AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Të dielën 28 nëntori: A vlen të festojmë kur kemi shtete që na vjedhin e na vrasin?

November 25, 2021
in Kosovë, Opinione, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Shkruan: Valon Rogova

Të dielën  është 28 nëntori. Dita e kombit. E flamurit. E Shqipërisë. Por edhe e Kosovës. Dita kur ne treguam se nuk ishim veç një grumbull njerëzish të bërë bashkë nga gjuha e kultura, por edhe se mund të organizonim veten, të bëheshim shtet, të ngritnim godina, të ruanim njerëzit, të ruanim paqen. Por… në fakt ka shumë ‘por’-e.

109 vjet më parë, në Vlorë, Ismail Bej Vlora e ngriti flamurin e Shqipërisë në një ballkon të një shtëpie të vogël. Ky gjest zgjoi shumë ëndrra të shqiptarëve të nëpërkëmbur e të përvuajtur në histori. Mund ta kishim një shtet, më në fund, që mbante vulën tonë, stemën tonë, flamurin tonë – por më e rëndësishmja o miq, një shtet që kujdesej për më të vuajturit, për më të shkelurit, për më të varfrit.

Por, pas 109 vjetësh, shqiptarët nuk ndodhen veç të vrarë e të sakatuar nga tërmete si rrjedhojë e moskujdesit të shtetit, por edhe nëpër autobusë e aeroplanë duke shpresuar që të marrin azil, e të ikin nga shteti i tyre që nuk i do. Zhgjëndrra ishte e frikshme, pikërisht kontrasti i ëndrrës.

Ëndrrat që u zgjuan para 109 vitesh u bënë aq bajate e të zbehta sa nuk na ngrohin më. Rrënojat e ndërtesave të shembura mbajnë vulën e një dështimi spektakolar. Shqipëria nuk është shteti që shqiptarët e duan. Shqipëria është një shtet që i shërben narko-trafikantëve, oligarkëve, pasanikëve – prej viteve ’90. Para viteve ’90, ai i shërbeu paranojave të një budallai, Enver Hoxhës, që mbyti qytetarët e vet veç pse nuk pajtoheshin me të.

Qe 109 vjet, shqiptarët nuk ia panë sherrin askujt më shumë se shteteve të tyre. Shteti i Nolit dhe kryeministrave tjerë jetëshkurtër para Zogut ishte i padrejtë. Shteti dhe mbretëria e Zogut ishin të pabarabarta e të skëterrshme. Shteti i Enver Hoxhës ishte absolutisht mizor, vrastar deri në atë pikë sa s’ka ku shkon më keq. Shteti i post-komunizmit ishte po ashtu i tmerrshëm, pavarësisht se kush ishte e kush nuk ishte në pushtet. Shteti i Kosovës ishte më i mirë, por edhe ky i shërbeu më shumë pushtetarëve të tmerrshëm, e më pak, shumë më pak, qytetarëve të nëpërkëmbur.

Shtetet ‘tona’ nuk ishin bash bash tonat. Ata që i udhëhoqën kishin emra si tanët, vinin nga një kulturë si e jona, por e harruan identitetin e tyre, u bënë më të këqij edhe se regjimet e huaja me raste.

28 nëntori i 1912-s u përdor si një ideal për të na e nxjerrë shpirtin. Jo vetëm neve tash, por edhe stërgjyshërve e katragjyshërve tanë. Ideali i këtyre simbolikave zëvendësoi paratë që duhej t’i jepnin për luftën që bënë, për ndërtimin, për mjerimin që e hoqën. Në fund iu thanë, nuk keni asgjë, jeni absolutisht mjeranë, kushtet tuaja janë mjerane, por të paktën e keni një flamur. A hahet flamuri, ore vëlla?

Ky 28 nëntor na gjen më të solidarizuar. Ama, na gjen më të solidarizuar si njerëz e jo si shtete. Na gjen më të përbashkuar si vëllezër, e jo si ekonomi funksionale, si mirëmbajtje funksionale, si kujdes funksional.

Në të mirë të oligarkëve, nuk i hëngër askujt që të mbikëqyrnin ndërtimet pa leje. Që të bënin studime fizibiliteti. Që të bënin studimin sizmik. Ku po mbaronim shtëpitë, a kishte siguri a jo o milet?

Shtetet tona nuk kishin pikë dashurie për ne. Atdheu ynë nuk na deshi. Edhe pse ne kishim atdhedashuri. Edhe pse ne kishim dashuri për shtetin, e kombin, e flamujt, e stemat, e vulat. Në fund, duhej të paguanim taksa e të merrnim shumë pak në këmbim.

Sot për sot, solidariteti është vepër e njerëzve të thjeshtë dhe jo e pushtetarëve tanë. Ata janë bashkë vetë, në bizneset e tyre, në pushtetin e tyre, por jo për ne.

28 nëntori është vjedhur. Shtetet na janë vjedhur. Shtetet na kërkojnë haraç. Shtetet tona nuk na duan. Prandaj edhe ikim. Ose kemi dëshirë të ikim prej tyre. Sepse janë jofunksionale. Sepse ekzistojnë veç në qiellin e kaltër, si projekte të brishta, që të korruptuarit i bënë për vete.

Gëzuar ky 28 nëntor njerëzve të rëndomtë të këtij vendi. Mallkuar çdo 28 nëntor pushtetarëve vrastarë!

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Kosovë

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

April 26, 2022
Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë
Kosovë

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët pretendojnë minimum tre deputetë

April 3, 2022
Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak
Kosovë

Nisja e serbëve nga veriu me autobus e vetura për të votuar në Serbi, Policia: Kolona të gjata në Jarinje dhe Bërnjak

April 3, 2022
Load More
Next Post
Sëmuret Aleksandar Vuçiq, anulon të gjitha aktivitetet

“Serbia po shuhet si komb”, Vuçiç jep alarmin!

Kurti dhe Rama nënshkruajnë marrëveshjet e mbledhjes së përbashkët

Kurti dhe Rama nënshkruajnë marrëveshjet e mbledhjes së përbashkët

Kurti: Marrëveshjet e arritura sot do të rrisin edhe më tej bashkëpunimin

Kurti: Marrëveshjet e arritura sot do të rrisin edhe më tej bashkëpunimin

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?