AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Serbi

Vizita e diplomatit shqiptar Gent Cakaj në Medvegjë. Historike, informuese, mbështetëse dhe shpresdhënse!

September 22, 2021
in Serbi
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Vizita njëditore në Medvegjë e kryediplomatit shqiptar, z.Gent Cakaj, i shoqëruar edhe nga Ilir Boçka, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Beograd ishte mjaft e rëndësishme. Zhvilluan takim me këshilltarët komunalë në Medvegjë, z.Muharrem Salihu, z.Florim Sahiti dhe z. Fehmi Beha, ku temë kryesore ishte pasivizimi i pesë mijë qytetarëve medvegjas nga shteti serb.

Në kuadër të vizitës në Medvegjë, ministri Gent Cakaj i shoqëruar edhe nga Ilir Boçka, vizituan shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Banjë të Sijarinës. Kryediplomati shqiptar tha: “Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për shkollat shqipe, në veçanti me tekstet shkollore.

Pas vizitës në Banjë të Siajrinës, ata vazhduan vizitën në fabrikën e Muharrem Salihut, i cili është themelues i organizatës joqeveritare “AFEDS”, pronar i fabrikës së çorapeve “Medinvest” në Medvegjë dhe këshilltar ne asamblene Komunale në Medvegjë. Muharrem Salihu i falënderoi për vizitën, ministrin dhe ambasadorin dhe tha se Medvegja duhet të jetë prioritet për institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Kryediplomati shqiptar vizitoi edhe muzeun dhe amfiteatrin kulturor në Tupallë, falë punës dhe koontributit të Muharrem Salihut. Gjithë këto projekte të realizuara me mbështetjen e tij, do të jenë në shërbim të qytetarëve. Salihu, brenda një periudhe të shkurtër ka arritur që të rikthejë shpresën në këtë vendbanim shqiptar, që dekadave të fundit është boshatisur. Cakaj takoi edhe biznese të tjera për t’u njoftuar me kushtet në të cilat ato janë. Gjithë kohën ishte i shoqëruar me ngrohtësi nga medvegjasit. Këtë vizitë historike dhe premtuese për një zhvillim më të mirë, e mirëpritën fuqishëm shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
“Pas vizitës në eMedvegjë. Kryediplomati shqiptar Sh.K.Z.Gent Cakaj, ka shkruar në faqen e tij zyrtare të Facebook-ut, postimi i plotë:
Në Medvegjë u takuam me këshilltarët komunalë shqiptarë dhe drejtuesin e Grupit Qytetar “Të gjithë për Medvegjën”, z. Muharrem Salihu !

Folëm për nevojat e shqiptarëve në Medvegjë, rëndësinë e punës së përbashkët në ngritjen e problemit të rëndë të pasivizimit të adresave dhe domosdoshmërinë e përpilimit të një strategjie afatgjatë në shërbim të ruajtjes së faktorit shqiptar atje.

Po ashtu, së bashku vizituam edhe disa shkolla, ndërmarrje dhe qendra të tjera në Medvegjë me rëndësi të posaçme për zhvillimin e jetës së bashkëkombasve tanë!”

Related

Related Posts

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë
Serbi

Komuna e Preshevës rrezikon ta humbë projektin e Tregut ditor në Preshevë

March 23, 2022
Load More
Next Post
BE-ja miraton 14.2 miliardë euro për vendet në zgjerim, përfiton edhe Kosova

BE-ja miraton 14.2 miliardë euro për vendet në zgjerim, përfiton edhe Kosova

Nazarko: Opozita bëri hapin e duhur me draftin për Kodin Zgjedhor, por duhej hedhur më parë. ODIHR do kohën e vetë dhe nuk ndërhyn në ‘sherr’

Nazarko: Opozita bëri hapin e duhur me draftin për Kodin Zgjedhor, por duhej hedhur më parë. ODIHR do kohën e vetë dhe nuk ndërhyn në ‘sherr’

Gashi: Vendimi i Qeverisë për targat serbe e tejkalon Marrëveshjen e Brukselit, e restauron dinjitetin e kosovarëve

Gashi: Vendimi i Qeverisë për targat serbe e tejkalon Marrëveshjen e Brukselit, e restauron dinjitetin e kosovarëve

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?