Të dashur lexues,
faleminderit që zgjodhët edhe sot AFEDS: Jemi krenarë që keni vendosur të informoheni përmes gazetës sonë dhe platformave të ndryshme të saj.
Si çdo ditë, AFEDS ju ofron mundësinë jo vetëm të njihni, por edhe të thelloni lajmet kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë ndaj komuniteteve të Verilindjes. Informacion i kujdesshëm dhe i thelluar që është rezultat i punës ekipore dhe i rrënjëve tona historike në territorin e krahinës së PMB-së: Nga kryeqytetet deri në fshatrat më të thella.
AFEDS, përveç tjerash, synon informimin e drejtë, të shpejtë dhe korrekt.
Gazeta jonë dhe e juaj, që nga dita e parë e deri më sot ka qenë dhe do të mbetet media e pavarur, pa pranuar të hyjë në varësi të askujt, dhe as për të ndërtuar platforma goditjeje apo bashkëpunimi me qëllim të përfitimit të një partie, të një grupi apo klani. Ajo ka ndjekur brengën dhe shqetësimin e opinionit.
AFEDS, funksionon për ju dhe me ju, pa u ndikuar nga askush dhe nga asgjë!
AFEDS, përbëhet nga njerëz të cilët, këmbëngulin në vazhdimësi për korrje të suksesit. Dhe bashkarisht me lexuesit, do ta arrijë këtë. Shumë shpejtë!
Autori i shquar shqiptar, Mid’hat Frashëri, njëherë pati shkruar:
Kur humbet ideali, atëherë trupi bëhet si kufomë, i ka ikur shpirti, rrëzohetë si thesi që i është derdhur mielli.
Gazeta AFEDS, përbëhet nga njerëz idealistë, që synim e kanë njohjen e opinionit kombëtar e ndërkombëtar, për shqetësimet/hallet e banorëve të Krahinës Shqiptare, veçanërisht të Medvegjasëve.
Meqë jemi këtu, duhet përmendur një të vërtetë absolute: Medvegjasit, duhet të kenë zë, duhet të kenë një dritare ku mund të shfaqin shqetësimet e tyre, të çfarëdo natyre qofshin ato.
AFEDS, është dritarja. Nëpërmjet AFEDS, ne, kemi hapur një dritare ekskluzivisht për medvegjasit. Për shqiptarët në tërësi në fakt, por me theks të veçantë, medvegjasit.
Por cili duhet të jetë synimi ynë i përbashkët?
Atë çfarë ka shprehur njëherë e dikur Mid’hat Frashëri: Idealin pra.
Ne, idealin, duhet ta kemi më afër se këmishën. Idealin për një jetë më të mirë, për një vend që sjellë siguri e prosperitet.
Kush është misioni ynë?
Misioni ynë është, shkurt e shqip: Medvegja.
Misoni ynë, e në fakt, edhe i juaji, është – siç e thamë – për një Medvegjë më të mirë, më të jetueshme për të gjithë bashkarisht.
Medvegja jonë, ka nevojë për ne!
Bashkë, do t’ia dalim!
Discussion about this post