AFEDS
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS
No Result
View All Result
AFEDS
No Result
View All Result
Home Shqiptarët në Kosovë

Këta janë zyrtarët që u sanksionuan mbrëmë nga SHBA-ja

December 10, 2021
in Kosovë, Lajme, Serbi, Shqiptarët në
Shperndaje në FacebookShperndaje në Twitter

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten se, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ka lëshuar sanksione ndaj disa individëve dhe rrjeteve të korruptuar në Evropë, Afrikë dhe Amerikë Qendrore.

“Veprimet e korruptuara i marrin burimet nga qytetarët, e minojnë besimin e publikut dhe e rrezikojnë progresin e atyre që luftojnë për demokraci. Thesari është i përkushtuar për t’i kundërshtuar ata që kërkojnë pasurim personal në dëm të njerëzve që u besojnë për t’u shërbyer – sidomos në mes të një pandemie globale. Po i marrin këto veprime sot për t’i ekspozuar dhe për t’i mbajtur përgjegjës udhëheqësit e korruptuar”, tha sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen. Të sanksionuarit janë paraqitur si vijon.

Martha Carolian Refcinos De Bernal, El Salvador

Lista e individëve të sanksionuar fillon me zonjën Martha Carolian Refcinos De Bernal nga El Salvadori. Departamenti i Thesarit thotë se ajo ka qenë udhëheqëse e një skeme multimilionëshe të korrupsionit me përfshirë të prokurimeve të dyshimta për ndërtimin e një spitali si dhe për udhëzim të disa ministrave për të autorizuar blerje të dyshimta në lidhje me pandeminë, përfshirë miliona dollarë për maska. De Bernal është shefe e kabinetit të presidentit Bukele.

Manuel Victor Martinez Olivet, Guatemala

Në listë është edhe Manuel Victor Martinez Olivet nga Guatemala. Në mars të vitit 2021, ai është akuzuar për përfshirje në veprime të ndryshme të përvetësimit, mashtrimit dhe keqpërdorimit të autoritetit gjatë mandatit si drejtor i Zonës Shëndetësore Santa Rosa brenfa Ministrisë së Shëndetit Publik.

Prince Yormie Johnson, Liberi

Lista e të sanksionuarve vazhdon me anëtarin e Senatit të Liberisë, Prince Yormie Johnson. Johnson ka qenë komandant gjatë luftës së parë civile në shtetin afrikan dhe përmendet në Raportin e Së Vërtetës dhe Pajtimit të Liberisë për kryerje të mizorive gjatë konfliktit. Si senator, ai është përfshirë në financime me ministri dhe organizata për pasurim personal, thotë Departamenti i Thesarit. Johnson akuzohet edhe se ka ofruar shitje të votave në disa palë zgjedhje në këmbim të të hollave.

Andriy Portnov, Ukrainë

I sanksionuar është edhe Andriy Portnov, ish-nënkryetar i Administratës Presidenciale të Ukrainës në kohën e ish-presidentit Yanukovych. Ai akuzohet për mbajtje të lidhjeve të gjera me sistemin e gjyqësorit dhe aparatin shtetëror për sundim të ligjit përmes ryshfetit. Portnov akuzohet për përdorim të ndikimit për të blerë qasje dhe vendime në gjykatat ukrainase dhe për minim të përpjekjeve për reforma. Për më tepër, thuhet se Portnov është përfshirë në një përpjekje për të ndikuar te prokurori i përgjithshëm i Ukrainës.

Leopoldino Fragoso do Nascimento dhe Manuel Helder Vieira Dias Junior, Angolë

Në listën e sanksioneve janë gjithashtu edhe Leopoldino Fragoso do Nascimento dhe Manuel Helder Vieira Dias Junior, ish-zyrtarë qeveritarë, që akuzohen për vjedhje të miliarda dollarëve nga Qeveria e Angolës përmes përvetësimit.

Pasojat e sanksioneve

“Si rezultat i veprimit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në prona të personave të lartpërmendur që janë në Shtetet e Bashkuara ose në posedim a në kontroll të personave nga ShBA-ja bllokohen dhe duhet të raportohen te Zyra për Kontrollimin e Aseteve të Huaja”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

Për më tepër, çfarëdo entiteti që është në pronësi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, 50 për qind ose më shumë nga njëri ose më shumë nga personat e bllokuar gjithashtu bllokohet, thuhet më tej në njoftim. Përpos kësaj, do të bllokohen të gjitha transaksionet që kanë lidhje me provat e personave të sanksionuar.

Related

Related Posts

Kurti për BBC: Serbia do bosnjëzimin e Kosovës, nuk e lejoj, qofsha në opozitë apo pushtet
Kosovë

Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin

December 6, 2022
Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
AFEDS

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi

October 3, 2022
Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?
AFEDS

Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

September 7, 2022
Helsinki Committee for Human Rights In serbia
AFEDS

Helsinki Committee for Human Rights In serbia

September 7, 2022
Lajme

ALBANIAN MINORITY ON HOLD

September 5, 2022
AFEDS

Raporti Komisjonit Helsinki

September 5, 2022
Load More
Next Post
Bashkim Jashari sot e merr gradën Gjenerallejtënant

Bashkim Jashari sot e merr gradën Gjenerallejtënant

Grenell flet për Marrëveshjen e Washingtonit, thotë se Blinken nuk do të arrijë rezultate në Ballkanin Perëndimor dhe çështjen Kosovë-Serbi

Grenell flet për Marrëveshjen e Washingtonit, thotë se Blinken nuk do të arrijë rezultate në Ballkanin Perëndimor dhe çështjen Kosovë-Serbi

Nga lufta me Milosheviqin, Kosova në dialog me rrenën serbe të modelit të Çosiqit

Nga lufta me Milosheviqin, Kosova në dialog me rrenën serbe të modelit të Çosiqit

Discussion about this post

POSTIME E FUNDIT

  • Pytjet për Asociacionin, Bislimi thotë se po bëhen për ta futur në kurth Kurtin
  • Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Saliu: Procesi do kryhet në çdo shtëpi
  • Muharrem Marko Salihu: Kosovë – Serbi, a do të ketë shkëmbim territoresh?

ARKIVA

ÇKA KËRKONI ?

No Result
View All Result

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Ekonomi
  • Opinione
  • Shqiptarët në
    • Serbi
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Aktivitete
  • Kulturë
  • AFEDS

© 2021 AFEDS – Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ky portal u zhvillua nga POM the Agency.

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?