Presidentja e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Prishtinë. Ajo fillimisht është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi ishte i mbyllur për media, derisa pas Osmanit, Von der Leyen është takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Von der Leyen do ta vizitojë kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së.
Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro.
Discussion about this post