AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Në ftesën e Biden për Osmanin: Mezi pres të ju takoj në Samitin për Demokraci

November 15, 2021
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka ftuar Kosovën në Samitin për Demokraci që organizohet në Shtëpinë e Bardhë në Washington më 9 dhe 10 dhjetor.

Biden në ftesën drejtuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dërgon urimet më të mira për popullin kosovarë duke vlerësuar lartë partneritetin e Osmanit për të ndërtuar shoqëri demokratike dhe që respektojnë të drejtat e njeriut.

Tutje, Biden e vlerëson Kosovën si një vend që përpiqet vazhdimisht të krijojë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.

“Si një vend që përpiqet vazhdimisht të krijojë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë, Shtetet e Bashkuara do të presin Samitin për Demokraci me përulësi dhe në frymën e të mësuarit të ndërsjellë. Së bashku, ne do të fillojmë punën e nevojshme për të formuar një të ardhme të begatë dhe paqësore të ndërtuar mbi respektimin e të drejtave dhe aspiratave të të gjithë njerëzve. Mezi pres t’ju mirëpres dhe t’ju bashkoj në këtë përpjekje kritike”.

Ftesa e Biden për Osmanin në gjuhën shqipe:

E nderuara zonja Presidente:

Në emër të popullit amerikan, ju dërgoj urimet më të mira për ju dhe popullin e Republikës së Kosovës. Ne e njohim dhe vlerësojmë partneritetin tuaj në punën për të ndërtuar shoqëri demokratike dhe që respektojnë të drejtat e njeriut, që u mundësojnë të gjithë qytetarëve të lulëzojnë.

Prandaj, kam kënaqësinë t’ju ftoj të merrni pjesë në një Samit virtual për Demokraci më 9-10 dhjetor 2021. Po ftoj krerët e shteteve dhe qeverive, liderë të tjerë qeveritarë dhe zëra nga bizneset dhe komunitetet joqeveritare të bashkohen me mua në duke ndërmarrë veprime për të forcuar demokracinë dhe për të mbrojtur kundër autoritarizmit, për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut. Mezi presim të ndajmë detaje shtesë së shpejti dhe të dëgjojmë idetë tuaja se si mund të nxisim një botë më demokratike, të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Si një vend që përpiqet vazhdimisht të krijojë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë, Shtetet e Bashkuara do të organizojnë Samitin për Demokraci me përulësi dhe në frymën e të mësuarit të ndërsjellë. Së bashku, ne do të fillojmë punën e nevojshme për të formuar një të ardhme të begatë dhe paqësore të ndërtuar mbi respektimin e të drejtave dhe aspiratave të të gjithë njerëzve. Mezi pres t’ju mirëpres dhe t’ju bashkoj në këtë përpjekje kritike.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Lajme

ALBANIAN MINORITY ON HOLD

September 5, 2022
AFEDS

Raporti Komisjonit Helsinki

September 5, 2022
Load More
Next Post
Kurti thotë se në Jarinjë dhe Bërnjak janë dy persona me veprimtari kriminale, publikon të dhënat (FOTO)

Kurti flet për dështimin në zgjedhjet e 14 nëntorit: Pati defekte të brendshme, të gjithë u bashkuan kundër LVV-së

Në Bruksel sot vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në nivel teknik

Në Bruksel sot vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në nivel teknik

AFEDS: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Medvegjë i dhimbshëm/Qeveritë shqiptare të paafta të ngrenë zërin e shqiptarëve të Serbisë

AFEDS: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Medvegjë i dhimbshëm/Qeveritë shqiptare të paafta të ngrenë zërin e shqiptarëve të Serbisë

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?