AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Mentor Nazarko: Muharrem Salihu, patrioti modern që po i trajton seriozisht hallet shqiptarëve në Medvegjë

December 6, 2021
in Kosovë, Lajme, Opinione, Serbi, Shqipëri, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Në kuadër të festave të nëntorit, ishte e paraparë që, një delegacion nga Kosova, i përbërë nga ministra të qeverisë Kurti, respektivisht ministri Liburn Aliu, Arbërie Nagavci dhe Hekuran Murati, të vizitojnë shqiptarët që jetojnë në Serbi, duke filluar nga Medvegja për të vazhduar tutje në Bujanoc dhe Preshevë, raporton AFEDS.

Kjo vizitë nuk ndodhi për shkak të – siç tha ministri Aliu – refuzimi nga ana e Serbisë, është pengim i hapur për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel, ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 Nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në oren 07:13. Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye, për refuzimin.Refuzimi i kërkesës është pengim i hapur për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, pati deklaruar Aliu.

Sidoqoftë, Mentor Nazarko, analist dhe njohës i çështjeve politike, veçmas rrethanave politike në Medvegjë, në një intervistë ekskluzive për “Medvegja sot”, ka deklaruar se i vjen keq që vizita e delegacionit e përbërë nga ministrat e qeverisë Kurti, nuk ndodhi.

Sipas tij, kjo vizitë duhej të ndodhte për shkak se, ministrat e qeverisë Kurti, do ta kishin parë nga afër problemet me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Medvegjë.

“Mu më erdhi keq që, ky delegacion nuk ishte i pranishëm. Do të kishte mundësi që ta shikonte këtu, në terren për të parë cila është gjendja e shqiptarëve. Do kishte mundësi të ndëgjonte nga atë që janë figurat më kompetente të medvegjasve, jo thjesht të vendosur këtu por edhe të përhapur në Kosovë apo diasporë”, tha Nazarko.

Tutje, Nazarko, shprehimisht, tha se e shquan së tepërmi aktivitetin e aktivistit dhe përfaqësuesit politik të Medvegjës, Muharrem Salihun, që, megjithë angazhimet e tij të ditëpërditshme, gjen kohë për të zgjidhur apo për t’i bërë thirrje qeverive shqiptare që të kthejnë sytë nga Medvegja.

“ Do ta shquaja zotin Muharrem Salihu, i cili është njëlloj patrioti modern, i cili me të gjithë angazhimet e tij të etabluara në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme, gjen kohë me u marr me problemin e bashkëatdhetarëve apo vendasve t’vet”, tha Nazarko.

Cili është problemi i shqiptarëve në Medvegjë?

“Është ai që, një eksperte serbe me renome, Sonja Biserko e quan spastrim etnik me mjete të tjera. Ajo që ky popull është duke asistuar, është njëllojë spastrimi etnik. Jo me armë, jo me forma tjera të dhunshme, që kufizojnë jetën e njeriut apo e burgosin atë, por nëpërmjet mekanizmash ligjor pervers, synojnë kufizimin e të drejtave themelore të njeriut. Ky komunitet që, dëgjuam sot, është i vetëdijshëm cilat janë problemet me të cilat përballet.

Në qoftë e do të ishte qeveria e Kosovës, do t’kishte mundësi që me këto argumente të cilat do t’i ndëgjonte këtu, do të mund të përpunonte një platformë që pastaj do të përdorej në dialogun me palën tjetër, me Serbinë. Sepse problemet që ky komunitet ka akumuluar për shkak të diskriminimit të qeverisë serbe, mund të adresohen o nga bashkëpunimi i faktorit shqiptar këtu me përfaqësuesit e këtij komuniteti, por edhe nga qeveria e Kosovës apo qeveria e Shqipërisë përkundrejt qeverisë serbe”, tha ai.

Nazarko, shtoj se Kosova është duke u vetëkufizuar për dialog me Serbinë.

“Sepse në gjykimin tim, vihet re që, Kosova është duke u vetëkufizuar nga mundësitë për dialog me Serbinë. E ka kufizuar kontaktin diplomatik me Serbinë, veçanërisht me problemet si këto, më së shumti apo ekskluzivisht në dialogun e Brukselit, i cili sic po shihet është peng i procesve zgjedhore. Një herë në Kosovë pastaj në Serbi, një proces i cili zgjatet duke dobësuar interesin e shqiptarëve, duke dobësuar statusin e shqiptarëve”, tha ai.

Tutje, Nazarko, shtoi se në qoftë zgjatet dialogu, rrezikohet që ky vend i bekuar të mos ketë më shqiptar. Pra, në qoftë zgjate dialogu, nqs qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk i ndëgjojnë problemete e këtij komuniteti, shtohen mundësitë që mbas disa vitesh këtu, të mos ketë më shqiptar resident.

Intervistën e plotë mund ta ndëgjoni si vijon:

 

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Lajme

ALBANIAN MINORITY ON HOLD

September 5, 2022
AFEDS

Raporti Komisjonit Helsinki

September 5, 2022
Load More
Next Post
Kurti dhe ministrat e tij në Bruksel, kjo është agjenda

Kurti dhe ministrat e tij në Bruksel, kjo është agjenda

​Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë

​Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë

Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës: Do të bashkëpunoj me të gjithë pa dallim

Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës: Do të bashkëpunoj me të gjithë pa dallim

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?