AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home AFEDS

Nuk mund të tkurrim autoritetin tonë shtetëror në veri ndërsa në jug të Serbisë po tkurret ekzistenca

September 25, 2021
in AFEDS, Aktivitete, Kosovë, Lajme, Serbi, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Shkruan: Muharrem Salihu, përfaqësuesi politik i shqiptarëve në Medvegjë

Është krejt e qartë se akti i fundit i Kosovës për të vendosur targa të përkohshme automjeteve me targa serbe, në kalimin e kufirit, në përfundim të marrëveshjes së mëhershme, ka imponuar fuqishëm në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, temën e reciprocitetit.

Në marrëdhëniet ndërkombëtare, reciprociteti zakonisht lidhet me shkëmbim dypalësh favoresh, përfitimesh, trajtimesh pozitive.

Pra,akti i fundit i qeverisë Kurti,  ndërsa pala tjetër po bën një luftë nervash, kush tërhiqet i pari, synon të vendosë reciprocitetin me Serbinë. A do ja arrijë?

Që t’ja arrijmë ne, së pari dhe si kryesore, është që ne si komb, duhet të jemi bashkë! Bashkë me Perëndimin.Duhet të këshillohemi mirë. Duhet të kemi një strategji dalëse.

Ndërsa Serbia synon të nxisë si reaksion,themelimin e Asosacionit, ne duhet të veprojmë sipas parimit “ njëra dorë lanë tjetrën, të dyja lajnë fytyrën.”. Të ndihmojmë Kosovën, të ndihmojmë veten,të ndihmojmë kombin.

Skenari eventual serb, me asosacion, pra thellimi i ndarjes territoriale sipas vijave etnike, mund të mos ndalet kurrë. Ne duhet të ishim të përgatitur, por më mirë vonë se kurrë, që të themelojmë Asosacionin e tre komunave tona në Jug të Serbisë, të hapur për bashkimin e ndonjë komune tjetër, në Sanxhak. Ka patur shprehje të vullnetit popullor nëpërmjet referendumeve në këtë drejtim dhe ne duhet ta jetësojmë këtë vullnet.

Ky do të ishte reciprocitet real për trajtimin e pakicave në të dy shtetet tona, ndonëse reciprociteti i plotë ka shumë sfera të tjera.

Është vonë, por ne duhet të jemi të përgatitur.  Ekzistenca jonë në Jug të Serbisë, po kërcënohet pa u ndalur dhe ne nuk mund të lejojmë që të humbim dyfish: të tkurrim autoritetin shtetëror në veri të Kosovës, ndërsa në Jug të Serbisë, po tkurrim ekzistencën.

Related

Related Posts

Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Ky është mesazhi i Kryeministrit Kurti, drejtuar Ambasadorit Szunyog
Kosovë

Ky është mesazhi i Kryeministrit Kurti, drejtuar Ambasadorit Szunyog

March 25, 2022
Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues
Shqipëri

Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues

March 25, 2022
Load More
Next Post
Osmani ndërpret vizitën në New York, shkak zhvillimet në veri

Osmani ndërpret vizitën në New York, shkak zhvillimet në veri

Kurti thotë se në Jarinjë dhe Bërnjak janë dy persona me veprimtari kriminale, publikon të dhënat (FOTO)

Kurti thotë se në Jarinjë dhe Bërnjak janë dy persona me veprimtari kriminale, publikon të dhënat (FOTO)

Drecun: Nëse Kosova nuk heq dorë nga vendimi, do të përdorim të gjitha mjetet mbrojtëse që kemi

Drecun: Nëse Kosova nuk heq dorë nga vendimi, do të përdorim të gjitha mjetet mbrojtëse që kemi

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!
  • Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
  • Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?