AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Demi – Kurtit: Nuk mund të bësh fushatë me duar në xhepa, votuesit s’e falin arrogancën

November 15, 2021
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Analisti i politikave në institutin GAP, Agron Demi, ka komentuar rezultatet pas rundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke thënë se për një dekadë në opozitë, Vetëvendosje ka vendosur një standard se si të gjykohet pushteti.

Sipas Demit, në bazë të atij standardi, VV ka arritur që të fitojë më 14 shkurti 2021 mbi 50 për qind të votave, ndërsa sipas tij, në këta nëntë muaj qeverisje, po kjo parti ka ngecur në standardin që ajo e ka vendosur.

Ai thotë se nuk mundësh që për një dekadë t’i kritikosh xhipat e zi, ndërsa kur dikush të vijë në pushet të mbajë fjalime mbi po ata xhipa, duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti.

“Nuk mundesh për një dekadë me i kritiku xhipat e zi, e pastaj kur të vish në pushtet me mbajt fjalime mbi xhipa e me u sjellë me xhipa, prej votimeve në Tiranë me 25 prill e deri te votimet në Prishtinë më 14 nëntor”.

“Nuk mundesh me i kritiku pushtetarët qysh po rrethohen prej popullit me truproja, e vetë me u rrethu me ma shumë truproja”, ka shkruar Demi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv

Më tej, Demi duke iu referuar kryeministrit Kurti, thotë se nuk mund të kritikosh qeveritë e mëhershme se si e kanë orientuar buxhetin në komunat ku qeverisin, ndërsa tash ta vendosësh të gjithë arsenalin e pushtetit qendror në mbështetje të kandidatëve të kësaj partie.

“Nuk mundesh me i akuzu se LDK e PDK u banë bashk, kur në shumë komuna ke garu me njerëz të PLAN e ke ba aleancë me individë të degraduar që janë aq toksik sa edhe LDK, AAK e PDK i ka largu nga partia”

“Nuk mundesh me u mburrë se për 9 muaj ke marr rreth 400 vendime, e ato vendime mos me ndryshu aspak mirëqenien e qytetarëve”, ka thënë tutje Demi.

Në fund, ai tha se nuk mund të bësh fushatë me duar në xhepa, sepse sipas Demit, votuesit e falin paditurinë e gabime e paqëllimshme, por jo arrogancën.

“Tash, janë edhe 3+ për me na e dëshmu që 14 shkurti nuk ishte gabim”, tha Demi.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Lajme

ALBANIAN MINORITY ON HOLD

September 5, 2022
AFEDS

Raporti Komisjonit Helsinki

September 5, 2022
Load More
Next Post
21 komuna shkojnë në balotazh, 17 zgjedhin kryetarët e rinj

Osmani: Kosova dëshmoi se është shembull për rajonin dhe më gjërë

Në ftesën e Biden për Osmanin: Mezi pres të ju takoj në Samitin për Demokraci

Në ftesën e Biden për Osmanin: Mezi pres të ju takoj në Samitin për Demokraci

Kurti thotë se në Jarinjë dhe Bërnjak janë dy persona me veprimtari kriminale, publikon të dhënat (FOTO)

Kurti flet për dështimin në zgjedhjet e 14 nëntorit: Pati defekte të brendshme, të gjithë u bashkuan kundër LVV-së

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?