AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Aktivitete

Gashi: Vendimi i Qeverisë për targat serbe e tejkalon Marrëveshjen e Brukselit, e restauron dinjitetin e kosovarëve

September 24, 2021
in Aktivitete, Kosovë, Lajme, Serbi, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Opinionisti Shkëlzen Gashi ka thënë se vendimi i Qeverisë për mos lejimin e përdorimit të targave serbe në territorin e Kosovës është tejkalim i Marrëveshjes së Brukselit. Ekzekutivi kosovar ka deklaruar se mbështetet në zbatimin e kësaj marrëveshje për vendimin e targave.

Gashi në Rubikon të Klan Kosovës ka theksuar se me këtë verdikt, që ka hyrë në fuqi tash e tre ditë, Kosova del më e fortë në pozicionin negociator me Serbinë dhe me Bashkimin Evropian.

“Marrëveshja e Brukselit është tejkaluar në dy pika, e para është duke u ndaluar përdorimi i targave KS në territorin e Kosovës, e dyta Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që targat RKS të kenë të drejt me u fut edhe në territorin e Serbisë. Kjo nëse Serbia nuk pranon që targat RKS të qarkullojnë lirshëm në territorin e Serbisë, atëherë as targat e Serbisë nuk do të përdoren në Kosovë, por do të kenë targa provuese. Këtë nuk e gjeni askund në marrëveshjen e Brukselit, kjo marrëveshje nuk thotë askund që targat RKS të automjeteve të Kosovës të munden të qarkullojnë lirshëm në Serbi, kjo është tejkalim i marrëveshjes së Brukselit.

“Pikat 6 dhe pika 8 të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2011 thonë ‘Si masë kalimtare autoritetet në Kosovë do të vazhdojnë vlefshmërinë e targave KS të automjeteve për një periudhë fillestare prej pesë vitesh, në përfundim prej së cilës çështja do të rishikohet nga të dyja palët në lehtësimin e BE-së nëse kërkohet’. Në pikëm 8 thuhet ‘Si masë e përkohshme autoritetet në Beograd do t’ua mundësojnë autoriteteve nga Kosova që të bartin targat KS të qarkullojnë lirshëm në dhe përmes territorit të Serbisë’”.

“Ndërsa, Marrëveshja Brukselit e vitit 2016 që është pesë vite mbrapa asaj të vitit 2011, në pikën 4 të saj thuhet ‘Regjistrimi i të gjitha automjeteve me tabelat e lëshuara nga autoritetet e Kosovës do të fillojë më 15 janar 2017 do të zgjas 12 muaj’. Pika 5 thotë ‘Kosova do ta zgjasë validitetin e tabelave KS për pesë vite në fund të së cilës çështja do të shqyrtohet nga të dyja palët me ndihmën e BE-së nëse kjo kërkohet’.

“Kosova i tha Serbisë dialog, nëse s’do ne e këpusim. Çka bëri Qeveria e mori një vendim që është reciprocitet, nëse t’i nuk i lejon tabelat e qytetarëve të Kosovës të përdoren në Serbi po u kërkon tabela provuese, atëherë edhe ne do të kërkojmë që tabelat serbe në Kosovë të zëvendësohen me tabela provuese. Kjo nuk është në Marrëveshje të Brukselit, pse vjen kjo? Këtu u tha se ky vendim është legal, nuk e shkel asnjë udhëzim administrativ, as një ligj dhe as Kushtetutën. Ky vendim është legjitim sepse është i drejtë, e dyta kjo e forcon pozicionin negociator të Kosovës karshi Serbisë, ndërkombëtarëve dhe shteteve të Bashkimit Evropian”, ka thënë Gashi.

Ai ka pohuar se ky vendim po ashtu e restauruon dinjitetin e qytetarëve të Kosovës karshi Serbisë, pasi sipas tij për 20 vjet kosovarët kanë qenë të poshtëruar duke i larguar targat e tyre për të hyrë në Serbi. Po ashtu e ka quajtur edhe si një gjetje të mirë të Qeverisë pasi afër janë zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Vertetim per Z. Islas Jusenovic
AFEDS

Vertetim per Z. Islas Jusenovic

September 5, 2022
AFEDS

September 5, 2022
Load More
Next Post
Spartak Ngjela flet për AFEDS: I vetmi sukses për shqiptarët është bashkimi i shqiptarëve

Spartak Ngjela flet për AFEDS: I vetmi sukses për shqiptarët është bashkimi i shqiptarëve

Nuk mund të tkurrim autoritetin tonë shtetëror në veri ndërsa në jug të Serbisë po tkurret ekzistenca

Nuk mund të tkurrim autoritetin tonë shtetëror në veri ndërsa në jug të Serbisë po tkurret ekzistenca

Osmani ndërpret vizitën në New York, shkak zhvillimet në veri

Osmani ndërpret vizitën në New York, shkak zhvillimet në veri

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?