Shkruan: Blerim Muriqi
Të kemi durim e të mbetemi në kraj të Kosovës duke qenë në krah të qeverisë pa kushte derisa të përmbyllet kriza që provoi ta provokoi Vuçiqi me levat e tij dhe ndihmën e shërbimeve ruse. Çështja e tabelave tashmë është çështje e mbaruar dhe po mbyllet me sukses.
Vuçiqi e ka ditur se tabelat do mbyllen me reciprocitet dhe tashmë do gjindet një formë veprimi që do e aplikojnë të dy shtetet, por atij për zgjedhjet e Prillir po i duhet Asociacioni, apo Zajednica serbe sikur e vret veshin më shumë bashkësia e komunave serbe.
Edhe këtë çështje Kosova mund ta mbyllë suksesshëm duke aplikuar gjithçka në frymën tonë kushtetuese, sikur edhe qëndron në marrëveshje se ajon do t’i nënshtrohet kushtetutës së Kosovës. Po fryejnë erëra të mira për Kosovën dhe ne duhet të jemi krah mbështetës i tyre duke qenë politika bashkë me qeverinë dhe qytetarët mbështetës, pa çka se jemi në kohë zgjedhjesh. Ne kemi kapacitete për t’i ndarë këto dy gjëra, kapitalen nga minoren, baziken nga të përsëritshmen.
Sekush nga ne do donte që koha ta kishte bartës pusjteti liderin e tij sepse koha është shumë e vlertë. Por, a nuk është më.e rëndësishme Kosova shqiptare dhe hapja e rrugës së saj në trasen që Rilindasit rekomanduan me përpjekjen dhe flijimin e tyre se sa secili shkëlqim partiak mbi pushtetin të kujtdo aspirate apo etjeje pushtetore?
Sot kur shqiptarët dhe Shqipëria jonë është faktorizuar për të qenë lojtar në botën e madhe të interesave që veprueshëm bëhet gjeopolitikë, Kosova duhet të rritet e maturohet politikisht që të mund t’i ndjek trendet për ta përmbyllur shtetësinë me karrige në OKB, pa të cilën ajo nuk do të mund të kthehet me pramueshmëri ndërkombëtare në gjirin e shtetit amë Shqipërisë sonë.
Aktet e sotme mund të duken të vogla dhe mund ta mashtrojnë ndonjë mendje të rrjedhur politike që të anoj e mendoj me stomak, por pa këto akte ne nuk do të mund të ecim drejt qëllimeve tona.
Discussion about this post