje dokumentar i nje rregjizoreje holandeze që bente fjalë per konfliktin gjakatar e shekullor, midis ebrejve e palestinezve.
Atje luftohej per cdo shtepi, per cdo meter katror toke e per çdo pus uji e ne shqiptaret heshtim, kur behet fjale per qindra e mijra hektare toke, per qytete e fshatra pa fund qe sot jane nen pushtimin e Serbisë, Greqisë,Maqedonisë e Malit të Zi…!
Ky nuk është më as turp por krim me pasoja të mëdha për fëmijët tanë e brezat që do të vinë…!
UROJ QË KY TAKIM PËR LUGINËN E PRESHEVËS,TË MOS KETË QENË THJESHT PROPAGANDË E THJESHT NË SHERBIM TË ZGJEDHJEVE…!
DASHAMIR URUÇI-USHC-TIRANË.
20 Janar 2021.

Related

Related Posts

Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues
Shqipëri

Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues

March 25, 2022
Talat Xhaferi flet për AFEDS: Ajo që bën Serbia në Medvegjë e pandershme/Shqipëria të nis reagimet e menjëhershme
Kosovë

Talat Xhaferi flet për AFEDS: Ajo që bën Serbia në Medvegjë e pandershme/Shqipëria të nis reagimet e menjëhershme

February 18, 2022
Mesiq: Serbët e urrejnë Millosheviqin jo pse shkaktoi luftë, por pse e humbi atë
Kosovë

Mesiq: Serbët e urrejnë Millosheviqin jo pse shkaktoi luftë, por pse e humbi atë

February 12, 2022
Osmani takohet me ish presidentët Mesiq dhe Topi
Kosovë

Osmani takohet me ish presidentët Mesiq dhe Topi

February 12, 2022
Load More
Next Post
Medvegjasit edhe ne kohe pandemie, po mbajne te aktualizuar gjendjen e bashkesise shqiptare ne PMB, vecanerisht ne Medvegje.

Medvegjasit edhe ne kohe pandemie, po mbajne te aktualizuar gjendjen e bashkesise shqiptare ne PMB, vecanerisht ne Medvegje.

Ne, shqiptarët e Serbisë, duhet të merremi me spastrimin tonë etnik: të flasim sinkron; ku duhet dhe si duhet!

E ndihtë Perëndia dhe fati Qeverinë e re Kurti!

Spastrimi i heshtur etnik organizuar nga shteti serb në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc

Spastrimi i heshtur etnik organizuar nga shteti serb në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?