AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Opinione

Kosovë dhe Shqipëri : Çlironi pengjet në Serbi !

September 22, 2021
in Opinione
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
Muharrem Salihu
President i AFEDS
Ështe inkurajuese që më në fund Presidentja e Kosovës foli për « të kerkuar reagimin e nderkombetarëve për të ndalur procesin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi » si instrumenti kryesor për spastrimin etnik atje- si konfirmon raporti i Komitetit serb të Helsinkit.
Mirpo në lidhje me këtë qasje, kam dy konsiderata :
1) Ndërkombëtarët e kanë bërë punën e tyre, po dy shtetet tona nuk e kanë bërë ! Ndërkombëtarët janë ata që e kanë financuar raportin. Ai është një raport profesional, i besueshëm, dhe tashmë është në duart tona. Tash topi është tek ne. Kanë folur partitë tona për këtë çështje, por e kanë bërë zbehtë, dhe ato nuk kanë akses ndërkombëtar ;
Ne si AFEDS ndihmuam autorët e raportit, me dëshmitë kryesore,
me asistencën tonë, me inkurajimin tonë.
Tash duhet të flasin institucionet tona, të Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeministrat e dy vendeve. Më saktë duhet të kishin folur shumë më herët dhe tani ky raport do duhej të ishte qarkulluar në kancelaritë kryesore boterore, me nxitjen e dy shteteve tona, apo të ndërmerren hapa të tjerë legalë dhe diplomatikë !
2) Kosova dhe Shqipëria nuk duhet thjesht të flasin, por dhe të veprojnë. Perkundrejt Serbisë, më së shumti, me reciprocitet kryesisht, por dhe në procesin e dialogut.
Në raport thuhet se : fati i shqiptarëve në Serbi është peng i dialogut, apo i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Pra ne duhet të flasim me Serbinë si duhet që të çlirojmë pengjet ! Me diplomaci, por dhe me akte reciprociteti, duke mësuar madje prej Serbisë. Shikoni sesi Presidenti Vuciç do ta shnderrojë problemin e serbes Gashiç që po rikthehet në Gjakovë si problem dialogu dhe Kosova nuk po duket se ka ndërmend ta trajtojë problemin e 8000 shqiptarëve të spastruar etnikisht nga Serbia !!!! Duhet reciprocitet ! Pse kryeministri Rama që ka folur për këtë reciprocitet në vizitën e tij në Preshevë në 2015, nuk po flet dhe as vepron 6 vjet rresht në këtë linjë përkundrejt Serbisë ??
Me Serbinë duhet një marrëveshje e madhe historike dhe jo improvizime që nuk zgjidhin asgjë dhe lenë problemet hapur. Për të formuluar qasjen e përbashkët kombëtare jo thjesht ndaj shqiptarëve në Serbi, na duhen konsultime, forume te perbashketa, formale dhe informale, akademike dhe politike njëherësh. Tema e kësaj marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk mund të jetë ekskluzivitet i Kosovës, por i gjithë kombit shqiptar. Mjaft me shou takimesh me faktorë që s’ përfaqësojnë asgjë dhe janë në rastin më të mirë, vëzhgues memecë të asaj tragjedie që po ndodh në kurriz të shqiptarëve në Serbi, ku Medvegja është në prag të zhdukjes edhe per fajin e tyre !
Në mbyllje të këtij qendrimi, duhet të them me realizëm pesimist : për fatin tonë, ku mund të ndikojmë vetë, nuk duhet të fajësojmë Zotin dhe të tjerët. Duhet t’i kërkojmë shkaqet dhe fajet tek vetja. Nuk duhet të lejojmë të përsëritet ajo qe ndodhi në Camëri, sepse sot jemi më të fortë, të paktën në letra ! I zoti e nxjerr gomarin nga balta.. Jo fqinjët !

Related

Related Posts

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Pse Nikolla Keljanoviq e hoqi flamurin shqiptar?
AFEDS

Salihu i shkruan Lajçakut: Po të presim në Medvegjë

January 31, 2022
Vështirësitë e Evropës për të kapërcyer ndarjet
Lajme

Vështirësitë e Evropës për të kapërcyer ndarjet

January 27, 2022
Load More
Next Post
Ne, shqiptarët e Serbisë, duhet të merremi me spastrimin tonë etnik: të flasim sinkron; ku duhet dhe si duhet!

Kryeministri Kurti duhet t’i kishte dorëzuar Presidentit Vuçiq raportin e Biserkos për spastrimin etnik mbi shqiptarët në Serbi, duke nisur nga Medvegja !

Dialogu Kosovë-Serbi/ Nazarko: Vështirë të arrihet marrëveshje brenda këtij viti, Kurti duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Ramën

Dialogu Kosovë-Serbi/ Nazarko: Vështirë të arrihet marrëveshje brenda këtij viti, Kurti duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Ramën

Serbia, shteti i politikave sistematike asimiluese Analizë

Serbia, shteti i politikave sistematike asimiluese Analizë

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?