Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka shkruar se situata në veri të Kosovës është e qetë.
Ai ka shtuar se EULEX-i po vazhdon ta vëzhgojë situatën në veri të Kosovës, së bashku me NATO-n.
Tutje Wigemark ka theksuar faktin se nesër do të filloj të zbatohet pika e dytë e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.
“EULEX-i po vazhdon të patrullojë dhe vëzhgojë situatën në Kosovën veriore së bashku me NATO-n dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës. Situata është e qëndrueshme dhe regjimi i ri i afisheve do të nis nga të dyja palët që nga nesër më 4 tetor”, ka shkruar në Twitter ai.
Gjatë ditës së djeshme, është zbatuar pika e parë e marrëveshjes për targat. Pika e parë parashihte largimin e protestuesve serbë, si dhe zëvendësimin e Njësitit Special me trupat e KFOR-it në pikat kufitare në veri.
Discussion about this post