AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Revoltohet Komandanti i UÇPMB’së Shaban Abazi: Në Medvegjë po ndodh pasivizimi i adresave/Mos shkelni mbi viktimat dhe historitë e tyre tragjike

November 22, 2021
in Kosovë, Lajme, Opinione, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Tanimë, këmbanat – siç thonë – po bien anë e përtej trojeve shqiptare për të alarmuar situatën e rëndë në Medvegjë, ku, Serbia, cënon hapur të drejtat themelore të njeriut, përcjell “AFEDS”.

Madje, siç nuk ndodh askund në vendet demokratike, Gordana Çomiq, Ministre e qeverisë serbe, paturpësisht, mohon spastrimin etnik të shqiptarëve në Medvegjë.

Ajo ka deklaruar se nuk ka spastrim të organizuar të shqiptarëve.

Ndaj kësaj deklarate, ashpër dhe fuqishëm ka reaguar komandanti i UÇPMB-së, Shaban Abazi, në zonën operative të Medvegjës, njëkohësisht shkrimtar dhe poet, duke deklaruar se kjo deklaratë tashmë pritet nga një shtet shovinist, respektivisht qeveri shoviniste.

Por, ajo që, në fakt, e rëndëon këtë situatë, është heshtja e kryetarit nacional të pakicave,

“Kjo deklaratë edhe nuk  pritej ndryshe nga qeveritarët serb, pasivizimi i adresave nuk mund të arsyetohet ndryshe para Evropës. Por, si të arsyetohet Kryetari i Këshillit Nacional për pakica në Serbi, i cili e përkrahë ,apo nuk e kundërshton fuqishëm këtë deklaratë të një Ministri që deklaron rrena të kulluara, dhe mundohet ta rehabilitoi Serbinë mbi krimet që i shkakton popullit shqiptarë në Luginë. Nëse nuk ka zbatim selektiv të ligjit ,ka zbatim real, pikërisht në K.K te Medvegjes. Apo vet Kryetari i KKSH-se e selekton rajonin e luginës në komuna veç e veç. Nëse thuhet kështu para kryetarit te KKSH del qe ai e përkrah plotësisht Qeverinë Serbe”, deklaroi Abazi.

Abazi, shton se realitetin që e kanë konfirmuar  Parlamentarët Evropianë, po ashtu edhe  organizatat me renome të shoqërisë civile , si Komisioni i Helsinkut  në krye me Sonja Biserkon, tregon se ka pas shkelje drastike me pasivizimin e adresave në Medvegje, gjegjësisht në Serbi.

Ne nuk presim asgjë nga një sistem fashist siç është Serbia, por me befason fakti ku janë disa delegat ,përfaqësues shqiptarë nga Medvegja, përse nuk distancohen nga këto deklarime të pavërteta. Ku është pjesëmarrja e tyre në KKSH, perse ju dha vota atij që tani nuk i fton në asnjë mbledhje ku diskutohet për çështjen e shqiptarëve në Medvegjë. A thua edhe ata u pasivizuan nga mendimet e tyre, apo i dhanë përkrahje një deklarate të tillë. Si duket të kota qenkan këshillat, e diasporës, njerëzve humanitar ,politik e atdhetar,  dhe atyre që  u dëbuan nga vendlindja kur e ngritën zërin fuqimisht mbi shkeljet që Serbia i bën në ato treva”, shtoi Abazi.

Tutje, ai shton se nuk ka reagim as nga delegatët komunal të dikurshëm e të tanishëm.

“As nga delegatet komunal të dikurshëm e të tanishëm, nuk po shoh që e kundërshton një deklaratë të tillë. Për partitë politike as që pres diçka të tille sepse nuk ka asgjë prej tyre. Kjo heshtje , do ta fundos  tërë punën që është  bërë nga njerëzit që po mundohen ta ngritin zërin mbi spastrimin etnik në Medvegjë. Institucionet Evropiane, dhe shoqëria civile i kane në  tavolinë të gjitha dokumentet që vërtetojnë këtë spastrim që po ndodhe në Medvegjë .dhe është deklaruar hapur mbi shkeljet që i behën  popullit shqiptarë në Serbi”, tha ai..

Abazi, përfundon reagimin duke u shprehur se me solidarizimin e kësaj  deklarate skandaloze nga kryetari i KSHK-së, është shkelje mbi viktimat, mbi historinë personale dhe familjare të atyre që janë pasivizuar dhe në qetësi e legalizon krimin në Medvegjë dhe në përgjithësi në Luginë.

“Andaj i bëj thirrje, atyre që u pasivizuan që të reagojnë ashpër në deklarata të tilla, e në veçanti të reagojnë tek kryetari e KKSH-se i cili heshte dhe i jep përkrahje deklaratave të tilla ku skelën të drejtat e popullit në Luginë”, tha Abazi.

“Mjerisht prapë vota e popullit shkoi tek një njeri i gabuar”, përfundoi ai.

Related

Related Posts

Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Ky është mesazhi i Kryeministrit Kurti, drejtuar Ambasadorit Szunyog

March 25, 2022
Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues
Shqipëri

Load More
Next Post
AFEDS: Festa e shqiptarëve 28 nëntor/Ministrat e Qeverisë Kurti vizitojnë shqiptarët në Serbi

Kanadaja do të vazhdojë të avokojë për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare

Osmani takohet me guvernatoren e përgjithshme të Kanadasë, ritheksohet se synimi i Kosovës është anëtarësimi në BE

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!
  • Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
  • Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?