AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Rama: Nëse është tradhti të mendosh për paqen dhe zgjidhen përfundimtare të çështjes së Kosovës, po atëherë jam tradhtar

November 5, 2021
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas vizitës në Beograd ka folur për Open Balkan dhe kritikat në Kosovë por edhe në Shqipëri lidhur me këtë iniciativë. Rama në një intervistë për Deutsche Welle thotë se është e rëndësishme që Serbia ka pranuar që në mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos ketë kufij. DW: Z. Kryeministër kanë kaluar tre vjet qëkurse është hedhur ideja për Mini-Shengenin Ballkanik, tani “Open Balkan”. Si mendoni, a është ky një projekt që do mbijetojë, pasi është folur shumë për këtë? Në pyetjen se duket sikur Rama po e tradhton Kosovën duke marrë pjesë në një proces me Serbinë, ai tha “Unë nuk dua të komentoj mbi këtë. Por, dua të them që nëse është tradhti të mendosh për të ardhmen, të mendosh për paqen, të mendosh për rritjen e bashkëpunimit dhe të ekonomisë, të mendosh për mirëqenien shoqërore dhe të mendosh edhe për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, po atëherë unë jam tradhtar, nuk diskutohet dhe tradhtar do të ngelem”. Ndërkaq, i pyetur kryeministri Edi Rama se si mund të zgjidhet çështja përfundimtare bashkë me këtë proces, kur dihet se Serbia kohët e fundit bëri kërcënime me luftë, ai i përgjigj “Së pari të mos harrojmë asnjëherë që çështja e mosdakordësisë mes Serbisë dhe Kosovës – unë nuk e harroj asnjëherë këtë pasi është një çështje themelore dhe shumë e rëndësishme, që do të thotë se procesi në vetëvete është një proces i vështirë dhe nuk mund të jetë kurrsesi një proces i qetë vijimisht – do ketë edhe tensionet e veta. Por, nga ana tjetër po të bëjmë një krahasim me të shkuarën sot vërtetë rriten tensionet, por edhe zgjidhja e atyre nyejve që krijojnë tension është shumë më e shpejtë, nëse e vini re. Pikërisht se është kjo çështje në mes, unë mendoj se Ballkani i hapur është edhe më i rëndësishëm, sepse është kontributor i drejtpërdrejt për të krijuar energji pozitive dhe për ta lehtësuar procesin e konfrontimit në çështjen themelore duke i dhënë mundësi palëve të komunikojnë në një atmosferë më pozitive”. Nëse Kosova do të ishte e pranishme do të kishte mundësi që në radhë të parë, duke u përfshirë në këtë nismë, të rriste kapacitetet e veta ekonomike, të fuqizonte imazhin e vet si një hapësirë ku mund të investohet për investitorët e huaj, të krijonte garanci për të gjithë ata që investojnë dhe që do të investonin në Kosovë, qofshin shqiptar, qofshin të huaj dhe kështu të merrte disa benifite të drejtpërdrejta të natyrës ekonomike, ndërkohë që në procesin e dialogut të vazhdonte të mbante qëndrimet e veta që nuk diskutohen dhe të arrinte synimin e vet. Por, që nuk ekziston në histori, siҫ e njoh unë, që një zgjidhje konflikti të ketë pasur sukses duke mos përdorur të gjitha mjetet e nevojshme dhe duke mos përfshirë këtu domosdoshmërinë e vendosjes së interesit të qytetarëve si njerëz, si familjarë, si prindër, prodhues, tregtar, si konsumator, kjo është e sigurt”.

Related

Related Posts

Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Ky është mesazhi i Kryeministrit Kurti, drejtuar Ambasadorit Szunyog
Kosovë

Ky është mesazhi i Kryeministrit Kurti, drejtuar Ambasadorit Szunyog

March 25, 2022
Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues
Shqipëri

Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues

March 25, 2022
Load More
Next Post
Dodik: Do të formojmë ushtrinë e Republikës Serbe, në Srebrenicë nuk është kryer gjenocid

Dodik: Do të formojmë ushtrinë e Republikës Serbe, në Srebrenicë nuk është kryer gjenocid

Haradinaj: Kosova po hyn në krizë të thellë sociale, urgjentisht Ligji i Pagave të dërgohet për miratim

Haradinaj: Kosova po hyn në krizë të thellë sociale, urgjentisht Ligji i Pagave të dërgohet për miratim

‘Të vetmet pasuri që kishin shqiptarët ishin patriotizmi dhe mençuria e tyre’

‘Të vetmet pasuri që kishin shqiptarët ishin patriotizmi dhe mençuria e tyre’

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!
  • Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
  • Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?