AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Aktivitete

Presidenti Fatmir Sejdiu flet për AFEDS: Serbia po e zhbënë elementin shqiptar në Medvegjë/Kosova e Shqipëria, të reagojnë sa më parë

November 2, 2021
in Aktivitete, Kosovë, Lajme, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nëpërmjet një interviste ekskluzive për AFEDS, theksoj se Serbia në mënyrë tinëzare dëshiron që të zhbëjë në tërësi elementin shqiptar autokton në hapësirat territoriale të shqiptarëve në Serbi.

Sipas tij, Serbia luan lojë dyshe, sapo siç thuhet me dy kute. Nga njëra anë dëshiron që të shtyje serbet e Kosovës të hyjnë në të gjitha listat e mundshme të gjendjes civile, pra edhe për nevoja të proceseve elektorale, me prezencë apo edhe në mënyrë elektronike, ndërsa në anën tjetër ua mohon të drejtën shqiptarëve që të shfrytëzojnë të drejtat e tyre. Pasojat e këtyre veprimeve, janë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Tutje, Sejdiu, për AFEDS, shprehet se Kosova e Shqipëria, në mënyrë intensive duhen ngritur në të gjitha nivelet problemin e shqiptarëve të Serbisë, duke filluar nga forumet ndërkombëtare të cilat kanë mundësi më të drejtpërdrejtë që ta detyrojnë Serbinë që të heqë dorë nga politikat e tilla.

Intervista e plotë:

AFEDS:  Në qytetet shqiptare të Serbisë, po ndodh pasivizimi i adresave, me theks të veçantë në Medvegjë. Atje, qytetarëve po iu hiqet e drejta për të jetuar ligjërisht në vendet e tyre.

Sejdiu: Po është e vërtetë se po ndodhin veprime të tilla jashtëzakonisht perfide dhe që janë në kundërshtim na radhë të parë më gjithë dokumentet ndërkombëtare me të cilat garantohen të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe të komuniteteve pakice. Me këto veprime Serbia në mënyrë kaq tinëzare dëshiron që të zhbëjë në tërësi elementin shqiptarë banues autokton në hapësirat edhe brenda territorit të Republikës së Serbisë duke iu pamundësuar kështu pjesëmarrjen e tyre në procese elektorale dhe procese të tjera për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre që ata i dëshirojnë.

Në këtë drejtim, ashiqare shihet se Serbia luan lojë dyshe, sapo siç thuhet me dy kute. Nga njëra anë dëshiron që të shtyje serbet e Kosovës të hyjnë në të gjitha listat e mundshme të gjendjes civile, pra edhe për nevoja të proceseve elektorale, me prezencë apo edhe në mënyrë elektronike, ndërsa në anën tjetër ua mohon të drejtën shqiptarëve që të shfrytëzojnë të drejtat e tyre. Pasojat e këtyre veprimeve, janë jashtëzakonisht të rrezikshme.

AFEDS: Cili – sipas jush – do të duhej të ishte veprimi i menjëhershëm i dy shteteve shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë për zgjidhjen e kësaj situate?

Sejdiu: Mendoj se siç është vepruar më herët, por në mënyrë edhe më intensive duhen ngritur në të gjitha nivelet problemin e tyre duke filluar nga forumet ndërkombëtare të cilat kanë mundësi më të drejtpërdrejtë që ta detyrojnë Serbinë që të heqë dorë nga politikat e tilla. Paralelisht, meqë Kosova është në procesin e bisedimeve, çështja e shqiptarëve në Luginë, pra edhe në Komunën e Medvegjes, të shtrohet si një temë për të cilën duhet të dalë zgjidhja. Të njëjten gjë mund ta bëjë edhe Republika e Shqipërisë në drejtim të ngritjes së alarmit për atë që po ndodhë. Do të ishte e rrezikshme në qoftë se dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk kanë një politikë të koordinuar në këtë drejtim.

AFEDS: A besoni se qeveria aktuale mund te bëjë ndonjë ndryshim te kësaj gjendjeje dhe shqiptareve autokton ne Medvegje dhe me gjer ne Serbi, t u kthehen adresat?

Sejdiu: Unë dua të shpresoj në përkushtimin i cili duhet të bëhet. Ndihmesa buxhetore e ndarë për vitin 2022, është vetëm një faktor jo pak i rëndësishëm, mirëpo ato para duhet të kenë destinacionin e qartë.

