AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

A do të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq deri në fund të vitit? Flasin nga BE-ja

December 9, 2021
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Ka pak ditë që nga takimi i fundit i kryenegaciatorëve të shtetit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq në kuadër të dialogut në mes dy shteteve.

Por, për dallim të takimeve të cilat po zhvillohen në këtë kuadër, janë kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të cilët nuk janë takuar në një kohë të gjatë pavarësisht zhvillimeve të shumta të cilat kanë ndodhur përgjatë kësaj kohe.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano i cili ka theksuar se nuk ka ndonjë datë të caktuar ende për takim të mundshëm në mes këtyre dyve pavarësisht se kanë mbetur edhe pak ditë deri në fund të vitit.

Pavarësisht se kryeministri Kurti, më 5 dhjetor, në një konferencë për media, tha se është diskutuar mundësia që në javën e dytë të dhjetorit të ketë një takim në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Madje është theksuar se nga informimi i fundit që kanë marrë nga përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak është thënë se nuk ka një gatishmëri për dakordim lidhur me rezultatet konkrete të këtij dialogu.

“Ne gjithmonë shpallim takimin e dialogut të nivelit të lartë kur është e nevojshme. E kemi bërë shumë të qartë pas dy takimeve këtë vit se parakusht për takimin e radhës është gatishmëria e të dyja palëve për të rënë dakord për rezultatet konkrete në të mirë të qytetarëve të tyre”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Tutje është theksuar se “informimi i fundit nga diplomacia dhe përfaqësuesit Lajçak është treguar se nuk ka një gatishmëri të tillë në këtë pikë”.

Pavarësisht gjithë kësaj, deri më tani në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar dy herë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i tyre i fundit u zhvillua më 19 korrik, por palët nuk arritën ndonjë rezultat konkret.

Që nga atëherë, një takim i Kurtit dhe Vuçiq ishte bërë i pamundur për shkak të insistimit të palës serbe që të bisedohet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkaq në këtë kushtëzim kishte refuzuar pala e Kosovës.

Duke mos përfunduar me kaq, ka pak javë që nga deklarimi i Vuçiq-it ku theksonte se në rast se në takimin e radhës nuk diskutohet lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pala serbe nuk do të pranojë që të takohet më.

Madje sipas Vuçiq kjo duhet të jetë edhe tema kyçe për të cilën duhet debatuar në takimin e radhës, temë kjo e cila ishte kundërshtuar që në fillim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Më 7 dhjetor, në Bruksel, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell tha se megjithatë nuk ka gatishmëri të palëve që të angazhohen në dialog.

“Viti ende nuk ka përfunduar dhe do të bëjmë gjithçka që të organizojmë këtë takim, nëse shohim se do të ketë gatishmëri. Por, nuk mund ta detyrojmë askënd”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka deklaruar së fundi se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se janë 33 marrëveshje që janë arritur në Bruksel, por Beogradi insiston në zbatimin e vetëm njërës, atë të Asociacionit, por të cilën, siç tha ai, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar si marrëveshje jokushtetuese.

Por, Borrell, insistoi se kjo ishte njëra prej marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e tillë duhet të respektohet, duke e vlerësuar marrëveshjen për Asociacionin si më të rëndësishmen. Ai theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e përjashton themelimin e Asociacionit.

“Kështu që, më vjen keq, por na duhet të kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Borrell.

Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Dy vjet më vonë, të dyja palët janë pajtuar edhe për parimet për themelimin e tij.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Lajme

ALBANIAN MINORITY ON HOLD

September 5, 2022
AFEDS

Raporti Komisjonit Helsinki

September 5, 2022
Load More
Next Post
Mbi 40 organizata të shoqërisë civile dalin me kërkesa për Kosovën dhe Serbinë

Mbi 40 organizata të shoqërisë civile dalin me kërkesa për Kosovën dhe Serbinë

Këta janë zyrtarët që u sanksionuan mbrëmë nga SHBA-ja

Këta janë zyrtarët që u sanksionuan mbrëmë nga SHBA-ja

Bashkim Jashari sot e merr gradën Gjenerallejtënant

Bashkim Jashari sot e merr gradën Gjenerallejtënant

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?