AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Ekonomi

BE-ja miraton 14.2 miliardë euro për vendet në zgjerim, përfiton edhe Kosova

September 22, 2021
in Ekonomi
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare për shtetet që janë në proces të zgjerimit.

Mjetet do të vlejnë për periudhën 2021-2027. Shtetet që do të përfitojnë janë Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Islanda, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Në një deklaratë të BE-së thuhet se, këto mjete do t’u ndihmojnë atyre të zbatojnë reforma, me synim anëtarësimin e ardhshëm në BE.

Megjithatë, ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte. Sipas deklaratës, ndihma do të ndryshojë në sasi dhe intensitet, varësisht performancës së përfituesve.

“Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet përpjekjeve të bëra në fushat e reformave themelore (sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe reforma e administratës publike, si dhe zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca)”, thuhet në deklaratë.

Me të po ashtu bëhet e ditur se shtrirja dhe intensiteti i ndihmës mund të pësojnë modifikime, në rast të mungesës së vazhdueshme të përparimit të përfituesve në fushat e reformave themelore. /REL/

Related

Related Posts

Normat e interesit të pandryshuara, pavarësisht rritjes së frangut zvicran
Ekonomi

Normat e interesit të pandryshuara, pavarësisht rritjes së frangut zvicran

March 25, 2022
Qeveria e Kosovës afër marrjes së grandit nga MMC -ja në vlerë mbi 200 milionë euro, për investime në sektorin e energjisë elektrike.
Ekonomi

Qeveria e Kosovës afër marrjes së grandit nga MMC -ja në vlerë mbi 200 milionë euro, për investime në sektorin e energjisë elektrike.

March 24, 2022
Load More
Next Post
Nazarko: Opozita bëri hapin e duhur me draftin për Kodin Zgjedhor, por duhej hedhur më parë. ODIHR do kohën e vetë dhe nuk ndërhyn në ‘sherr’

Nazarko: Opozita bëri hapin e duhur me draftin për Kodin Zgjedhor, por duhej hedhur më parë. ODIHR do kohën e vetë dhe nuk ndërhyn në ‘sherr’

Gashi: Vendimi i Qeverisë për targat serbe e tejkalon Marrëveshjen e Brukselit, e restauron dinjitetin e kosovarëve

Gashi: Vendimi i Qeverisë për targat serbe e tejkalon Marrëveshjen e Brukselit, e restauron dinjitetin e kosovarëve

Spartak Ngjela flet për AFEDS: I vetmi sukses për shqiptarët është bashkimi i shqiptarëve

Spartak Ngjela flet për AFEDS: I vetmi sukses për shqiptarët është bashkimi i shqiptarëve

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?