AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Opinione

Ne, shqiptarët e Serbisë, duhet të merremi me spastrimin tonë etnik: të flasim sinkron; ku duhet dhe si duhet!

September 22, 2021
in Opinione
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
Nga Muharrem Salihu
Jam shumë i lumtur që si pasojë e aktivizimit të AFEDS, për të promovuar raportin e Sonja Biserkos, mbi “pastrimin etnik me mjete administrative”, në kurriz të shqiptarëve në Serbi, me fokus Medvegjën, edhe politikanë të tjerë të 3 komunave tona, po flasin. Konkurenca politike, motive partiake, vëmendja që fituan keto tema në mediat kombëtare dhe rajonale e që nxit protagonizmin, apo arsye të tjera krijuan këtë momentum. Nënvizimi që ne i bëmë Kryeministrit Kurti se në takimin me Presidentin Vuçiq duhet t’i dorëzonte raportin e Zonjës Biserko, përkatësisht të Komitetit Serb të Helsinkit dhe disa organizatave të tjera, ishte shtysa kryesore mobilizuese. Ne ndihemi krenarë për këtë rol të AFEDS.
Mirpo po bëjmë disa gabime:
së pari, duhet konvergjim, duhen insiativa te përbashkëta dhe jo të mëvetshme. Kur këndon apo thërret në kor, zëri është më i fortë dhe degjohet më shumë. Mjerisht seicili prej nesh flet veç e veç.
Së dyti, duhet gjetur forumi, kundërpala e duhur, rasti, kancelaria, media e duhur që të amplifikohet efekti, zhurma, ndikimi. Pse jo në Beograd, pse jo një protestë? Pse jo kërkesë për takim, pse jo thirrje publike, mediatike, ndaj autoriteteve serbe?
Së treti, në Parlamentin e Serbisë duhet të kujdesemi të flasim për fatin e atyre që na kanë votuar, dhe jo për tema të mëdha ndërkombëtare apo rajonale. Duke harruar ata që na kanë zgjedhur, kauzat e tyre, spastrimin etnik për të cilin flet serbja Biserko, e duke folur ne shqiptarët për “ tema të mëdha rajonale” për të cilat ka kush e ngre zërin, na duket sikur fitojmë aureola heronjsh kombëtarë, por kemi ngaterruar cila është lufta dhe llogaria e gjithëseicilit. Tema e Minishengenit, duhet trajtuar me kompetencë, nga kendveshtrimi ynë specifik si shqiptarë të Serbisë: njohja e diplomave; diskriminimi ekonomik, bllokimi i lirisë së levizjes, etj e vetëm më pastaj të flasim se nga kalon “rruga e Tiranës”.
Së katërti, shumë mirë që i drejtohemi për ndihmë dhe shtetit shqiptar, por nuk ka pse t’ i qahemi! Tiranës dhe Prishtinës duhet t’i kërkojmë të na mbrojnë sipas Kushtetutës, apo Dokumenteve ndërkombetarë dhe jo të bërtasim në Tiranë që të na degjojnë në Beograd apo të marrim pëlqime në rrjete sociale.
Sot është vonë!

Related

Related Posts

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Pse Nikolla Keljanoviq e hoqi flamurin shqiptar?
AFEDS

Salihu i shkruan Lajçakut: Po të presim në Medvegjë

January 31, 2022
Vështirësitë e Evropës për të kapërcyer ndarjet
Lajme

Vështirësitë e Evropës për të kapërcyer ndarjet

January 27, 2022
Load More
Next Post
Të ndihmojmë afganët,por të mos harrojmë Medvegjën dhe shqiptarët në Serbi!

Të ndihmojmë afganët,por të mos harrojmë Medvegjën dhe shqiptarët në Serbi!

Makiaveli, libri udhëzues për politikanët e paskrupullt!

Makiaveli, libri udhëzues për politikanët e paskrupullt!

Fenomeni i Gjuhës Shqipe: Ndër gjuhët më të lashta në Evropë!

Fenomeni i Gjuhës Shqipe: Ndër gjuhët më të lashta në Evropë!

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?