AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home AFEDS

Kosova s’e nënshkruan projektin e gazsjellësit amerikan, sepse Qeveria deshi më shumë informata e afati i MCC-së kaloi

October 1, 2021
in AFEDS, Kosovë, Serbi, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Kosova nuk e ka nënshkruar projektin për gazsjellësin amerikan, për shkak se qeveria kërkon më shumë informata për ta marrë këtë vendim derisa edhe afati kohor për ta nënshkruar këtë projekt ka kaluar.

Në njoftimin e qeverisë për media thuhet se qeveria ka vendosur që të përdorë programin kompakt për investime në projekte që kanë më shumë siguri.

“Duke pasur parasysh afatin kohor strikt për të zhvilluar dhe nënshkruar Programin e Kompaktit, dhe që Qeveria e Kosovës kërkon informata të mëtejshme për të qenë në gjendje të marrë vendim të mirë-informuar për të ndërtuar infrastrukturën e gazit, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të përdorë programin kompakt për investime në projekte që kanë më shumë siguri por që gjithashtu kontribuojnë në mënyrë domethënëse drejt tranzicionit energjetik të Kosovës”.

Në ndërkohë, qeveria kosovare dhe ekipi i MCC-së kanë nënshkruar një Aide Memoire (Memorandum Ndihme) për të hapur rrugën drejt implementimit të programit dhe partneritetit në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për kosovarët.

Ky memorandum, i nënshkruar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Drejtoresha Menaxhuese për Evropë, Azi, Shtetet Pacifike dhe Amerikën Latine në MCC Caroline Nguyen ka për qëllim të thellojë zhvillimin e programit të kompaktit të propozuar mes Qeverisë së Kosovës dhe MCC-së.

Qeveria e Kosovës dhe MCC-ja kanë punuar bashkarisht për të identifikuar dhe zhvilluar investimet infrastrukturore që do të ndihmojnë Kosovën të arrijë rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Ministria e Ekonomisë në Kosovë ka filluar punën në draftimin e Tranzicionit të Energjisë të Kosovës, derisa një barrierë kyçe për zhvillimin e sektorit privat dhe për krijimin e vendeve të punës në Kosovë mbetet paqëndrueshmëria e sektorit të energjisë që krijon kosto të larta për firmat – deri në €350 për vit.

Për ta adresuar këtë pengesë ekonomike, Qeveria e Kosovës së bashku me MCC-në kanë identifikuar një hapësirë për investime potenciale të kompaktit të përfshira në Aide Memoire të cilat fokusohen në akumulim të energjisë, forcimin e rrjetit të energjisë elektrike dhe zhvillimin e fuqisë punëtore me përfshirje gjinore dhe ngritje të kapaciteteve.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Vertetim per Z. Islas Jusenovic
AFEDS

Vertetim per Z. Islas Jusenovic

September 5, 2022
AFEDS

September 5, 2022
Load More
Next Post
Protestat studentore të 1997-së, kryeministri Kurti homazhe para varrit të profesorit Ejup Statovci

Protestat studentore të 1997-së, kryeministri Kurti homazhe para varrit të profesorit Ejup Statovci

Hasani flet për AFEDS/Medvegja po na rrëshqet prej dore, Kosova të veprojë urgjentisht

Hasani flet për AFEDS/Medvegja po na rrëshqet prej dore, Kosova të veprojë urgjentisht

Sot pritet të largohen barrikadat dhe Njësia Speciale, detajet e marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat

Sot pritet të largohen barrikadat dhe Njësia Speciale, detajet e marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?