AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home AFEDS

Andrra e nji gurbetçari

October 1, 2021
in AFEDS, Kosovë, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
Shkruan: Blerina Ademi Sahiti
Sonte , shumë qava… se di hiç pse , në vend se t’gëzohesha se me sabah për Kosovë kisha me marr udhë.
Mezi , m’qeli sabahi, njëjtë si nji fmi i vogël që flen me emocione natën e bajramit ose nji ditë para se me nis shkollën. Bile edhe teshat i lash ngat veti ato që kisha me i vesh, prej maraku mos po vonohna e po m’ikë autobusi e mos t’thom më iki po te pres unë atë se biletën qysh qe dy javë e kisha nxjerrë.
Shumë qava sonte, thuaje po shkoj me vdek e jo me takue gruan e fmijtë, hajr inshallah e bile mezi pritsha me zbardh sabahi.
Nanë e babë me m’prit s’kisha se ka kohë që m’kanë vdekë, po malli për fmijtë m’kish mbytë qe dy vjet pa mujt me i pa, se na myti kjo pandemi e na la me na djeg malli ani pse pare kishim po me ardh nuk mujtëm.
Djali, ma kish nis vitin shkollor e besa e kish bitis me sukses e unë as s’kisha mujt me i nejt ngat me përcjell e as me ja ble dhuratën kur e ka marr librezën.
Gruaja ju ba nanë e ju bo babë e ma boftë hallall se e lash vet, po ja pata dhanë fjalën se ka mi qëndrue besnik dashnisë tonë e besa pa kalue mot mot ka me marr ngat veti, ma faltë ajo po besnik i qëndrova po mot mot kaloi e unë se majta fjalën e smujta me e marr, virusi na ndau…
Jeta qenka e egër e pa parashikueshme…
Qikën n’bark t’grues e kam pas lon e qe dy vjet pa mujt me ardh, ka lind e ka nis besa hapat e parë me i qit, n’kamer e kam pa përditë e i kam thanë hajde te babi, e qika jem me gojën e vogël u mundojke me m’thirr ba-ba , ba-ba…
Eh, zemra ju gzoftë, menzi pritsha mu u bo sabah e me hyp në autobus e me u nis për Kosovë.
Në aeroplan me hyp s’ma mbrrijke ksi hovi se isha i ri n’gurbet e menzi mujta me i përthaku shpenzimet e mia e me siguru ni bilet e mi kursy do pare, me nejt do dit n’Kosovë e qe besa edhe do dit n’Shqipni mi qu fmijtë n’deti se djali tash u rrit, e din me kallxue e mu gzue e me u livdue na ka qu baba në deti…
Ja pata ble grus një kmish ngjyr vjollce e do pantoll të zi, se fustan me i ble fort marak s’ka e besa qysh se kam pa qe dy vjet thojsha si bin as qato pantolla po pa e mush koferin sene me bakshisha s’shkohet n’Kosovë thojsha…
Djalit ia bleva qantën për shkollë me rrota, se gruja mtha shumë libra e menzi pe qon n’shpinë prej s’rani e bile thash ma lehtë e kap për vege e ngre zhag…
Ja shtina n’qant edhe do çokollada e do bonbona , gzohet djali amël me hangër ka marak se edhe i vogël ka pas marak.
Qikës ja bleva do patika me drita e ni fustan me lule tamam për verë, si me qenë fustan për nuse, se thojsha qikat e vogla kanë marak mu dok qashtu si princesha…
Hasret pritsha me zbardh sabahi e me hyp në autobus.
Erën e fmijve me nii,e me i përqaf fort e me u çmall me grue…
Ah, gurbet qofsh mallkue!
Mallkue qoftë edhe vendi jem që s’më dha kushte ma t’mira me i rrit fmijtë e u bona kajl me ik e me i lon.
E kqyra orën , ish bo 1 pas mesnate… shumë qava, edhepse thojnë burrat s’qajnë po sonte fort derdha lotë…
E kurdisa telefonin e lash n5 pa 5minuta, thash deri t’veshna e t’shkoj në vend bohet tamam 7.
Qat’here kisha me u nis.
Xrrrr…boni alarmi!
U qova e u vesha.
Koferin e mora se e kisha mush plot bakshisha, mos vet me harrue, durthatë nuk shkohet.
Mbrriva në stacion e shkova te peroni ku ish autobusi jem, ja dhash biletën kondukterit e m’tha nr 9 e paske ulësen, oh thash ishalla bile jam ngat xhamave me u ul se rrug e gat e bile kqyri prej xhamave e boj naj fotografi e bile i kallxojk shoqnisë naj gjo interesante.
Edhe vallah bilah ma ngoj zoti lutjen, ulsja 9 m’qëlloj te xhamat.
U gzova pos me kon ni fmi i vogël. E m’ra mu ul me ni zonjë saqë ma hetoj gzimin e m’veti a për herë t’parë po hyp.
Jo , i thashë kom hyp edhe ma herët po qit udhë për her t’parë pe boj, udhë t’mallit që m’ka djeg me pa djalin e qikën e me hangër buk t’gatum prej nafakës tem.
Zonjë ish kon, po kish pas ndjenja se ju mushën syt lot e m’uroi mi gjet shnosh e mir.
T’njëjtën uratë ja bona edhe unë.
Tan rrugën ajo fjeti e unë hiç.
Kqyrsha prej xhamave e besa e ngojsha kangën e Sabri Fejzullahut, se si mos me pas tjerë këngtarë shoferi veç Sabrin e lshojke me knue.
