AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Osmani takohet me guvernatoren e përgjithshme të Kanadasë, ritheksohet se synimi i Kosovës është anëtarësimi në BE

November 24, 2021
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar guvernatoren e përgjithshme të Kanadasë, Mary Simon, e cila është kreu i shtetit të Kanadasë.

Në takim me Simon, Osmani e ka falënderuar për ndihmën e shtetit kanadez për Kosovën, duke shfaqur gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet më tej.

Në njoftimin e Zyrës së Presidencës thuhet se Osmani në takim e ka potencuar rolin e grave në vendimmarrje, duke e parë këtë si një parakusht esencial për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit. Në këtë kontekst, ka theksuar se Kanadaja mbetet një shembull i mirë, nga përvoja e të cilit mund të përfitojë edhe Kosova.

“Të dy bashkëbisedueset kanë diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të dyanshëm, ku kanë përmendur politikën e jashtme, mbrojtjen, shkëmbimin ekonomik, arsimin etj. Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova tashmë ka bërë hapa të ndjeshëm në ofrimin e një mjedisi të përshtatshëm dhe të sigurt për investime të huaja, duke ftuar bizneset kanadeze për t`i eksploruar mundësitë që ofron Kosova, e cila dominohet nga shumica e popullatës së re”.

“Kurse sa i përket situatës aktuale në Kosovë, Presidentja Osmani ritheksoi se synimi i vendit mbetet anëtarësimi në BE, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, për të cilën gjë tha se pret mbështetjen kanadeze. Presidentja Osmani tha se procesi i dialogut me Serbinë duhet të marrë fund me njohje të ndërsjellë. Ajo rishtazi ka përmendur retorikën kërcënuese të Serbisë dhe rritjen e ndikimit rus në rajon, si një kërcënim për destabilizim në këtë pjesë të Evropës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Related

Related Posts

Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme
Kosovë

Muharrem Salihu: Shqiptarët në Medvegjë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme

April 2, 2022
Ky është mesazhi i Kryeministrit Kurti, drejtuar Ambasadorit Szunyog
Kosovë

Ky është mesazhi i Kryeministrit Kurti, drejtuar Ambasadorit Szunyog

March 25, 2022
Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues
Shqipëri

Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE, Meta: Problem kombëtar alarmues

March 25, 2022
Load More
Next Post
Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet

Kurti: Sot përkujtojmë jetët e humbura të grave si pasojë e dhunës, zotohemi që do ta luftojmë këtë dukuri

Konjufca: Lista Serbe në mënyrë të hapur po e shantazhon Kuvendin

Konjufca ia përmend Ilir Metës “Ballkanin e Hapur”: E ardhmja e Kosovës është në BE dhe NATO, jo në iniciativat e Serbisë

Lajçak takohet pasdite me Osmanin dhe Kurtin

Lajçak takohet pasdite me Osmanin dhe Kurtin

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!
  • Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
  • Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?