AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home AFEDS

Hoti për reciprocitetin: Kosova zbatoi marrëveshjen, por Kurti s’pati koordinim me partnerët

September 30, 2021
in AFEDS, Kosovë, Lajme, Serbi, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Ish-kryeministri Avdullah Hoti e mbështet veprimin e institucioneve të Kosovës për aplikimin e masës së reciprocitetit për targat.

“Kosova i është përmbajtur kësaj marrëveshjeje dhe ka marrë një veprim në përputhje të saj”.

Sipas tij, aplikimi i kësaj mase është në të drejtën e Kosovës, ndërsa u shpreh kritik për Qeverinë Kurti duke thënë se ka ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë.

“Problemi është se nuk është sensibilizuar mjaft faktorin ndërkombëtar. Nuk është koordinuar ky veprim me partnerët ndërkombëtarë, për t’ua bërë të ditur se Kosova është duke respektuar marrëveshjen se po hyjmë në fund të marrëveshjes dhe Kosova është e detyruar që të veprojë në përputhje me ligjin dhe në respektim të marrëveshjes. U krijua një situatë, që u duk sikur i surprizuan partnerët tanë, gjë e cila nuk duhet të ndodhte, sepse çdo veprim ka qenë i koordinuar plotësisht me partnerët ndërkombëtarë”, tha ai për Euronews Albania.

Hoti tha se kryeministri Kurti ka vepruar pa plan të qartë dhe pa koordinim me partnerët.

Sipas ish-kryeministrit, vendet mike i kanë dhënë të drejtë Kosovës për aplikimin e reciprocitetit, por kanë shprehur rezerva për aktet e Qeverisë Kurti.

“Absolutisht jo, askush nuk është duke kritikuar veprimin e qeverinë atje, por përkundrazi nga opozita e kemi mbështetur veprimin e qeverisë. Problemi është se është ndërmarrë hapi pa një plan të qartë, pa një strategji të qartë dhe të koordinuar me partnerët ndërkombëtar për përmbylljen e kësaj çështje. Reagimet që kemi parë ne vendet mike japin të drejtë Kosovës në verime që ka ndërmarrë, por theksohet mungesa e koordinimit paraprak për këtë veprime”.

Ai thekson se çështja e reciprocitetit mund të ndikojë, që në procesin e dialogut në Bruksel të mos diskutohet për marrëveshje përfundimtare, e cila nënkupton njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve, por se e gjitha kjo qasje shton Hoti mund të kanalizohet në disktutime për marrëveshje teknike.

“Kam frikë se nuk do diskutohet për marrëveshje përfundimtare, por do të bisedohet për marrëveshje teknike, parciale, për një problem që është krijuar në atë pjesë të vendit dhe Kosova e them prapë është plotësisht në të drejtën e saj, është Serbia ajo që nuk e ka respektuar këtë marrëveshje”.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Vertetim per Z. Islas Jusenovic
AFEDS

Vertetim per Z. Islas Jusenovic

September 5, 2022
AFEDS

September 5, 2022
Load More
Next Post
Sot kthehen eshtrat e disa viktimave të luftës nga Serbia

Sot kthehen eshtrat e disa viktimave të luftës nga Serbia

Katër këndvështrimet për dialogun Kosovë-Serbi

Katër këndvështrimet për dialogun Kosovë-Serbi

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Medvegjë/ Valon Murati kërkon reagim të menjëhershëm Shqipërisë

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Medvegjë/ Valon Murati kërkon reagim të menjëhershëm Shqipërisë

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?