AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home AFEDS

Situata në veri, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, takohen sot në Bruksel

September 29, 2021
in AFEDS, Aktivitete, Lajme
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Një takim i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bruksel do të mbahet sot. Besnik Bislimi, zëvendës kryeministër në Qeverinë Kurti, do të udhëheq delegacionin e Kosovës, i cili do të takohet me atë serb që udhëhiqet nga Petar Petkoviq. E prezent pritet të jetë i dërguari special i BE për dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Miroslav Lajçak. Krahas tij, në takimin e së mërkurës që organizohet pas eskalimit të situatës për targa, do t’i bashkohet edhe Gabriel Escobar, zëvendës sekretar i Departamentit amerikan të Shtetit.

Por rreth formatit të takimit të sotëm është krijuar paqartësi..

Ende nuk dihet nëse Escobar, si përfaqësues i Departamentit të Shtetit, do të jetë pjesë e takimit të udhëhequr nga Brukseli, i cili është entiteti që lehtëson dialogun.

Bashkimi Evropian gjatë ditës ka mohuar se Escobar do të jetë pjesë e takimit Bislimi-Petkoviq, që mbahet për herë të parë pas përplasjes për targa.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se takimi do të mbahet nesër, por ai ka mohuar se zv.ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar do të jetë prezent në takim.

“Jo, z.Escobar nuk do të jetë prezent në dialog. Dialogu ka 3 pjesëmarrës (Kosovën, Serbinë dhe BE-në). Të gjithë të tjerët vetëm e mbështesin atë (dialogun) nga jashtë”, ka thënë Stano.

Ndërsa Ambasada Amerikanë në Prishtinë, në një përgjigje për Reporteri.net, të hënën  theksoise përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit janë dakorduar për t’u takuar këtë javë në Bruksel, derisa kanë konfirmuar se Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë për Reporteri.net.

Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që çdo automjet që hyn në Kosovë nga Serbia të ketë të vendosura targat e përkohshme.

Serbët për të kundërshtuar këtë vendim vendosën barrikada të shumta në rrugët që çojnë drejt pjesës kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, duke i lënë të bllokuar këto dy pika kufitare tash e dhjetë ditë.

Related

Related Posts

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Qeveria e Kosovës afër marrjes së grandit nga MMC -ja në vlerë mbi 200 milionë euro, për investime në sektorin e energjisë elektrike.
Ekonomi

Qeveria e Kosovës afër marrjes së grandit nga MMC -ja në vlerë mbi 200 milionë euro, për investime në sektorin e energjisë elektrike.

March 24, 2022
VIDEO: 23 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe
Lajme

VIDEO: 23 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

March 24, 2022
Kurti flet për takimin me kancelarin Nehammer: Austria ishte rreze shprese për ne gjatë okupimit dhe aparteidit
Kosovë

Kurti flet për takimin me kancelarin Nehammer: Austria ishte rreze shprese për ne gjatë okupimit dhe aparteidit

March 19, 2022
Load More
Next Post
Çështja e tabelave punë e mbaruar suksesshëm

Çështja e tabelave punë e mbaruar suksesshëm

Sëmuret Aleksandar Vuçiq, anulon të gjitha aktivitetet

Sëmuret Aleksandar Vuçiq, anulon të gjitha aktivitetet

Nis takimi Kurti-Von der Leyen

Nis takimi Kurti-Von der Leyen

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!
  • Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
  • Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?