AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home AFEDS

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Medvegjë/ Valon Murati kërkon reagim të menjëhershëm Shqipërisë

September 30, 2021
in AFEDS, Aktivitete, Kosovë, Lajme, Opinione, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Tashmë, janë bërë vite që kur Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe kjo, po ndryshon “strukturën etnike” të këtyre komunave.

Në fak, Medvegja është më e prekur nga pasivizimi i vendbanimeve, por ky proces po zhvillohet edhe në dy komunat tjera të banuara me shqiptarë, Preshevë dhe Bujanoc, transmeton AFEDS.

Qeveria aktuale, qeveria Kurti, nuk  është se ka bërë hapa konkret në raport me këtë situatë, por, kujtojmë se, vite më parë, ndonëse Ish-Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ish-ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një deklarate të përbashkët, pat ën th ënë se ky proces që po bëhet në Serbi, përbën formë të re të shtypjes së shqiptarëve, prapë nuk  është ndërmarrë asgjë.

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, në një prononcim për “AFEDS”, deklaroi se për situatën në fjalë, mundësitë për veprim, të shpejtë dhe ligjor, e ka Shqipëria më shumë nga që e ka Kosova.

Sipas tij, Shqipëria mund që të reagojë nëpërmjet mekanizmave ndërkombëtar.

“Sa i përket reagimit, mundësitë i ka më të mëdha Shqipëria, që të reagojë qoftë në mekanizmat ndërkombëtar, qoftë tek shtetet veç e veç. Sa i përket Kosovës, ne do të duhej ta shtronim me vendosmëri çështjen e Kosovës Lindore në bisedimet me Serbinë”, tha Murati.

I të njëjtit mendim, është edhe Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i cili për AFEDS, tha se në të tilla raste, Shqipëria mund dhe ka mundësinë të reagojë më shpejtë se Kosova, për shkak se është anëtarë jo e Përhershme e Këshillit të Sigurimit.

“Në të tilla raste si ky, Shqipëria e ka mundësinë ideale si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të veprojë dhe reagojë për këto veprime të jashtëligjshme të Serbisë ndaj shqiptarëve”, tha ai.

Tutje, Miftaraj, shtoi se Shqipëria duhet t’i shfrytëzoj të gjitha mekanizmat duke kërkuar hetim në OKB, nëpërmjet një të dërguari special, që, Shqipëria duhet ta ketë duke u konsultuar me vendet përkatëse, që preken nga pasivizimi i adresave.

Related

Related Posts

Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Ky është mesazhi i Kryeministrit Kurti, drejtuar Ambasadorit Szunyog
Kosovë

Ky është mesazhi i Kryeministrit Kurti, drejtuar Ambasadorit Szunyog

March 25, 2022
Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues
Shqipëri

Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues

March 25, 2022
Load More
Next Post
Urime: Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat

Urime: Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat

Arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi, zbrabset Vuçiq

Arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi, zbrabset Vuçiq

Marrëveshja në Bruksel, Konjufca takohet me komandatin e KFOR

Marrëveshja në Bruksel, Konjufca takohet me komandatin e KFOR

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!
  • Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
  • Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?