AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Serbi

Zoteri Kurti, vendose Medvegjen në tryezën dypalëshe dhe në ato rajonale ! Ky është reciprociteti real !

September 22, 2021
in Serbi
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
Nga Muharrem Salihu
Gjatë ketyre viteve të negociatave të Brukselit, përfaqësuesit e Kosovës nuk kanë bërë asgjë në avansimin e statusit të shqiptarëve të Serbisë !- ketë tha pak a shumë në fjalën e vet në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti.
Ky nënvizim, ky theks meriton çso lëvdatë !
Kjo është e vërteta e trishtë, ndersa bashkëvendasit e mi, si zogjtë e shqipes janë shpërndarë në krejt botën. As ata që kanë mbetur ne trojet e tyre nuk kanë fat më të mirë.
Ky theks për deshtimin e Kosovës perballë Serbisë në Bruksel, në lidhje me përkeqësimin e të drejtave tona themelore, nderon Kryeministrin Kurti, por rrit dhe më shumë përgjegjësinë dhe shpresën tonë tek ai ! Disa të meta të dialogut të meparshëm, nuk riparohen dot, por vendosja në axhenden e bisedimeve, që prej 15 qershorit 2021 në kuadër të temës se të zhvendosurve nga Lufta e 1999, është urgjencë, është reciprocitet, është detyrim kombetar për Kosovën ! Eshtë dhe për Shqipërinë që do të jete shumë shpejt, anetare e Keshillit të Sigurimit !
Kosova ka deshtuar qoftë në nderkombëtarizimin e problemeve tona në rrafsh dypalësh, qoftë në trajtimin tonë njerëzor në territorin e saj, qoftë dhe ne planin rajonal ! Deshtim i reciprocitetit në te dy planet ! Dhe me këtë rast dua të qartësoj më shumë per kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij konceptin e reciprocitetit në terma realë pasi deri më sot
kam folur shumë për gjendjen e shqiptareve te perndjekur nga RS prej viti 99 e deri ne ditet e sotme dhe trajtimin e tyre përgjatë dy dekadave nga RSK.
Ndersa sot dua te qartesoj pabarazinë dhe mungesën e reciprocitetit edhe per shqiptaret te cilet vazhdojne te Jetojne akoma ne vendbanimet e tyre.
Eshte perkeqardhje se si neglizhenca e RKS beri qe sidomos shqiptareve te Medvegjes t’u veshtiresohet jeta edhe atje ne vendlindjet e tyre.
Imagjinoni sikur ne veri te Kosoves te mos kishte edhe nje pike te vetme doganore per qarkullimin e mallrave ! Përfytyroni sikur komuniteti serb ne veri te ishte i detyruar qe mallrat e tyre fillimisht te udhetojne drejt Prishtinës para se te udhetonin per Beograd!
Pika e vetme kufitare, ne funksion, qe kishte RKS me RS ne drejtim te Medvegjes eshte Mutivoda, e kategorizuar si pike e rendit te dyte “B” . Per dy dekada me radhe , levizja e njerezve behet ne menyre selektive, nganjehere edhe e kane mbyllur fare,si ishte rasti i dites se votimit në 13 shtator 2015, ndersa per qarkullim mallrash nuk eshte lejuar asnjehere! Medvegja eshte vetem 50 km larg nga Prishtina nderkohe qe edhe fizikisht kufizohen me njeratjetren. Shqiptaret ne Medvegje jo vetem se u lanë ne mëshirën e fatit, por atyre nuk ua lejuan dhe as sot nuk po ua lejojnë as minimumin per te mbijetuar : po u mohohet e drejta e levizjes se njerezve dhe mallrave ! Pra keto janë kushtet e shqiptareve ne Medvegje, te cilet, me mallerat e tyre per te hyre ne Kosove, fillimisht duhet te shkojne ne Leskoc dhe nga aty te zgjedhin Nish -in dhe te vazhdojne per Merdare sepse qellimi eshte qe ata te dekurajohen sa me shume dhe me shpejt te jete e mundur, per te braktisur vndlindjet e tyre!
Komuna e Medvegjës e cila perben gjysmen e territorit te asaj qe dikush deshiron ta kontrabandojë si “Luginë “, është bankoprova e planeve të vjetra serbe për zhdukjen tonë ! Nderkohe qe duke hequr dorë nga luftërat tona ndërshqiptare, do duhet keto tre Komuna te identifikohen si Rajoni i Komunave shqiptare ne Serbi ! Te flasim me një gjuhë, gjuhën kombëtare dhe të heqim dorë nga sherret tona feudale që na turpërojnë mes vedi dhe para të huajve !
Zoteri Kurti nenvizoi se tani qe po merr pjese në tryezat rajonale, po vuan dhe pasojat e gabimeve të mëparshme !
Për çfarë levizje të lirë në Hapësirën rajonale flitet në kuadër të Procesit të Berlinit kur ne vuajmë një izolim si ky ku kontribuon negativisht dhe Kosova? E lus kryeministrin Kurti te flasë dhe në tryezat rajonale per fatin tonë !

Related

Related Posts

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë
Serbi

Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë

March 23, 2022
Load More
Next Post
Kryeministri Kurti duhet t’i kishte dorëzuar Presidentit Vuçiq raportin e Biserkos për spastrimin etnik mbi shqiptarët në Serbi, duke nisur nga Medvegja !

Duartrokitje për KM Kurti! Sot ai fuqishëm, foli për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!

NJË LAJM I GËZUAR.!

NJË LAJM I GËZUAR.!

Nazarko: Opozita bëri hapin e duhur me draftin për Kodin Zgjedhor, por duhej hedhur më parë. ODIHR do kohën e vetë dhe nuk ndërhyn në ‘sherr’

Koha e Ramës për politikë të re të jashtme të Shqipërisë

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?