Hiç për çudi s’na u mërzit e besa qaq shumë veta në autobus najher edhe knojshim me Sabrin e najher edhe kcejshim me duar…
Udhë e gjatë bajagi po jo bree s’na u dokke aq, se mezi pritshim me mbrri n’Kosovë e me u çmall me njerzit tanë.
Ah, bre thojsha me mujt e me ardh , edhe gërnaq le tëm thojnë hiç s’mërzitna , veç te ha do buk t’gatuem e lang e ajvar t’marruem , se edhe gërnaq le të mthojnë.
Kesh’sha vet me veti … po ku u bona unë gërrnaq për dy vjet se.
Eiii çka me pa,edhe patikat e bardha i kisha n’kam e më vetojshin prej bardhësisë, që n’Kosovë edhe me mpas lut s’kisha math t’bardha kurrë se telashe e bojsha gruen tu e shti me i la, se për dy orë ngjyrë pjepni u bojshin…
Eu , Kosovë t’qofsha falë, pritëm se po vij unë e 55 gërrnaqa tjerë.
Kesh’sha vet me veti e s’mujsha mu nal… Po a ka mend aj Valon Syla bre po qysh na e ngjiti kit emër kshtu. Po neve dielli po na sos kat ëm kat tu punue baushtell e me menzi do buk pe hamë e aj tan ditën n’tesha kat tu kujtue qysh e kon qysh me thirr e qysh me kesh.
Eu dever dynja…
Eu, po shum kisha kajt pram sa edhe syt hala po m’djegin e mu kishin kuq prej lotve, e qe besa hala s’mujsha me kuptu pse gjith ato lotë i kisha derdh.
Po more te gruja e te fmija po shkon o Bastri , pse kajte kaq shum allahile ?
Aiii, kishe kogja burr je kon n’Kosov e gurbeti t’paska ligshtue.
Vet me veti i folsha veti.
Duro Bastri e mos kaj edhe n’autobus e me marr vesh tan bota që t’ka marr malli për gru e me kesh me bo hajgare me ty.
E preksha xhepin me kqyr a e kam kuletën se thojsha mos po ma vjedh kush , e kesh’sha vet me veti , po kadal o Bastri se ktu Kosov s’osht e tan gajlen e pareve tua se kan…
S’kisha shum pare po thojsha ja blej djalit ni bicikëll e qikës ni kolic se gjynah gruja akshamave tha po dal te liqeni me ec e po m’vjen ran me bajt qikën kur s’po mun ec…thojsha ja letoj pak grus e i gzoj edhe fmijtë.
Rambam bam…u thyen shum xhama e u rrokullis autobusi.
U nin shumë brima o shkum shum zot n’dorën tane pshtona o zot.
Kajshin fmija e kush se diti çka u bo, se mir boll kem tu udhëtue e Sabriun tu e ndëgjue.
Pa prit e pa kujtue sa policia na rrethoi e sa ambulanca erdhën aty.
Ky paska vdek !
Ky hala po merr frymë.
Kqyr qatje njoni pe livrit dorën,u nijke tu thon nji motër po jo joo i thojke tjetra veç tu paska dok se pulsi ju paska nal.
Kta i kam nii shqip tu fol edhe i kam mbyll syt mo, sen s’di çka ka ndodhë.
Kush ma ka mlue trupin e m’ka pa që jam dek hiç s’di.
A ma bon hallall moj grue se s’mujta me t’pa edhe ni her e qe besa n’xhep t’vogel t’koferit edhe ni telefon ta pata ble , befasi me ta bo, se tanin fmjja ta patën thy e tu lutsha bleje , po mthojshe jo bre Bastri çka me shpenzue hala po bon me fol e zanin po ta nii.
Ruji paret Bastri e te ndreçim pak shpin see ka nis me pik kulmi kur po bjen shii e po narthin fmija.
Ah moj grue a ma bon hallall se qe dy vjet që s’të kam takue , si në hajgare t’thojsha t’kam harrue se ktu gjermanka syt me tu knaq, po jo moj gru se syt e mi përveç teje tjetër me shiku haram e kanë pas, fort t’pata dasht.
Eh, Bastri a për qita kajte kaq shumë pram a?
Për qita kaq fort u ligshtove a?
Pare tubove me ndreç shpin e me ta prit t’pamen a?
E me i vesh fmijt me tesha t’reja e me t’ardh te vorri a ?
E besa grues si bleve fustan po pantolla t’zeza me ta majt zinë a ?
Xrrrrr…xrrrrr…
Oh bre, menzi u bo sabah se cfarë nate e rand , koka bo ora 7, e kokna kon tu vanue përpunë.
Cfarë andrre t’keqe paskam paa… allahu rujmi fmijtë e rujma riskun t’muj t’shkoj e t’i shoh.
Edhe tri dit e kam biletën me u nis për Kosovë.
Duro Bastri se shkojn sahora edhe dy a tri dit e mos flej hiç kur t’ligin edhe andrrat kaq shum e menzi t’qel sabahi…

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Vertetim per Z. Islas Jusenovic
AFEDS

Vertetim per Z. Islas Jusenovic

September 5, 2022
AFEDS

September 5, 2022
Load More
Next Post
Escobar: Marrëveshja e Uashingtonit është e rëndësishme për Amerikën

Escobar: Marrëveshja e Uashingtonit është e rëndësishme për Amerikën

Reciprociteti ndaj Serbisë, një realitet i ri në veriun e Kosovës..!

Reciprociteti ndaj Serbisë, një realitet i ri në veriun e Kosovës..!

Osmani në heshtje për marrëveshjen e Brukselit për targat

Osmani në heshtje për marrëveshjen e Brukselit për targat

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?