AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Shqipëri

Shtetësi për shqiptarët në Serbi! Pse askush në fushatën e Shqipërisë nuk flet për ne?

September 22, 2021
in Shqipëri
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
Forumi AFEDS i bën thirrje partive në Shqipëri:
Kini pak vëmendje dhe mëshirë për Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën!
AFEDS ( FORUMI SHQIPTAR PËR ZHVILLIM EKONOMIK NË SERBI – ALBANIAN FORUM FOR ECONOMIC DEVELOPMENT IN SERBIA) me vëmendje të veçantë ka ndjekur fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. Ajo që na bën të ndjehemi të indinjuar dhe shqetësuar ështe se partitë shqiptare duke u fokusuar në përplasjet e brendshme, totalisht e lanë pasdore politikën e jashtme, raportin dinjitoz me Serbinë dhe gjendjen në komunat shqiptare në Jug të Serbisë.
Duke u bazuar në nenin 8 të Kushtetutës Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. Andaj duket e çuditshme sesi spektri politik shqiptar në Shqipëri gjatë fushatës nuk e pa të arsyeshme sadopak të shprehë fokusimin tek gjendja e shqiptarëve në këto tre komuna, sidomos në Medvegjë, ku ka ndodhur një spastrim i heshtur etnik i shqiptarëve nga pushteti serb, përmes planit të pasivizimit apo shlyerjes së adresave.
Nuk dëgjuam as edhe një fjalë, shqetësim apo premtim se do të përkushtohen në mbrojtjen e kësaj popullate të braktisur. Do donim të degjonim posaçërisht nga opozita, apo nga PDIU-ja që përfaqson komunitetin çam: tragjedia jonë ka shumeçka të perbashket me ta.
Cili është plani konkret për ngritjen e zërit kundër autoriteteve shtetërore serbe që përmes një plani të sinkronizuar institucional po i dëbojnë shqiptarët çdo ditë nga pronat e tyre?
Përmes kësaj letre publike i bëjmë thirrje të gjitha forcave politike që të solidarizohen me Medvegjën, e cila po sherben si test per Bujanocin e Preshevën;
të ngrenë zërin për padrejtësitë që po ndodhin dhe spastrimin e perfeksionuar të strukturave shtetërore serbe!
të zotohen edhe për plan dhe projekte mbështetëse për këto komuna, ashtu sikur Serbia është e përkushtuar fuqishëm për serbët që jetojnë në Kosovë, por edhe ata që janë nëpër shtetet e tjera në rajon.
Apelojmë fuqishëm që kërkesa jonë të merret në konsideratë dhe të veprohet në drejtim të mbështetjes së procesit të parandalimit të spastrimit të heshtur etnik, të punohet për plane afirmative të kësaj çështje shqetësuese , të punohen dhe realizohen projekte mbështetëse për banorët shqiptarë etnik në këto treva të tyre.
Të koordinohemi me Kosovën në vendosjen e një plani reciprociteti kombëtar qe kalon nga dhënia e shtetësisë shqiptare me adresa në Republikën e Serbisë si kemi bërë të ditur në kerkesen tonë per Kryeministrin Rama!!
AFEDS
Muharrem Salihu

Related

Related Posts

Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues
Shqipëri

Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues

March 25, 2022
Talat Xhaferi flet për AFEDS: Ajo që bën Serbia në Medvegjë e pandershme/Shqipëria të nis reagimet e menjëhershme
Kosovë

Talat Xhaferi flet për AFEDS: Ajo që bën Serbia në Medvegjë e pandershme/Shqipëria të nis reagimet e menjëhershme

February 18, 2022
Mesiq: Serbët e urrejnë Millosheviqin jo pse shkaktoi luftë, por pse e humbi atë
Kosovë

Mesiq: Serbët e urrejnë Millosheviqin jo pse shkaktoi luftë, por pse e humbi atë

February 12, 2022
Osmani takohet me ish presidentët Mesiq dhe Topi
Kosovë

Osmani takohet me ish presidentët Mesiq dhe Topi

February 12, 2022
Load More
Next Post
AFEDS vazhdon punën pandërprerje në ndihmë të shqiptarëve në Serbi.

AFEDS vazhdon punën pandërprerje në ndihmë të shqiptarëve në Serbi.

Serbia po i shpopullon shqiptarët në Luginë të Preshevës në nivele alarmante

Serbia po i shpopullon shqiptarët në Luginë të Preshevës në nivele alarmante

Ne, shqiptarët e Serbisë, duhet të merremi me spastrimin tonë etnik: të flasim sinkron; ku duhet dhe si duhet!

Reciprociteti me Serbinë, fillon nga Medvegja dhe komunat e tjera. Tani!

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?