AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Aktivitete

​Kurti në Shkup: Krimi e korrupsioni është multietnik, do ta luftojmë në tërë vendin

October 14, 2021
in Aktivitete, Kosovë, Lajme, Serbi, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin Ekonomik në Shkup, ka thënë se qeveria e tij është duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar multietnik.

Kurti ka ritheksuar po ashtu se nuk do të mbështesin asnjë iniciativë të Ballkanit Perëndimor ku nuk bën pjesë edhe Bashkimi Evropian.

Në këtë samit, Kurti u pyet edhe për stabilitetin në Kosovë, me këtë rast ai komentoi aksionin e policisë kundër mallrave të kontrabanduara në disa qytete të vendit, përfshirë këtu edhe veriun. Për situatën e krijuara në veri të Mitrovicës, Kurti tha se kriminelët serbë dhe shqiptarë bashkëpunojnë mirë ndërmjet vete, megjithëkëtë ai tha se korrupsionin dhe krimin do ta luftojnë atë pa marrë parasysh çka ndodhë.

“Për një stabilitet institucional dhe sundim të ligjit, ne jemi duke luftuar korrupsionin dhe krimin organizuar, i cili është multietnik. Kriminelët serbë dhe kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë shumë mirë mes veti. Ne duam dhe do t’i luftojmë ata pa marrë parasysh se çka ndodhë. Për shembull, dje ne mëngjes derisa ishte një operacion i policisë në katër komunat e Kosovës dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë, kanë qenë serbë, madje, edhe shumica policë, duke përfshirë gjykatës, prokurorë. Mendoj se është gabim t’i jepet kontekst etnik dhe politikë luftës kundër korrupsionit, si dhe krimit të organizuar. Duhet të bashkëpunojmë si shtete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor kundër krimit të organizuar”, tha ai.

Sa i përket integrimit të tregut ballkanik, Kurti u shpreh se kjo është e mundur duke i zbatuar katër liritë bazike.

“Është e mundur që më shumë t’i integrojmë ekonomitë tona, duke i zbatuar katër liritë bazike, duke u integruar në një treg të përbashkët me BE-në dhe si çështje finale pranimi në BE. Por, si socialdemokrat besoj në barazi që burrat dhe gratë të punojnë, të aftësohen dhe të kenë sukses secili për pjesën e vetë. Por, duhet t’i shohim të gjitha këto si të ndërlidhura, pasi që nuk është e mundur që të ecim përpara derisa injorojmë ndodhitë e së kaluarës, ose duke injoruar realitetin aktual. Në vend të kësaj duhet të punojmë së bashku, ta pranojmë njëri tjetrin për t’u ballafaquar me të gjitha sfidat që hasim sot”, u shpreh Kurti.

Kryeministri në samitin e Shkupit ka thënë po ashtu se Bashkimi Evropian është fati dhe kontinenti i Kosovës, derisa ka kërkuar edhe fonde zhvillimore nga BE-ja, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

“BE-ja është fati ynë dhe Evropa është kontinenti për Kosovën. Ekonomia në Kosovës është shumë më mirë tani, por pikërisht për këtë arsye kemi nevojë më shumë ndihmë se përpara. Jo ndihmë humanitare si në të kaluarën, por fonde zhvillimi. Të hyrat e qeverisë janë rritur për 30 përqind në krahasim me vitin e kaluar, qarkullimi bizneseve është rritur për 30 përqind dhe eksportet 60 përqind. Viti 2021, është viti ku ne parashikojmë rritje ekonomike së paku 10 përqind”, tha ai.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Vertetim per Z. Islas Jusenovic
AFEDS

Vertetim per Z. Islas Jusenovic

September 5, 2022
AFEDS

September 5, 2022
Load More
Next Post
Kërcënon Vuçiq: Se si do t’i mbrojmë serbët në Kosovë, uroj të mos vijë puna ta shihni

Kërcënon Vuçiq: Se si do t’i mbrojmë serbët në Kosovë, uroj të mos vijë puna ta shihni

Miftaraj për deklaratën e Rakiqit: Në çdo shtet normal, më e pakta do të ishte shkarkimi dhe ndjekja penale e tij

Miftaraj për deklaratën e Rakiqit: Në çdo shtet normal, më e pakta do të ishte shkarkimi dhe ndjekja penale e tij

Muharrem Salihu: Vjosa Osmani na ngjalli shpresën/Zëri i Medvegjës u ndëgjua në OKB

Muharrem Salihu: Vjosa Osmani na ngjalli shpresën/Zëri i Medvegjës u ndëgjua në OKB

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?