AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Përfaqësuesi i lartë: Bosnja është në rrezik nga ndarja, mund të kthehet konflikti

November 2, 2021
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Përfaqësuesi i lartë për Bosnjën e Hercegovinën, Christian Schmidt, ka paralajmëruar se ky shtet është në rrezik të menjëhershëm nga ndarja dhe se ekziston një perspektivë shumë reale për kthim në konflikt.

Përktheu: Nasuf Abdyli

Në një raport për Kombet e Bashkuara, të parë nga gazeta britanike, “The Guardian”, Schmidt tha se nëse separatistët serbë i zbatojnë kërcënimet e tyre për ta krijuar ushtrinë e vet, do të nevojitet dërgimi i një numri më të madh të paqeruajtësve për ta parandaluar rrëshqitjen drejt një lufte të re, transmeton Gazeta Express.

Detyrat ndërkombëtare për ruajtjen e paqes në Bosnjë tash për tash janë përgjegjësi e një force të BE-së, që quhet Eufor dhe ka 700 pjesëtarë. NATO-ja gjithashtu ka një prani në Bosnjë me një zyrë qendrore në Sarajevë. Mandati i këtyre organeve pritet të zgjatet këtë javë në Këshillin e Sigurimit, por Rusia ka kërcënuar me bllokimin e një rezolute derisa të hiqen të gjitha referencat për përfaqësuesin e lartë, duke e minuar potencialisht autoritetin e Schmidt-it si mbikëqyrës i Marrëveshjes së Dejtonit.

Në raportin e tij të parë që nga marrja e postit në gusht, Schmidt, ish-ministër gjerman, paralajmëroi se Bosnja është duke u përballur me “kërcënimin më të madh për ekzistencë në periudhën e pasluftës”.

Përfaqësuesi i lartë tha se është e mundshme që të ketë përleshje mes agjencive kombëtare boshnjake të sundimit të ligjit me policinë serbe të Bosnjës.

“Nëse forcat e armatosura të Bosnjës e Hercegovinës ndahen në dy ose më shumë ushtri, niveli i pranisë ushtarake ndërkombëtare do të kërkonte rivlerësim. Mungesa e përgjigjes ndaj gjendjes së tanishme do ta rrezikonte (Marrëveshjen e Dejtonit) përderisa jostabiliteti në Bosnjë e Hercegovinë do të kishte implikime më të gjera rajonale. Perspektiva për përçarje e konflikt të mëtejmë është shumë reale”, thuhet në raportin e përfaqësuesit të lartë.

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, ka kërcënuar me tërheqje nga institucionet e nivelit shtetëror, përfshirë ushtrinë kombëtare që është ndërtuar me ndihmën ndërkombëtare në 25-vjeçarin e fundit dhe rikthimin e forcave serbe.

Më 14 tetor, Dodiku tha se do ta detyrojë ushtrinë boshnjake që të tërhiqet nga Republika Serbe duke i rrethuar barakat e saj dhe nëse perëndimi do të përpiqej që të ndërhynte me forcë, ai ka “miq” që i kanë premtuar se do ta përkrahin kauzën serbe. Besohet se ai iu referua Serbisë e Rusisë.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Lajme

ALBANIAN MINORITY ON HOLD

September 5, 2022
AFEDS

Raporti Komisjonit Helsinki

September 5, 2022
Load More
Next Post
“Ne dimë si të sillemi me shqiptarët, i vramë, i vramë të gjithë” – Clark rrëfen se çka i tha Millosheviqi

“Ne dimë si të sillemi me shqiptarët, i vramë, i vramë të gjithë” – Clark rrëfen se çka i tha Millosheviqi

Katër këndvështrimet për dialogun Kosovë-Serbi

Përplasje në distancë mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin

Rihapet pas 7 vjetësh terminali doganor i Trepçës

Rihapet pas 7 vjetësh terminali doganor i Trepçës

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?