AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Serbia pasivizoi adresat, Kosova pasivizoi dashurinë

October 18, 2021
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Të gjithë i njohim veprimet armiqësore të Serbisë brenda Kosovës. Ky shtet ka arritur ta homogjenizojë në tërësi popullsinë serbe në Kosovë përmes një politike destruktive me anë intimidimesh, rrahjesh e vrasjesh. Në komunat tona me shumicë serbe nuk ka zgjedhje, nuk ka demokraci e nuk ka liri. Ato janë të kapura nga Serbia. E kur të gjitha këto Serbia i bën në Kosovë, hajt të imagjinojmë se çka iu bën shqiptarëve në territorin që e kontrollon?

Për besë, nuk ka nevojë fare të imagjinojmë sepse të vërtetën e kemi para nesh. Është “pasivizimi i adresave” veprimi më tmerrues që Serbia po e bën ndaj shqiptarëve në Medvegjë. E kemi dëgjuar, si jo, nëpër lajmet e gazetave dhe televizioneve tona por nuk kemi dashur që ta bënim të madhe thua se shqiptarët që jetojnë në Serbi janë ndonjë komunitet i largët në ndonjë shtet të largët.

Pasivizimi i adresave nuk është një problem i vogël e lokal. Një veprim i tillë mësyn uljen e popullsisë shqiptare në tokat e tyre, dhe kësisoj ta ketë më të lehtë kontrollimin e jetës së saj. Por, ky problem i madh që do të duhej të skandalizonte secilin prej nesh, nuk është adresuar as nga Qeveria e Kosovës e as nga Qeveria e Shqipërisë. Asnjëra nuk ka pasur interesin më të vogël që ta denoncojë politikën e tillë serbe para autoriteteve të caktuara të Bashkësisë Ndërkombëtare. Por, shtrohet pyetja legjitime: pse?

Unë nuk besoj që ka mungesë patriotizmi te njëra apo tjetra qeveri. Unë në fakt besoj që ka apati dërrmuese. E apatia, me raste, është edhe më e keqe se sa mungesa e patriotizmit. Këtu o të dashur lexues po flasim për shkeljen e të drejtave bazike njerëzore. Jo vetëm për shkeljen e një identiteti kombëtar, kjo po se po, por natyrisht edhe shkeljen e të drejtës më bazike njerëzore në emër të një politike krejtësisht administrative.

Qytetarët e Medvegjës, Preshevës, Bujanovcit dhe fshatrave shqiptare në rrethinë meritojnë të jenë në qendër të diskursit të Kosovës që negociatat për statusin e saj i vazhdon me Serbinë. Nuk e meritojnë të gjenë në margjina të margjinave, askund hiç, dhe krejtësisht të papërfshirë. Është krejtësisht logjike që këta qytetarë dhe të gjitha problemet e tyre me shtetin serb të përdoreshin për të forcuar pozitën e Kosovës në negociata. Por, jo. Kjo nuk po ndodh që nuk po ndodh. Të gjithë, ama të gjithë, e dinë se sa të rëndësishëm janë këta qytetarë politikisht për procesin që po e përflasim por kjo rëndësi politike nuk po u jepet.

Tashmë, pushteti në Kosovë është i tëri në duart e një politikani të ri e energjik si Albin Kurti. Por, duket se ka një lloj animoziteti që po fle në shpirtin e tij në raport me komunitetin shqiptar në Serbi. E ndoshta, ky lloj animoziteti është krijuar nga diskutimet e shumta që u bënë për shkëmbimin e territoreve, në të cilat shqiptarët tanë në Serbi shprehën dëshirën e hapur që të bashkoheshin me Kosovën. Por, a është ky vërtet një mëkat? A s’kemi aspiruar ne shqiptarët e Kosovës gjithë jetën tonë të bashkoheshim me Shqipërinë? A është vërtet një mëkat kur e dimë mjerimin që e ka prodhuar Serbia mes tyre ndër dekada? Kryeministri ynë nuk ka asnjë të drejtë t’i shoh shqiptarët në Serbi në atë formë.

E derisa Serbia po iu pasivizon adresat dhe po i lë si mos më keq këta bashkatdhetarë të dashur, Kosova duket se e ka pasivizuar dashurinë, vëmendjen dhe përkujdesjen për ta.

Prandaj, duke qenë i njohur me situatën e atjeshme dhe me problematikat e thella dhe komplekse, ju lutem o kosovarë që të mos e shpërfillni këtë problem të madh që mund të bëhet i pazgjidhshëm nëse kalon shumë kohë. Mos e shpërfillni, angazhohuni, denoncojeni ku të mundni, protestoni dhe duajeni kombin tuaj.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Lajme

ALBANIAN MINORITY ON HOLD

September 5, 2022
AFEDS

Raporti Komisjonit Helsinki

September 5, 2022
Load More
Next Post
21 komuna shkojnë në balotazh, 17 zgjedhin kryetarët e rinj

21 komuna shkojnë në balotazh, 17 zgjedhin kryetarët e rinj

Vetëvendosje në raundin e parë nuk fiton asnjë komunë, në balotazh shkon në 12

Vetëvendosje në raundin e parë nuk fiton asnjë komunë, në balotazh shkon në 12

Isa Mustafa: Referendum që rrëzoi referendumin e Albinit e Vjosës

Isa Mustafa: Referendum që rrëzoi referendumin e Albinit e Vjosës

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?