Është arritur marrëveshja të enjten në mes të palëve, Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton AFEDS.
Këtë e bëri të ditur, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter ka shkruar se kjo gjë u arrit pas negociatave dy ditore që u bë nga delegacionet e dy shteteve.
“Ne e kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën për të vazhduar për sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak.
Nga ana tjetër, Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ironizoi me situatën, duke thënë se pavarësisht të gjithave, arritja e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, është sukses për Republikën e Kosovës.
Tutje, Miftaraj, shtoi se Vuçiq një javë më herët kërkonte luftë, sot iu kthye kërkesës për paqe.
Sipas Miftarajt, kjo nuk duhet harruar e lënë në heshtje nga ShBA’të dhe EU.
Postimi plotë:
Anash patriotizmin, anash premtimet elektorale lidhur me dialogun, anash qendrimet lidhur me dialogun ne te kaluaren nga partia ne pushtet, marreveshja e arritur eshte sukses per Republiken e Kosoves.
Vuçiq nje jave me heret kerkonte lufte, sot iu kthye kerkeses per paqe! EU dhe USA duhet qe kete fakt mos ta harrojne dhe kalojne ne heshtje.
Discussion about this post