AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Serbi

Albin Kurti të përfshijë shqiptarët e Medvegjës në dialogun e Kosovës me Serbinë

September 22, 2021
in Serbi
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
Kryeministri Albin Kurti, ka mundësi që sesionin e ri të dialogut me Serbinë, në qershor ta bëjë vërtet „ fillimin e dialogut të ardhshëm.„ Jo thjesht metaforikisht, por dhe përmbajtësisht. Dhe për këtë duhet të përfshijë në dialog fatin e shqiptarëve të Republikës së Serbisë, me theks ata të Medvegjës, të cilët po zhduken falë politikës perverse të pasivizimit të adresave.
Siç është bërë e ditur në axhendën e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, do të përfshihet mes të tjerash çështja e të zhvendosurve në konfliktin e vitit 1999.
Kjo temë, kjo çështje, është thelbësisht e lidhur me fatin e bashkëvendasve të mi të komunave shqiptare në Serbi, me dhjetra mijë që janë vendosur në Kosovë. Ata kanë zgjedhur të jetojnë në Kosovë, jo me dëshirë, por të detyruar nga klima e represionit, e spastrimit etnik mbi ta, në kushtet kur Serbia e Milosheviqit humbi luftën. Ata kanë braktisur trojet amtare, duke u vendosur fare afër trojeve, me shpresën e rikthimit, mirpo Kosova praktikisht i ka braktisur pa kurrfarë dinjiteti njerëzor dhe kombëtar.
Kosova nuk i ka trajtuar si refugjatë lufte, status të cilin e kanë serbët e Kosovës,të vendosur në territorin e Serbisë duke përfituar kësisoj mbështetje prej Bashkimit Europian.
Kosova nuk i ka dhënë deri vonë as lejen e qendrimit në territorin e saj, bashkëpatriotëve tanë të Serbisë, veprim që i ka penguar të integrohen plotësisht në jetën ekonomike, politike, etj të shtetit kosovar.
Kosova nuk i ka bërë pjesë as të dialogut me Serbinë, ose nuk ka arritur të imponojë përfshirjen e tyre si temë në dialog. Kjo gjë duket në tekstin e marrëveshjes së Brukselit, ku flitet vetëm e vetëm për serbët e Kosovës.
Në këto kushte, duke shpresuar në Qasjen e re për Reciprocitet dhe energjinë e re të Qeverisë Kurti krijuar nga mbështetja masive popullore, ne shqiptarët e Serbisë bëjmë thirrje:
Fati ynë duhet patjetër të trajtohet sipas parimit të reciprocitetit përkundrejt Republikës së Serbisë. Reciprociteti ekonomik dhe financiar është vështirë të imponohet në kushtet e hapjes së tregjeve, por reciprociteti i minoriteteve është i mundshëm.
Nëse zotëri Kurti thotë se do të dialogojë me qytetarët serbë të saj dhe Serbia duhet të dialogojë me qytetarët shqiptarë të saj.
Kjo qasje e re, e mbështetur në konceptin e reciprocitetit, do të mundësonte vërtet jo thjesht metaforikisht, që dialogu i qershorit, të ishte fillimi i një dialogu të ri midis Kosovës dhe Serbisë.
M.Salihu

Related

Related Posts

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë
Serbi

Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë

March 23, 2022
Load More
Next Post
Zoteri Kurti, vendose Medvegjen në tryezën dypalëshe dhe në ato rajonale ! Ky është reciprociteti real !

Zoteri Kurti, vendose Medvegjen në tryezën dypalëshe dhe në ato rajonale ! Ky është reciprociteti real !

Kryeministri Kurti duhet t’i kishte dorëzuar Presidentit Vuçiq raportin e Biserkos për spastrimin etnik mbi shqiptarët në Serbi, duke nisur nga Medvegja !

Duartrokitje për KM Kurti! Sot ai fuqishëm, foli për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!

NJË LAJM I GËZUAR.!

NJË LAJM I GËZUAR.!

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?