AFEDS: Le të kthehemi pak në retrospektivë: Gjatë mandatit tuaj si president i Kosovës, a ka pasë ndonjë lëvizje apo hapa konkret që t’iu dalë në ndihmë diçka shqiptarëve që jetojnë në Serbi, dhe nëse po, cilat janë ato hapa?

 

Sejdiu: Mund të ketë qenë i rrallë ndonjë takim me faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar që të mos jetë ngritur çështja e tyre. Natyrisht se çështjet janë shtruar në parim, siç bie fjala ajo që u garantohet serbëve në Kosovë, të jetë e garantuar edhe për shqiptarët në Luginë. Personalisht kam pasur konsulta të vazhdueshme me liderët politik të Luginës nga të tri komunat, jo vetëm si sinjal se jemi vëllezër, por edhe si një inkurajim real për projektet e tyre, të cilat gjithmonë kanë qenë të ndërtuara mbi baza të qëndrueshme të demokracisë moderne. Më kujtohet se si ndihmë simbolike u është dhënë qytetarëve të komunës së Medvëgjës që të marrin pjesë në njërin nga proceset zgjedhore për pushtetin lokal. Ata, sidomos banorë të komunës së Fushë Kosovës edhe nga ndonjë komunë tjetër janë ndihmuar me transportin e organizuar që të ju mundësohet prezenca atje. Mandati im ka filluar jo fort larg nga ngjarjet që atje kanë ndodhur, përkatësisht organizimi i rezistencës së armatosur të banorëve të asaj ane dhe UÇPMB-së. Dihet edhe alarmi i ngritur për ato zhvillime.

AFEDS: A keni dëgjuar për raportin e fundit të Komisionit te Helsinkit ne Serbi, per gjendjen e shqiptareve ne Serbi?

Sejdiu: Po e kam përcjellë. Sado kudo është një sinjal i mirë, se në Serbi ka edhe zëra të tjerë që gjykojnë veprimet e pushteteve serbe, që fatkeqësisht përsërisin apo pak dallojnë nga regjimi i MIllosheviqit.

AFEDS:  A ju bën përshtypje se ndërsa shoqëria civile serbe shqetësohet për gjendjen tonë, as Kosova dhe as Shqipëria nuk e ndërkombëtarizojnë këtë raport? Apo nuk e përdorin në marrëdhëniet dypalëshe, si dokument për tu diskutuar në Dialogun e Brukselit, etj? Cili kishte me qenë komenti juaj?

Sejdiu: Mendoj se nga të dy vendet tona duhet të bëhet më shumë. Nuk mjaftojnë vetëm deklaratat e zjarrta të dhëna në forma të ndryshme. Nevojiten projekte të reja të mbështetura mbi standardet ndërkombëtare dhe një bashkëpunim i mirëfilltë me institucione ndërkombëtare.

AFEDS: A mendoni se tre komunat shqiptare PMB duhet te përfaqësohen me një trup koordinues te vetëm, dhe jo me 10 -tra parti politike te cilat po shiten dita dites, duke u shndërruar në dekor pluralist i Serbisë, ndërkohë qe shqiptaret po treten?

Sejdiu: Unë nuk kam ndonjë koment ndaj këtyre vlerësimeve. Por e di një gjë se pa një unitet të të gjithë faktorëve politikë të Luginës, nuk mund të mbërrihen qëllimet e aspiruara. Para 4-5 vitesh unë së bashku me ish Presidentin Mojsiu patëm bërë një përpjekje që dy-tri partitë kryesore t’i ofrojmë në një forcë të njësuar të veprimit, jo se ato të zhbëhen, por të merren vesh për t’i fituar së bashku zgjedhjet, fatkeqësisht ajo nuk është arritur. Mirë është që më vonë ka në arritur që të gjejnë një gjuhë më të koordinuar. Në fund dua të them, se nuk janë shumë për t’u ndarë kaq tepër.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Vertetim per Z. Islas Jusenovic
AFEDS

Vertetim per Z. Islas Jusenovic

September 5, 2022
AFEDS

September 5, 2022
Load More
Next Post
Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet

Takimi i nismës për “Open Ballkan”, Rama sot në Beograd

Takimi i nismës për “Open Ballkan”, Rama sot në Beograd

Rama për situatën në veri: Serbia po e bën mizën buall

Rama nga Beogradi mesazh Kurtit për “Open Balkan”: Mos u habisni që kompanitë nga Kosova, do vijnë para se të vijnë qeveritë e tyre

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?