AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Anëtari i lartë i VV-së: Po pësojmë debakël, populli s’na votoi që të flinim por të punonim

October 19, 2021
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqipëri
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Liri Loshi vazhdon të jetë zëri i vetëm kritik në Lëvizjen Vetëvendosje. Ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare e ka quajtur si debakël humbjen e partisë së tij në zgjedhjet lokale.

Loshi ka thënë se Vetëvendosje është duke humbur me rezultat 9-0, dhe se e ka shansin e fundit që të mbijetojë në balotazh.

Loshi ka shkruar se në rast se Vetëvendosje nuk fiton në balotazh, vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja të nivelit qëndror.

“Dje kam shkruar disa statuse ironike e satirike për me e relativizu deshpërimin për humbjen, por jo me e relativizu edhe humbjen, siç e relativizoi kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, zoti Albin Kurti me deklaratën e tij për emocionin e kënaqësisë për humbjen!

Zgjedhjet lokale i kanë dy runde.

Rundin e parë Vetëvendosje e ka humbur 9:0. Pra, 9 për opozitën dhe 0 për Vetëvendosjen. Rundi i parë është deshtim. Kjo tregon defektin e madh brenda vetes, pra brenda partisë dhe ky defekt nuk mbulohet me një deklaratë të stisur, se jemi të kënaqur! Ne nuk jemi mazohistë që më mbetë të kënaqur kur kundërshtarët na grushtojnë e na plandosin para këmbve të tyre!

Vetëvendosje duhet të tubohet urgjentisht dhe të identifikojë shkaqet e vërteta që çuan në këtë humbje të madhe. Dhe, të organizohet e të punojë 24/7 në katër javët e ardhshme për të marrë sa më shumë komuna në balotazh. Apo, më thjeshtë, për të qenë fituese absolute e rundit të dytë të zgjedhjeve.

Nëse Vetëvendosje humb rundin e dytë, atëherë edhe legjitimiteti i pushtetit qëndror do të jetë në pikëpyetje të madhe. Ky legjitimitet duhet me u verifiku me zgjedhje të reja të nivelit qëndror sa më shpejt që kjo të jetë teknikisht e mundur.

Populli nuk e ka dhënë votën që të zgjedhurit e tyre me flejtë, por me punu. Rezultati eventual i humbjes në zgjedhjet lokale do të jetë indikacion i mospunës, përkatësisht i pakënaqësisë së popullit me qeverinë e tyre. Situata duhet me u vlerësu drejt dhe lidershipi i partisë me vepru me përgjegjësi dhe me marrë masa adekuate” shkruan Loshi në reagim

Related

Related Posts

Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Ky është mesazhi i Kryeministrit Kurti, drejtuar Ambasadorit Szunyog
Kosovë

Ky është mesazhi i Kryeministrit Kurti, drejtuar Ambasadorit Szunyog

March 25, 2022
Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues
Shqipëri

Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues

March 25, 2022
Load More
Next Post
Kancelari austriak: “Ballkani Perëndimor është brendësia e Evropës, jo një oborr i shtëpisë”

Kancelari austriak: “Ballkani Perëndimor është brendësia e Evropës, jo një oborr i shtëpisë”

Escobar dhe Abazoviq takohen në Washington, flasin për Ballkanin Perëndimor

Escobar dhe Abazoviq takohen në Washington, flasin për Ballkanin Perëndimor

Pacolli padit Haraqinë për shpifje dhe fyerje, ia kërkon 120 mijë euro kompensim dëmi

Pacolli padit Haraqinë për shpifje dhe fyerje, ia kërkon 120 mijë euro kompensim dëmi

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!
  • Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
  • Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?