AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Der Spiegel paralajmëron një konflikt të ri në Ballkan: Do ketë pasoja dramatike për Europën

October 25, 2021
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Prestigjozja gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim situatës në Ballkan. Në shkrim paralajmërohet se në Ballkan do të nisë një konflikt i ri, dhe për këtë faji i hidhet BE.

Shkruhet se BE me politikën e saj të jashtme është e pabesueshme dhe se nuk ka asnjë plan konkret për rajonin duke i lënë rrugë Rusisë dhe Kinës që të veprojnë.

“Lideri i serbëve të Bosnjës dhe anëtar i kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës kërcënon prej vitesh se do të shkatërrojë shtetin më të brishtë të Ballkanit. Ai mban lidhje të ngushta me Vladimir Putinin.

Oligarku rus Konstantin Mallofejev udhëton rregullisht para zgjedhjeve në “republikën serbe” të Bosnjës. Javën që po shkon Millorad Dodik solli në zyrën e tij në presidencën e Bosnjës në Sarajevë një fizarmonicist, i cili këndoi këngë folklorike serbe, kuptohet me tone nacionaliste.

Dodik ka paralajmëruar se do të bllokojë kazermat e armatës së përbashkët të Bosnjës, do të dëbojë prokurorët dhe gjykatësit e shtetit të përbashkët, do të marrë kompetencat për mbledhjen e tatimeve”- shkruan Der Spiegel.

Sipas “Der Spiegel” çfarë po ndodh në Ballkan mund të ketë pasoja dramatike për Europën.

“Rajoni nuk është para shpërthimit të luftës, por ngjarjet janë kërcënuese”- shkruan “Der Spiegel”.

Revista e njohur gjermane kritikon ashpër Bashkimin Europian, duke akuzuar se faktikisht nuk është i pranishëm në Ballkan. BE, sipas “Der Spiegel”, në rajon nuk bën asgjë, nuk ka plan, nuk ka as politikë.

“Sepse së pari politika e jashtme e BE-së është përgjithmonë është komplet jokredibile nëse as në Ballkan nuk mund të bëjë diçka dhe atje lejon Rusinë dhe Kinën të veprojnë.

Fakti që BE nuk po i ofron kurrfarë perspektive vendeve të Ballkanit, ndikon në acarimin e këtyre ditëve.

Dhe së dyti: pasojat për pjesën tjetër të Europës as që mund të merren me mend nëse atje sërish do të ketë përballje të armatosura. Kjo s’mund të përjashtohet”- paralajmëron “Der Spiegel”.

Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë në pritje të një drite jeshile nga BE për nisjen e negociatave për integrim, por prej vitesh kjo po shtyhet për konflikte të brendshme të vendeve anëtare të saj.

Related

Related Posts

Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Ky është mesazhi i Kryeministrit Kurti, drejtuar Ambasadorit Szunyog
Kosovë

Ky është mesazhi i Kryeministrit Kurti, drejtuar Ambasadorit Szunyog

March 25, 2022
Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues
Shqipëri

Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues

March 25, 2022
Load More
Next Post
Kurti reagon pas zhvillimeve në Veri

Pse Humbi Albin Kurti?

Shefi i OBSH-së tregon kur mund t’i vije fundi pandemisë

Shefi i OBSH-së tregon kur mund t’i vije fundi pandemisë

Rama për situatën në veri: Serbia po e bën mizën buall

Rama: BE po turpërohet, Kosova ka përmbushur kërkesat për liberalizimin e vizave

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!
  • Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
  • Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?