AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Muharrem Salihu thirrje Parlamentit të Kosovës: Ndëgjojeni Sonja Biserko/Trajtojeni urgjentisht çështjen e shqiptarëve të Serbisë

October 27, 2021
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Aktivisti politik, njëherit dhe përfaqësuesi politik i Medvegjës, Muharrem Salihu, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka thënë se është i lumtur që, nëpërmjet angazhimit të tij personalisht,  Presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, vendosi kontakte të drejtpërdrejta institucionale me shtetin e Kosovës, raporton AFEDS.

Kësisoj, sipas Salihut, autoritetet e shtetit të Kosovës, kanë patur mundësinë të dëgjojnë me zë, përfundimet dramatike të spastrimit etnik të shqiptarëve, me theks të veçantë Medvegjën.

Tutje, Salihu, beson se udhëheqësia e Kosovës do ta dëgjojë dhe jetësojë këshillën e Biserkos, që shqiptarët e Serbisë janë peng i dialogut të Brukselit.

Postimi plotë i Salihut:

Ne si AFEDS jemi shumë të lumtur që falë angazhimit tonë, Sonja Biserko, njëra ndër autoret e raportit mbi gjendjen e shqiptarëve në Serbi, vendosi kontaktet të drejtpërdrejta me autoritetet institucionale të Kosovës.

Kësisoj, ata kanë patur rastin të dëgjojnë me zë, pas raportit me shkrim, përfundimet dramatike për pastrimin etnik të shqiptarëve me theks të veçantë Medvegjen, laboratori i këtij pastrimi.

Besoj se krerët e shtetit të Kosovës kanë degjuar prej gojës së një aktivisteje serbe të shoqërisë civile, çka nuk kanë degjuar nga të ashtuquajturit politikanët tanë të  “mëhallave” që u sherbejnë si dekor në evente patriotike. Duke ditur këto gjëra, e konsideroj shumë të frytshëm degjimin e saj.

Shpesh disa leksione kuptohen mirë pasi i dëgjon ato që ke lexuar. Besoj se dhe Parlamenti i Kosovës duhet ta dëgjojë, e theksoj- ta dëgjojë – zonjën në fjalë dhe pse jo, të prodhojë një Rezolutë detyruese për politikën!

Duam të besojmë se udhëheqësia e Kosovës do të degjojë dhe jetësojë këshillën numër një të Biserkos: Shqiptarët e Serbisë janë  peng i dialogut të Brukselit. Trajtojeni fatin e tyre në Bruksel, të nderuar politikanë të Kosovës! Historia po flet dhe po piskat per fatin tonë! Ka kohë që po e bën, mirpo ku janë veshët për ta dëgjuar dhe sytë për ta shikuar?

Related

Related Posts

Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Ky është mesazhi i Kryeministrit Kurti, drejtuar Ambasadorit Szunyog
Kosovë

Ky është mesazhi i Kryeministrit Kurti, drejtuar Ambasadorit Szunyog

March 25, 2022
Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues
Shqipëri

Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues

March 25, 2022
Load More
Next Post
Rama për situatën në veri: Serbia po e bën mizën buall

Edi Rama: Nëse BE s’na pranon, mundësi e madhe që Shqipëria të bashkohet me Kosovën

Biseda e Clark me ambasadorin amerikan: Serbët bënë një gabim të madh, kanë vrarë familjen Jashari

Biseda e Clark me ambasadorin amerikan: Serbët bënë një gabim të madh, kanë vrarë familjen Jashari

Përfaqësuesi i lartë: Bosnja është në rrezik nga ndarja, mund të kthehet konflikti

Përfaqësuesi i lartë: Bosnja është në rrezik nga ndarja, mund të kthehet konflikti

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!
  • Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
  • Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?